LIVE UPDATES
Politike

Blushi kërkesë zyrtare Drejtorit të Burgjeve dhe Kreut të SPAK: Ndalni masat represive ndaj Metës, më lejoni takimet dhe bisedat telefonike

Blushi në kërkesën e dërguar thekson shqetësimin për një masë që konsideron si arbitrare dhe represive, e vendosur pa paralajmërim dhe në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 për të drejtat e të paraburgosurve, si dhe vendimit nr. 209, datë 6 prill 2022, që rregullon funksionimin e burgjeve.

2 Korrik 2025, 19:59 Nga E. D
Blushi kërkesë zyrtare Drejtorit të Burgjeve dhe Kreut të
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një kërkesë zyrtare Drejtorit të Burgjeve Ulsi Manjës dhe Kreut të SPAK Altin Dumanit, për lejimin e takimeve dhe rivendosjen e lidhjes telefonike me Ilir Metaj, i cili është i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”, Tiranë

Blushi në kërkesën e dërguar thekson shqetësimin për një masë që konsideron si arbitrare dhe represive, e vendosur pa paralajmërim dhe në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 për të drejtat e të paraburgosurve, si dhe vendimit nr. 209, datë 6 prill 2022, që rregullon funksionimin e burgjeve.

Blushi thekson se kjo masë, përveç shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës, cenon edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe synon të pengojë aktivitetin politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, e cila është forca e tretë politike në vend.

KËRKESË - ANKESË

Lënda: Për lejimin e takimeve dhe rivendosjen e lidhjes telefonike me Z. Ilir Metaj, i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”, Tiranë

Drejtuar:  Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve,

 Z. Klevis Qosja

Për Dijeni:  Ministrit të Drejtësisë,

Z. Ulsi Manja

Drejtuesit të SPAK,

Z. Altin Dumani

Komisionit për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Znj. Klodilta Bushka (Kryetare)

I nderuar Z. Qosja,

Në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim paraprak, në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si edhe në shkelje të vendimit Nr. 209, datë 6.4.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, prej datës 1 korrik 2025, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj i është kufizuar e drejta e tij ligjore për të realizuar kryerjen e bisedave telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.

Kjo masë represive e pajustifikuar, e panevojshme dhe e paargumentuar, në shkelje totale të ligjit është vendosur pa asnjë sqarim dhe transparencë nga ana e administratës së IEPV “Jordan Misja” edhe pse për regjistrimin e numrit tim telefonik, unë kam respektuar me përpikmëri të gjitha parashikimet ligjore.

Duke vlerësuar se kjo masë represive është një shkelje flagrante e ligjit, e Kushtetutës, e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, me pasoja të rënda në pengimin e qëllimshëm të aktivitetit politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, partia e dytë opozitare dhe forca e tretë politike në vend, kërkoj rivendosjen e menjëhershme të lidhjes telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”.

Gjithashtu, dua t’u rikujtoj se në zbatimit të vendimit, datë 18 dhjetor 2024, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Z. Sotir Kllapi dhe Z. Arben Kraja, më është miratuar kërkesa për takim me Z. Ilir Meta, i paraburgosur në ambientet e IEPV “Jordan Misja”.

Në bazë të parashikimeve ligjore, kërkoj nga ana juaj të zbatohet ky vendim dhe të më mundësohen takimet me Z. Metaj, duke i mos njehsuar dhe llogaritur takimet e mia në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, me takimet e të afërmve të tij familjarë.

Dua t’ju vë në dijeni se edhe pse kam leje të posaçme nga SPAK për t’u takuar me Z.Metaj, kjo e drejtë më është mohuar disa herë nga administrata e IEPV “Jordan Misja”, që gjithashtu ka shkelur ligjin duke mos lejuar edhe deputetët e Partisë së Lirisë, por edhe deputetë e eurodeputë të takohen me Z. Metaj edhe pse ligji ua jep këtë drejtë pa autorizim paraprak nga prokurori.

Me besimin se kërkesë-ankesa ime ligjore do të pranohet nga ana juaj duke i dhënë fund masave të tilla ndaluese dhe represive që nuk kanë referencë ligjore, mbetëm në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Tedi Blushi

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj