LIVE UPDATES
Politike

Blushi publikon parashtrimet e mbrojtjes së Metës kundër SPAK: Gjykata ta vendosë procesin e hetimit në shinat e shtetit të së drejtës!

Mbrojtja thekson se nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Meta ka emëruar apo besuar Adrian Shatkun si administrator të tij.

26 Qershor 2025, 18:41 Nga N.F
Blushi publikon parashtrimet e mbrojtjes së Metës kundër SPAK:
Meta

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka bërë publike parashtrimet e mbrojtjes së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në seancën e Gjykatës së Lartë, ku kërkonte lirinë. Sipas parashtrimeve konkluzion i akuzës “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve" është shprehje e një vlerësimi jo vetëm joprofesional dhe të pambështetur në asnjë provë apo fakt.

Mbrojtja thekson se nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Meta ka emëruar apo besuar Adrian Shatkun si administrator të tij. Më tej theksohet se nuk ka prova dhe as fakte që Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga Shatku.

Lidhur me ndikimet e tjera të Ilir Metës në episode që rezultojnë, sipas SPAK-ut, nga komunikimet telefonike të Monika Kryemadhit apo personave të tjerë, sipas tyre ato janë imagjinare, spekulative dhe të pavërteta.

Parashtrimet e Metës:

1 - Në faqen 3

II.I pandehuri Ilir Metaj dhe personi nën hetim Monika Kryemadhi, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, pasi nga analiza e fakteve dhe provave nga ………….., kanë vendosur kontakte me administratorin e tyre, personin nën hetim, Adrian Shatku.

I. META:Ky konkluzion i akuzës është shprehje e një vlerësimi jo vetëm joprofesional dhe të pambështetur në asnjë provë apo fakt të paktën për Z. Meta, por edhe tërësisht tendencioz edhe nga të gjitha parashtrimet e bëra nga prokurorët.

Nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Z. Meta ka emëruar apo besuar Z. Adrian Shatku si administrator të tij. Po kështu nuk ka asnjë akt apo fakt  që Z. Meta të ketë qenë në dijeni se A. Shatku ishte administratori i ish-bashkëshortes së tij dhe se ndanin së bashku përfitime të paligjshme apo edhe të ligjshme.

2 – Faqja 3 paragrafi i fundit.

Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi A.SH dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti.

I.META:Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku.

Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre.

Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme , por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike.

Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza. Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj. Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte.

3 – Në faqen 5

I.Meta: Edhe njëherë theksojmë se përpjekjet e akuzës për të “provuar” nga gjetjet në celularin e Znj. Monika Kryemadhi  se personat në hetim, Metaj-Kryemadhi, kanë përfituar % të fitimit nga kompania UNIFI Holding Inc, nga marrëveshja e interkoneksionit me Vodafone, janë sa të pabazuara aq edhe kontradiktore.

Akuza:“Ky fakt rezulton nga komunikimet që Monika ka me Shatkun ku i drejtohet me shprehjet “ne” “leja Dhorit dhe të miat”. Është e qartë se nëse kjo bisedë është e vërtetë , ajo me “ne” nënkupton veten e saj me kushëririn e saj Adrian Shatku.

Ashtu sikurse pjesa e dytë, nëse është e vërtetë , “të miat” nënkupton interesat e saj dhe kjo nuk provon aspak as përfshirjen e Ilir Metës në këtë marrëdhënie përqindjesh të pretenduara dhe as pasjen prej tij dijeni të një marrëdhënie të tillë (si edhe në rastin e kartave).

4- Në faqen 5.

Akuza: “ Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”

I.META: Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës. Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.

5 – Faqe 5

META: Për të paraqitur këtë lidhje midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut shumë“të fortë”, akuza pasqyron episodin sipas komunikimeve elektronike se (sipas faqes 71 të komunikimit të akuzës si i pandehur):

“Në datën 5 shtator 2014, Monika e informon Adrianin se Iliri do të shkojë në Marok në datat 30-31 Tetor 2014 dhe i thotë se “potë duash për të vajtur dhe nëse të duhet ndonjë takim me ndonjë ministër – më tha Iliri”. Adriani i përgjigjet se ai do të shkojë dhe se “…takimin me PM do ta bëj unë….takojmë edhe ministrat e energjisë dhe telekomunikacionit”

Meta: Ky episod tregon jo vetëm se Monika informon Adrianin për lëvizjet e Kryetarit të Kuvendit, por edhe se Adriani ishte shumë i fuqishëm në Marok sa merrte përsipër të rregullonte takimin me PM (Kryeministër) dhe ministra të tjerë.

Atëherë përse i duhej ndihma e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë në Marok, Adrianit, kur ishte kaq i lidhur me Kryeministrin e Marokut? Siç dihet vizita ka qenë shtetërore dhe e bërë me të gjitha rregullat protokollare. Përfshirja e episodeve të tilla kërkon në mënyrë të sforcuar të krijojë një lidhje të dyshimtë midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut e cila nuk ekziston në asnjë rrethanë.

6-Meta: Prokurorët në mënyrë absurde, përdorin një deklarim të shtetasit Eriol Braimllari, i cili është kushëri i Endrit Braimllarit, të dy të përfshirë në  çështjen e lobimeve për të rrëzuar pretendimin sipas SPAK-ut, të të pandehurit Ilir Metaj se ai nuk ka asnjë lidhje me Adrian Shatkun.

Meta: Në përgjigje të pyetjeve të bëra më parë nga akuza, unë i kam bërë të qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo lojë fjalësh e prokurorëve është pa kuptim. Nëse unë nuk kam pasur asnjë lidhje të dyshimtë, të paligjshme, ky nuk është faji im, por merita e sjelljeve të mia përherë të përgjegjshme, të ligjshme dhe të moralshme.

Po kështu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni nëse është takuar të paktën njëherë apo të paktën 100 herë me shtetasin Adrian Shatku në Tiranë apo edhe në Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe sistemi TIMS.

7-Meta:  Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane.

Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse. Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, paratë e paligjshme për interes të LSI.

Po kështu, Z. Meta është i habitur se si kompani amerikane mund të pranojnë pagesa të tilla në shkelje të ligjeve amerikane dhe jemi të interesuar të dimë nëse dikush prej tyre po hetohet nga SHBA për këtë shkelje të ligjeve amerikane.

Po kështu, Z. Meta ju ka informuar dhe provuar, si në rastin e “McKeon Group”, për të cilën u bë një pagesë e ligjshme dhe e deklaruar prej 15 mijë $, se si ndërmjetësi, avokati greko-amerikanFidetzis, kishte rregjistruar një marrëveshje në FARA në emër të LSI pa qenë i autorizuar nga LSI dhe kjo u denoncua nga vetë Z. Meta  te Presidenti i “McKeon Group” dhe nga ky u njoftua FARA.

Lidhur me pretendimin e akuzës për marrëdhëniet e mia të ngushta me Znj. Ema Çoku (Shatku), kemi të bëjmë me një spekulim të qëllimshëm pasi ato kanë qenë mardhënie thjesht kortezie dhe aspak të afërta, për më tepër që ajo personalisht nuk ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë (LSI), por kishte lidhje shoqërore dhe familjare me Znj. Kryemadhi.

Ndërsa lidhur me ndikimet e tjera të Ilir Metës në episode që rezultojnë, sipas SPAK-ut, nga komunikimet telefonike të Znj. Monika Kryemadhi apo personave të tjerë, ato janë imagjinare, spekulative dhe të pavërteta.

Po kështu, vlerësojmë se SPAK-u vazhdon ndaj Z.Meta standardin e hetimit në të njëjtin nivel si në standardin e arrestimit (rrëmbimit) të tij jashtë çdo objektiviteti dhe në cenim të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

E vlerësojmë lejen që SPAK i ka dhënë Znj. Monika Kryemadhi në Janar të këtij viti për të vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe përfaqësues të kompanive të lobimit të përfshira në këtë proces, por nuk arrijmë të kuptojmë insistimin për të mbajtur në paraburgim Z. Meta edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyrë disa herë.

Prandaj urojmë që Gjykata ta vendosë këtë proces hetimi në shinat e shtetit të së drejtës për më tepër që Z. Meta është President i forcës së dytë opozitare në vend dhe nuk ka asnjë rrezik largimi, pasi ai është prej 6 vitesh në hetim dhe ditën e arrestimit (rrëmbimit) vinte nga Kosova.

ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet