LIVE UPDATES
Politike

Blushi: Për aferën CEZ-DIA, i vetmi zyrtar i lartë i përfshirë kokë e këmbë është Edi Rama që i fali 479 milion euro CEZ-it

Duke folur në një deklaratë, Blushi u shpreh se provat ligjore tregojnë se shtetasja amerikane Rebecca Gaskin ka qenë figura kryesore e kompanisë DIA, “jo vetëm de facto, por edhe de jure”. Ai tha ndër të tjera, se Gaskin rezulton si një nga aksionerët kryesorë dhe si person vendimtar në lidhjen e marrëveshjes mes DIA dhe CEZ Group.

13 Prill 2026, 12:59 Nga E. D
Blushi: Për aferën CEZ-DIA, i vetmi zyrtar i lartë i
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se kompania CHEZ DIA ka qenë “nga fillimi në fund një krijesë amerikane” dhe nuk ka lidhje me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Duke folur në një deklaratë, Blushi u shpreh se provat ligjore tregojnë se shtetasja amerikane Rebecca Gaskin ka qenë figura kryesore e kompanisë DIA, “jo vetëm de facto, por edhe de jure”. Ai tha ndër të tjera, se Gaskin rezulton si një nga aksionerët kryesorë dhe si person vendimtar në lidhjen e marrëveshjes mes DIA dhe CEZ Group. Në deklaratë Blushi përmendi një sërë provash, përfshirë komunikime elektronike dhe dëshmi zyrtare. 

Deklarata e Blushit: 

Për transparencë të plotë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar, po publikojmë sot provat ligjore që vërtetojnë të vërtetën e vetme dhe të pakundërshtueshme se kompania DIA, ishte fillim e mbarim, një krijesë amerikane dhe se as ka patur, as mund të kishte dhe as mund të ketë lidhje me Presidentin Ilir Meta.
Sot do të faktojmë mbështetur vetëm mbi prova ligjore, se shtetasja amerikane Rebecca Gaskin ishte Nr. 1 i DIA-s, jo vetëm de facto por edhe de jure.

Lidhur me CEZ-in, është e provuar se ajo i krijoi lidhjet për DIA pasi kishte përvoja në Çeki dhe referencat e kompanive amerikane në Çeki janë përdorur edhe si referenca pranë CEZ për lidhjen e kontratës, siç ka dëshmuar përfaqësuesi i lartë çek i kësaj kompanie, Z. Josef Hejsek në 20 Dhjetor 2011 në Prokurorinë e Tiranës dhe nën betim. Sepse ishte Rebecca Gaskin një nga 3 aksionerët e kompanisë mëmë të DIA-s dhe se ajo ka qenë vendimtare për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA. Sepse siç deklaron Elvis Mataj, në të paktën dy e-maile, të datës 10 dhjetor 2010 dhe 9 prill 2014, ajo ishte Nr.1 de facto i DIA-s. Por, siç do ta provojmë në vijim ajo edhe në dokumentat e QKR del edhe de jure Nr.1 i DIA-s në momentin kur shkarkon Kastriot Ismailin nga administrator.

Pra emri i saj është kudo edhe në vendimet e gjykatave shqiptare kundër DIA-s, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës. Por le të vijojmë me publikimin e provave. Së pari po bëjmë publik, një nga email e Z. Elvis Mataj, të datës 10 dhjetor 2010, drejtuar përfaqësuesit të lartë çek të CEZ, Z. Josef ku ai pohon se Znj. Rebecca Gaskin ishte de facto Nr.1 i DIA.

Vijojmë me provën tjetër ligjore, dëshminë e përfaqësuesit të lartë çek të CEZ-it, Z. Josef Hejsek, dhënë nën betim para prokurorit, më 20 dhjetor 2011, ku ai pohon të vërtetën e vetme se kontakti i CEZ me DIA-n është rekomanduar nga kompania mëmë DIA e Uashingtonit, me argumentin se sipas tyre kishte përvojë në mbledhjen e borxheve në të gjithë botën në vlerë prej rreth 4 miliard dollar, pa harruar edhe referencat për disa punë që po bënin në Çeki.

Konkretisht, Hejsek dëshmon se “referencat, që ato sollën nga DIA e Uashingtonit, ishin ato që na bënë të lidhnim kontratën. Ata kanë thënë se kanë mbledhur rreth 4 miliard USD në të gjithë botën dhe e kishin provuar teknologjinë e tyre, si t’i mblidhnin borxhet dhe përdorën disa referenca se po bënin disa punë edhe në Republikën Çeke, si kompani amerikane”.

Vijojmë tani, më një tjetër provë, dëshminë e dhënë nga Z. Hejsek më 26 tetor 2014 në Arbitrazhin e Vjenës.
Duke folur për aksionerët e DIA-s, ai deklaron, citoj: “ishte një zonjë amerikane e lidhur me kompaninë e z. Ismailaj, znj. Rebecca Gaskin. Në disa dokumente është përdorur emri i një avokateje si “person përgjegjës”; kjo ka shumë të ngjarë të ketë qenë znj. Gaskin”.

Gjithashtu, në paragrafin 53 të dëshmisë së tij në Arbitrazhin e Vjenës, Z. Hesjkek deklaron se “M’u vu gjithashtu në dispozicion e-maili i Z. Mataj, i datës 18 janar 2011, me të cilin më është dërguar një pyetësor i dytë lidhur me aksionarët e DIA-s. Ky pyetësor, në veçanti, përfshin një referencë për aksionarët e DIA-s, përkatësisht dy anëtarë të bordit të “DIA”-s dhe znj. Rebecca Gaskin. Vijojmë, me një tjetër provë, e-mail e Z. Elvis Mataj, dërguar më 10 dhjetor 2010 për Z. Hejsek, për kompaninë mëmë dhe aksionerët.

Ndër të tjera Z. Mataj evidenton se:
“DIA dhe filiali i saj Somerset Trade Finance, LLC aktualisht kanë zyra rajonale në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Europën Lindore dhe Afrikë.
M.SH – Drejtor Menaxhues
Ph.R – Drejtor Menaxhues, Somerset Trade Finance”
Mandej Z. Mataj, saktëson në emailin drejtuar Z. Hejsek, se “Ekipi i ekspertëve drejtohet nga Këshilltarja e Përgjithshme e DIA-s, znj. Rebecca Gaskin, e cila ka një përvojë të gjerë dhe të konsoliduar ndërkombëtare në vendet në zhvillim dhe në Afrikë, në transaksione dhe instrumente të lidhura me borxhin, në menaxhimin e borxhit të korporatave dhe qeverive, si dhe në këshillim financiar.”

Vijojmë me një tjetër provë ligjore, e-mail e datës 18 janar 2011 që Z. Elvis Mataj i dërgon prapë Z. Hejsek në lidhje me tre aksionerët e DIA, ku që në krye të këtij komunikimi qartëson “Ju lutem, gjeni bashkëlidhur një draft përgjigjesh në lidhje me kontratën ndërmjet CEZ dhe DIA.”
Në këtë e-mail pyetjes konkrete:
“Kush janë pronarët e DIA-s?”
I jep përgjigjen shteruese:
“Debt International Advisory – Dega Shqipëri është një partner dhe filial i “Debt Advisory International, LLC”. Grupi i aksionarëve përbëhet nga ekspertët ndërkombëtarë më me përvojë në mbledhjen e borxheve dhe këshillimin financiar, si edhe nga investitorë vendas të spikatur.
Struktura kryesore e aksionarëve është si më poshtë:
a) Z. Michale F. Sheehan
b) Z. Philip G. O’Rourke
c) Znj. Rebecca Gaskin”

Pasi njihet me këtë përgjigje, Z. Hejsek nuk vonon dhe po në datën 18 janar 2011, i çon një letër zyrtare Pragës ku i informon se DIA mëmë ka portofol mbi 40 miliard dollarë borxhe dhe 3 emrat e aksionerëve.
“Debt Advisory International menaxhon një portofol prej mbi 40 miliardë dollarësh amerikanë në mbledhjen e borxheve dhe instrumente të tjera të borxhit në mbarë botën.”

Vijojmë me provën e radhës, intervistën e Z. Vojsava Ismailaj, bashkëshortes së Z. Kastriot Ismailaj, dhënë më 12 shkurt 2016, ku ndër të tjera shprehet se “Rebeka ka qenë bashkëpunëtore e Kastriotit në pothuajse të gjitha bizneset e tij, natyrisht edhe në biznesin e DIA-s. Ajo dhe Kastrioti i merrnin vendimet së bashku”.
Në po këtë intervistë, Znj. Vojsava Ismailaj denoncon se “kam dyshime të forta, se ka marrëveshje të errëta mes shtetit shqiptar dhe Znj. Rebeka. Përndryshe, ajo do duhej të ishte tani njësoj si Kastrioti: E arrestuar dhe nën akuzë.

Tani kalojmë dhe tek një tjetër provë zyrtare, që shpërndan çdo mjegull, shuan çdo hamëndsim dhe e kap demin prej brirësh. Është kopje e ekstratit historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “DIA – Dega në Shqipëri” dhe ku qartësisht sqarohet se përfaqësuesi ligjor është Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.

Në këtë dokument zyrtar shtetëror, provë ligjore, saktësohet gjithashtu se : “Kompetencat lidhur me procesin e arbitrimit që zhvillohet në Vjenë me shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe të gjitha kompetencat e tjera do t’i ketë Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain. Në rubrikën “historiku i regjistrimit” të këtij dokumenti zyrtar, në aktin e datës 1 dhjetor 2014, saktësohet se “ “Depozitimi i vendimit datë 1.12.2014, ku është vendosur: Të shkarkoj Z. Kastriot Ismailaj si Administrator të degës në Shqipëri dhe të emëroj Z. Ali Cena në pozicionin e Administratorit të degës.

Kompetencat lidhur me procesin e arbitrimit që zhvillohet në Vjenë me shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe të gjitha kompetencat e tjera do t’i ketë Znj. Rebecca Louise Gaskin Gain.”
Pra është shumë i qartë shkarkimi i Z. Kastriot Ismailaj dhe që Rebecca merr gjithë përfaqësimin në Arbitrazh.
Pra Rebeca ishte jo vetëm partnerja, por edhe shefja e Z. Ismaili te DIA, përndryshe si mund ta shkarkonte nga administrator në 1 Dhjetor 2014.

Kush të shkarkon si Administrator? Pronari dihet. Se vartësi nuk mund të shkarkojë eprorin e vet.
Pra sikundër vërtetohet, jo nga një, por nga të gjitha këto prova ligjore, fakte të pakundërshtueshme dhe të qarta si dritë e diellit, se DIA nga fillimi në fund ka qenë një krijesë amerikane e stërprovuar tanimë me këto dokumenta dhe as ka patur dhe as mund të kishte lidhje me Ilir Metën.

Vetëm një drejtësi e kapur deri në fyt, e lidhur me kapistallin e Edi Ramës dhe për llogari të Sorosit e mafias ndërkombëtare, jo vetëm mund të ngatërrojë METE-n me Metën, por vetëm një drejtësi e tillë, mund të përpiqet që Rebekën ta zëvendësojë me Ilir Metën te cështja e DIA-s. Këtu problem nuk është te Rebeca, por te SPAK-u që i “harron” qëllimisht faktet që provojnë ligjërisht se ajo dhe vetëm ajo ishte lidhja e vërtetë e DIA me CEZ-in.

Me të drejtë gruaja e Kastriot Ismailaj bën pyetjen se pse pas shkarkimit të Kastriot Ismailaj si administrator i DIA-s në QKR, Rebeca vendosi t’i kundërvihet DIA-s në Arbitrazh kundër CEZ?
Përgjigjen për këtë pyetje e jep padia zyrtare e KLSH kundër Qeverisë Rama për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it.

Ndaj në emër të Partisë së Lirisë, përsëris thirrjen drejtuar të gjithë gazetarëve dhe analistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të vijnë më 27 prill në seancën e parë të gjykimit në themel, si edhe në të gjitha seancat e tjera, për të parë se si u justifikua më 21 tetor 2024 rrëmbimi mafioz i Presidentit Meta mbështetur vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime. Ejani të shihni se si DIA ishte një krijesë de facto dhe de jure amerikane dhe se si se si letërporositë janë nisur vetëm me qëllime mashtrimi të autoriteteve amerikane dhe të tjera!

Ejani të shihni se si “DIA” rezulton një strukturë e ndërtuar dhe e përdorur për interesa të errëta, në bashkëpunim me qeverinë, në funksion të aferës së 479 milionë eurove me CEZ-in, një nga skandalet më të rënda, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal, ndërsa dosja vazhdon të flejë.
Transparenca është e vetmja rrugë drejt së vërtetës. Mos mungoni në asnjë seancë, për të parë nga afër çmontimin e një procesi farsë, politik dhe kriminal, ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, një proces që sot, më shumë se kurrë, kundërmon nga vendimi i Gjykatës së Lanës.

tedi blushi ilir meta

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi