LIVE UPDATES
Politike

Blushi: Kodi i ri Penal hap rrugën e shitjes së territoreve të Shqipërisë

Ai e cilëson si një akt të paprecedentë antikombëtar, duke akuzuar qeverinë për tentativë për të amnistuar tradhtinë ndaj Atdheut.

30 Korrik 2025, 15:43 Nga E. D

 

Blushi: Kodi i ri Penal hap rrugën e shitjes së territoreve të
Tedi Blushi

 

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ndaj propozimeve të fundit për ndryshime në Kodin Penal. Me anë të një deklarate për shtyp Blushi shprehet se PL dënon me ashpërsinë më të madhe ndryshimet e rrezikshme antikombëtare të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal.

Ai e cilëson si një akt të paprecedentë antikombëtar, duke akuzuar qeverinë për tentativë për të amnistuar tradhtinë ndaj Atdheut. Sipas tij ndryshimet e propozuara në draftin e ri të Kodit Penal parashikojnë që në mungesë të një qëllimi të posaçëm dhe nëse dorëzimi nuk varet nga detyrime ligjore, vepra të dënohet me vetëm 5 deri në 15 vjet burg, ndërkohë që Kodi aktual parashikon jo më pak se 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

Deklarata e Plotë: 

Me indinjatë të thellë dhe shqetësim patriotik e kombëtar, Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe ndryshimet e rrezikshme antikombëtare të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal, për të zbutur ndëshkimin penal ndaj aktit më të rëndë dhe më të pafalshëm kundër kombit shqiptar, dorëzimin e territorit të Republikës së Shqipërisë.

Akti i paprecedentë i zbutjes së dënimit për dorëzimin e territorit të Shqipërisë, i propozuar nga vetë Kryeministri Edi Rama, përfaqëson një tentativë të qartë antikombëtare për të amnistuar tradhtinë ndaj Atdheut dhe për të krijuar një precedent të rrezikshëm që cënon rëndë sigurinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Ndërkohë që Kodi aktual Penal dënon dorëzimin e territorit me jo më pak se 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm, drafti i ri parashikon, në mënyrë të turpshme, që në mungesë të një qëllimi “të posaçëm” dhe “kur dorëzimi nuk varet nga detyrime ligjore”, kjo vepër të dënohet me vetëm 5 deri në 15 vjet burg!

Ky nen thellësisht antikombëtar është një ftesë e hapur për tradhtarët dhe një përpjekje e orkestruar për të dekriminalizuar aktet më të rënda që mund të kryhen kundër Republikës së Shqipërisë.

Draft vjen nga i njëjti Kryeministër që ka vënë në jetë axhendën antikombëtare të shpopullimit, që ka promovuar idenë famëkeqe të “korrigjimit të kufijve” të Kosovës, që e shpalli Veriun e Kosovës, tokë të askujt dhe që ka hyrë në marrëveshje të fshehta e okulte me Greqinë për çështjen e detit, duke refuzuar të publikojë kushtet e negociatave, dhe duke anashkaluar institucionet e shtetit shqiptar.

Edi Rama, ky Esad Pashë i ri, nuk ka legjitimitetin moral, politik dhe historik të prekë nenet e Kodit Penal që mbrojnë kufijtë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë për t’i hapur derën e amnistisë atyre që i shërbejnë interesave të armiqve të kombit shqiptar.

Shqipëria nuk ka nevojë për alibi ligjore që i hapin rrugë pazareve me tokën e shqiptarëve të larë me gjakun e mijëra dëshmorëve, por për ligje të qarta, të rrepta dhe pa ekuivok ndaj çdo forme të dorëzimit, faljes apo tregtimit të territorit kombëtar.

Zbutja e këtij neni është një tentativë për të legalizuar një krim kundër kombit dhe një precedent i rrezikshëm që minon themelet e shtetësisë.

Kodi i ri Penal nuk është asgjë tjetër veçse një alibi për të nxjerrë në shitje territorin e Republikës së Shqipërisë.

Asnjë centimetër tokë i Republikës së Shqipërisë nuk është i negociueshëm.

Askush që e dorëzon, përkohësisht apo përgjithmonë, nuk mund të trajtohet ndryshe veçse si tradhtar i kombit.

I bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot, të ngrihet fuqishëm kundër këtij sulmi ndaj vetë ekzistencës tonë si shtet.

Të gjithë ata që heshtin sot, bëhen bashkëfajtorë në një projekt të zi antikombëtar, që ka për synim tjetërsimin e Shqipërisë.

Kufijtë nuk janë çështje partie. Janë vija të kuqe gjaku.

Dhe askush, askush, as Edi Rama, as një shumicë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, as ndonjë komision i errët parlamentar, nuk ka të drejtë t’i shesë, t’i falë apo t’i dorëzojë.

Kush guxon të prekë kufijtë e Shqipërisë, do të mbajë mbi shpinë peshën e historisë, mallkimin e kombit dhe përgjegjësinë penale që nuk do të amnistohet kurrë.

Tradhtarët e Atdheut nuk do të mbrohen dot as pas neneve të reja të Kodit Penal, as pas blindave të pushtetit, as pas marrëveshjeve të errëta nëpër tavolina të huaja.

Kush guxon të prekë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë, nëpërmjet neneve dhe ligjeve antikombëtare, hap varrin e vet politik.

Gjakun i Dëshmorëve të Atdheut nuk mund të bëhet ujë nga një regjim sa kriminal, aq edhe antikombëtar.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!