LIVE UPDATES
Politike

Kalaja: SPAK të marrë nën hetim dosjen Veliaj-Qato-Tushe për shkatërrimin e pallatit te "Myslim Keta"

Kalaja u shpreh se në prill të vitit 2023 denoncuan tenderin e demolimit të një pallati te Rruga ‘Myslym Keta’ në Kombinat. Ajo gjithashtu shtpi se me të njëjtën metodë si te Teatri, Unaza e Re, Shkozë, 5 Maji e gjetkë, nën mbështetjen e Policisë, jo të Shtetit por të pushtetit u bë demolimi i pallatit.

9 Prill 2024, 19:46 Nga N.F
Kalaja: SPAK të marrë nën hetim dosjen Veliaj-Qato-Tushe për
Kalaja

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike i ka bërë thirrje SPAK që të marrë nën hetim dosjen Veliaj – Qato – Tushe për shkatërrimin e pallatit tek “Myslim Keta”. Kalaja u shpreh se në prill të vitit 2023 denoncuan tenderin e demolimit të një pallati te Rruga ‘Myslym Keta’ në Kombinat. Ajo gjithashtu shtpi se me të njëjtën metodë si te Teatri, Unaza e Re, Shkozë, 5 Maji e gjetkë, nën mbështetjen e Policisë, jo të Shtetit por të pushtetit u bë demolimi i pallatit.

Kalaja shtoi se kjo ndodhi përshkak të kompanisë ‘5D’ të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij. Duke paraqitur edhe raste të tjera kryetaja u shpreh se kërkojnë arrestimin sa më të ngutshëm të Veliajt, si një rrezik serioz për prishjen dhe manipulimin e provave.

Fjala e plotë:

Në prill të vitit 2023 denoncuam tenderin e demolimit të një pallati te Rruga ‘Myslym Keta’ në Kombinat. Me të njëjtën metodë si te Teatri, Unaza e Re, Shkozë, 5 Maji e gjetkë, nën mbështetjen e Policisë, jo të Shtetit por të pushtetit, pasi u prenë banorëve në mes të natës ujin e dritat, u bë demolimi i pallatit.

E dini kush e bëri? Kompania ‘5D’ e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij. Maranglen Qato ishte në krye të forcave policore, më i dhunshëm se ata. Për arsyen të xhepit të vet, sepse paratë e demolimit do shkonin në llogaritë e 5D, kompanisë ku ai ishte ortak dhe shefi i tij Veliaj aksioneri kryesor.

Veprat penale për të cilat kallëzuam para një viti zyrtarët më të lartë të Bashkisë, nga Kryetari Veliaj, nënkryetari Mazniku bashkë me 30 Drejtorë, nga Taulant Tushe deri te Maringlen Qato, të dy tashmë të arrestuar nga SPAK, janë shpërdorimi detyrës, falsifikim i dokumenteve, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, pastrimi i produktit të veprave penale etj. Të gjitha kompetencë e SPAK. Por Dumani as këtë herë nuk ‘zhgënjeu’.

Megjithëse, sipas ligjit procedural penal, kjo çështje duhej hetuar nga SPAK, sipas shkresës së mëposhtme Dumani i’a kalon për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Ndodhur në kushtet kur, të gjithë subjektet janë të lidhura me abuzimet e kompanisë 5 D, ne i kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të dërgojë për kompetencë këtë dosje në SPAK dhe të bashkojë atë me të 5 D.

Po kështu, nisur nga numri i madh i personave të përfshirë në këtë vepër penale, ne kemi ngritur dyshime të arsyeshme se jemi përpara një Grupi të Strukturuar Kriminal nën drejtimin e Erion Veliajt. Nisur nga faktet e provat që janë evidente pranë SPAK, kërkojmë arrestimin sa më të ngutshëm të Veliajt, si një rrezik serioz për prishjen dhe manipulimin e provave.

Ne nuk do ndalemi derisa të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat dhe paratë publike, të shkojnë para ligjit. Për të ndalur hemoragjinë e abuzimeve dhe vjedhjeve, për të shkulur hajdutët profesionistë nga zyrat e Bashkisë, për ta rimarrë qytetin në dorë, bashkohuni me protestën e së enjtes më 11 prill ora 11.00 para Bashkisë! O sot, o kurrë!

kalaja veliaj pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet