LIVE UPDATES
Politike

Braktisi studion e emisionit i acaruar, reagon Bushati: Nuk do merresha me këtë incident banal nëse rrethanat që e sollën atë s'do të ishin të rëndësishme

Ai shkruan se në momentin që mori fjalën për çështjen, nuk donte të kundërshtonte të ftuarit e tjerër por të ngrinte disa pyetje lidhur me temën që po diskutohej.

7 Mars 2025, 15:50 Nga r.ll
Braktisi studion e emisionit i acaruar, reagon Bushati: Nuk do merresha me
andi bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një studio televizive ku ai ishte i ftuar.  Bushati braktisi i acaruar studion e emisionit "Të Paekspozuarit", pasi iu ndërpre disa herë fjala nga të gazetaret Ola Xama dhe Klodiana Lala, të ftuara në panelin e diskutimit me temë :"Pëllumb Gjoka mes SPAK dhe GJK".

Në reagimin e tij sot Bushati shprehet se nuk do të ishte marrë më këtë ngjarje që ai e quan incident banal, nëse rrethanat që e sollën atë nuk do të kishin qenë të rëndësishme. Ai shkruan më tej se në momentin që mori fjalën për çështjen, nuk donte të kundërshtonte të ftuarit e tjerër por të ngrinte disa pyetje lidhur me temën që po diskutohej.

"Por ky akt gjaknxehtësie, që mund të marrë shumë më tepër klikime sesa një shqetësim racional, në botën efemere të rejteve sociale, është krejtësisht i papërfillshëm në raport me mendësinë që u bë shkas për provokimin e tij. Dhe kjo mendësi buron nga prirja populiste që po mbizotëron në pjesën dërrmuese të studiove televizive për tu konformuar me atë që del e pëlqyer në sondazhe.", shkruan Bushati ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTË: 

Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pohuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim nga emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit. Disa, duke më nisur dhe sekuencën video të programit më qanin hallin për pozitën e mjerueshme ku kisha përfunduar, pa u lënë të shpreh një mendim të vetëm, për gati gjysëm ore të plotë. Të tjerë më fshikullonin për gjaknxehtësinë e largimit nga studioja dhe për fjalorin e përdorur teksa bëja këtë veprim.

Një palë e tretë më justifikonin duke më ngushëlluar se askush nuk ka pse qëndron si trung në një arenë, ku logjika është e dënuar të vritet me çdo kusht, nga histeria e britmave populiste.

S’do të isha marrë fare me këtë incident banal, nëse rrethanat që e pollën atë nuk do të kishin qenë thelbësisht të rëndësishme. Në tryezë ishim mbledhur për të diskutuar një ngjarje të mbështjellë me aureolën e një skandali: Daljen e dokumentit se SPAK kishte vënë nën përgjim një anëtar të një Gjykatës Kushtetuese, për një çështje ku Prokuroria e Posatçme ishte vetë palë: atë akuzuarit për krime të rënda, Pëllumb Gjoka.

Tema qëndrore ishte a do përdoreshin përgjimet e SKY ECC për ta mbajtur atë në burg, apo ato nuk do të konsideroheshin si prova, duke i hapur kështu udhën e pafajsisë, shumë kriminelëve dhe politikanëve të kapur në rrjetën hetuesve francezë dhe belgë. Pra çështja ishte e një rëndësie të veçantë. Nisur nga kjo, SPAK, për të cilin këto të dhëna janë tejet të rëndësishme për një sërë procesesh të mëdha, dyshoi me të drejtë se mund të ketë pasur presion nga bandat dhe nga politika për ti zhbërë të dhënat e nxjerra nga telefonët e kriptuar. Ata pretendojnë që kanë pasur indicie se njerëz të fuqishëm kanë tentuar të korruptojnë gjyqtarin Gent Ibrahimi, prandaj kanë vendosur ta përgjojnë atë, për 15 ditë, në periudhën midis marrjes së vendimit 8-0 kundër Pëllumb Gjokës, pra lënies së tij në burg dhe kohës që duhej për të arsyetuar këtë vendim.

Një nga argumentet e dyshimit të fortë të SPAK është se Kushtetuesja duhet ti zbardhë vendimet brenda treidhjtë ditësh dhe ndërkohë e ka kapërcyer këtë periudhë një mujore.

Kjo është pak a shumë ngjarja e kompikuar e përmbledhur në mënyrën më të divulguar të mundshme. 

Lidhur me të duhet të shprehesha edhe unë, pasi kisha dëgjuar me durim të gjithë parafolësit, përfshirë dhe drejtuesin e emisionit, që i jepnin të drejtë veprimit të SPAK. Personalisht nuk isha krejtësisht kundër atyre që ishin thënë plot zell dhe pathos për punën e “heronjve të fëmijëve tanë”. Edhe në mendjen time vërtitej dyshimi se SPAK mund të kishte të drejtë, pasi presioni politiko-financiar i grupeve kriminale për të bërë të pavlefshme malin me përgjime të gjendur në Sky ECC, do të ketë i pa imagjinueshëm.

Por bashkë me këtë bindje që e ndaja njësoj me të tjerët, doja të shprehja edhe disa dyshime që mendoj se përbëjnë ADN e çdo gazetari që ka vendosur të mos shërbejë si papagalli i askujt. Pra nuk doja të kundërshtoja askënd, thjeshtë të ngrija disa pyetje si psh:

A mundet një prokuror, që para gjykatësit, formalisht, është në pozitë të barabartë edhe me kriminelin më të madh, të ketë një pozitë të avantazhuar duke përgjuar arbitrin që do të vendosë në procesin ku ai është palë? Pra, ndonëse dihet se kush është Pëllumb Gjoka, a e ka të drejtën edhe ai për një proces të barabartë dhe të drejtë, ku prokurori mos ketë në dorë armën e shantazhimit të gjyqtarit? 

Mbrojtësit e SPAK thonë se ai ka vepruar brenda ligjit, po a duhet ta pranojmë kaq lehtësisht një akt përgjimi të vendosur nga një prokuror pa vendim gjykate? A mos kanë vallë të drejtë ata thonë se pas 24 orësh këtë gjë duhet ta validonte gjykata?

SPAK sjell si argument se zbardhja e arsyetimit nga kushtetuesja u vonua përtej afatit 30 ditor, duke lënë të kuptohet se ketu mund të dyshohet për korupsion. Po në sa raste të tilla ka vepruar kjo gjykatë kështu? A nuk janë zbardhur edhe vendimet për Berishën apo Kodin zgjedhor shumë më vonë se afati i parashikuar. A mos duheshin vënë edhe këtu gjykatësit kushtetues nën përgjim?

Dhe së fundi, tani gjithçka ka përfunduar dhe vlefshmëria e malit me fakte të Sky ECC nuk është zhbërë, a duhet ta dimë se cila qe indicia që e vuri nën përgjim Gent Ibrahimin? 

Pa e pasur këtë transparencë nga ana e SPAK, pa e ditur se cilat qenë rrethanat e ngjarjes, personat që ndërhynë dhe paratë që u premtuan për të infuencuar një vendim të rëndësishëm gjykate, pra pa u ditur të gjitha këto që çuan në këtë vendim ekstrem për përgjimin e Ibrahimit ne nuk mund të mbërrijmë në konkluzionin se cili ka të drejtë. Unë përpiqem të mos bëj pjesë tek ata gazetarë që nxjerrin konkluzione pa ditur provat. Dhe pa qenë në djeni të tyre nuk mund të thoja nëse SPAK kishte vepruar në mënyrë korekte dhe legjitime apo thjeshtë e kishte përdorur të gjithë këtë si shantazh për të marrë vedimin që i duhej? 

Kaq doja të thoja. Këto dilema u mundova të ngrija, më kot. Por në një atmosferë të kapluar nga histerizmi kjo u bë e pamundur. Pse? Sepse derejtuesi i emisionit shpalosi devizën: më mirë të përgjojë SPAK-u se sa të fitojnë kriminelët. Sepse në krah kisha një kolege që rekej të përligjte normalitetin e përgjimeve pa vendim gjykate. Sepse përballë gjendej një politikan, që arsyetonte se për të mbrojtur SPAK-un nuk kishte nevojë që të dinte faktet që dispononte prokurori, pasi midis Prokurorisë Speciale dhe Kushtetueses ai personalisht kishte vendosur ti besonte të parës.

‘Kjo mendësi prej kasapësh në mbrojtje të “heronjve të fëmijëve tanë” me mbështetje të gjërë në sondazhet popullore, ma bëri të pamundur qoftë dhe artikulimin minimal të dilemave që me shqetësonin. E në këto kushte i rashë me grusht tryezës dhe u largova.

Por ky akt gjaknxehtësie, që mund të marrë shumë më tepër klikime sesa një shqetësim racional, në botën efemere të rejteve sociale, është krejtësisht i papërfillshëm në raport me mendësinë që u bë shkas për provokimin e tij. Dhe kjo mendësi buron nga prirja populiste që po mbizotëron në pjesën dërrmuese të studiove televizive për tu konformuar me atë që del e pëlqyer në sondazhe.

Natyrisht unë jam i ndërgjegjshëm se një pjesë e madhe e publikut e sheh SPAK-un si një instrument hakmarrjeje. Të vjedhur, të nëpërkëmbur e të padëgjuar për tre dekada, instikti i tyre i revanshit përkëdhelet sa herë që dëgjojnë për izolimin e Berishës, rrëmbimin si bandit të ish presidentit dhe plasjen e tij në burg, rrënien dramatike të “zdromsit” të Tiranës dhe denigrimin e tij përmes publikimit të fturave marramendëse të mbathjeve dhe sytjenave që ka blerë e shoqja.

Por duke e kuptuar këtë, vijoj të këmbëngul se para se të konformohet me instiktet e hakmarrjes, një gazetar duhet të kërkojë faktet, një vëzhgues i ndershëm dhe neutral duhet të ketë qëllim të vërtetën, një njeri me formim intelektual duhet të shtrojë pyetjen se ç’do të pjellë më pas kjo dallgë populizmi.

Këto shqetësime po vriten me heshtje dhe po bien pre e një censure të pandërgjegjshme në arenën e debatit tonë publik. Prandaj për ti bërë ato qoftë edhe sadopak të dëgjueshme nganjëherë duhet ti biesh me grusht tryezës. Apo qoftë dhe të largohesh prej saj kur të pranishmit janë të pa interesuar ti thërresin në ndihmë arsyes. 

andi bushati

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë