All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

BIRN: Partitë politike, shkelje në raportimet financiare dhe pagesa në të zezë

Për shkelje të dispozitave për financimin e partive politike, Celibashi vendosi sanksionin administrativ në masën 60 000 lekë për 94  partitë politike, ndërsa për shkelje të detyrimit për të raportuar u gjobitën 14 parti me 1 000 000 lekë secila.

9 Prill 2024, 20:07 Nga I.A
BIRN: Partitë politike, shkelje në raportimet financiare dhe pagesa
Ilirjan Celibashi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi të martën raportin mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike, duke vendosur 108 gjoba gjithsej për moszbatim të dispozitave ligjore për transparencën financiare.

Për shkelje të dispozitave për financimin e partive politike, Celibashi vendosi sanksionin administrativ në masën 60 000 lekë për 94  partitë politike, ndërsa për shkelje të detyrimit për të raportuar u gjobitën 14 parti me 1 000 000 lekë secila.

Me shkelje në raportim dhe me pagesa cash të pajustifikuara janë gjetur dhe 3 parti parlamentare, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Social Demokrate, të cilat u gjobitën nga 60 mijë lekë. Partia në pushtet është gjetur në shkelje pasi nuk ka raportuar të ndara shpenzimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjessshme vendore të marsit 2022 dhe se ka bërë pagesa në të zezë, duke shmangur detyrimet tatimore.

“Pagesat e kryera për shpërblimin e fundvitit si dhe pagesat për punë shtesë nga disa punonjës të saj, nuk janë përfshirë në listë pagesat e raportuara në organet fiskale,” konstaton auditimi i PS-së.

Po ashtu, sipas auditit, PS nuk ka paraqitur në raport llogarinë për amortizim e ndërtesës që e ka me qera nga shteti. Me parregullsi është gjetur dhe raportimi i Partisë Demokratike, për mosndarjen e shpenzimeve të fushatës nga raportimi vjetor. 

“Në pasqyrat financiare partia nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime për degët e saj, nisur nga fakti se viti 2022 ka pasur zgjedhje të pjesshme. Në pasqyrat financiare nuk janë paraqitur të ardhurat dhe shpenzimet e kandidatëve,” thuhet në raport.

Ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, aleate me PS-në, ka parregullsi në likuidimet e pagave, të honorareve dhe ndihmave të cilat gjithashtu janë bërë në të zezë, mungesa në llogaritjen e tatimit në burim për këto pagesa, mungesë faturash për qiranë e selisë dhe blerje që nuk mbështeten me fatura tatimore elektronike.

E vetmja parti parlamentare që nuk është gjetur me probleme është ish- Lëvizja Socialiste për Integrim ( aktualisht Partia  e Lirisë), e cila i ka shpëtuar sanksioneve.

Raporti evidenton se nga 131 parti politike të regjistruara në gjykatë, vetëm 48 parti i kanë dorëzuar në kohë raportet financiare.

Sipas KQZ-së, për 76 parti nuk u krye auditimi për shkak të adresave jo të sakta, 7 parti të tjera refuzuan të bashkëpunonin me audituesit ligjorë dhe 4 parti janë shpallur në listën e subjekteve me statusin pasiv nga organet tatimore.

Transparenca e financimeve të partive politike vijon të jetë një shqetësim, ndërsa KQZ i ka kërkuar Kuvendit mekanizma ligjorë që ky institucion të kontrollojë këto financime, sidomos rastet e përdorimit të aseteve publike në fushatë.

Marrë nga Reporter.al

ilirjan celibashi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet