LIVE UPDATES
Politike

BIRN: ‘Kërkesat abuzive’ hiqen me "keqardhje" nga draftligji për të Drejtën e Informimit

Diskutimi mbi një draft të ri me disa ndryshim në ligjin “Për të drejtën e informimit” u fokusua te tërheqja nga një tekst fillestar e një parashikimi që u lejonte zyrtarëve të cilësonin si abuzive kërkesat për informim dhe të refuzonin kthimin e përgjigjes.

11 Prill 2023, 20:47 Nga k.m.
BIRN: ‘Kërkesat abuzive’ hiqen me "keqardhje" nga
Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit prezantuan të martën në një konsultim me median dhe shoqërinë civile një draft të ri të ligjit “Për të drejtën e informimit”, në të cilin ndryshe nga versioni i publikuar në tetor 2022 ishte hequr pjesa që u lejonte autoriteteve të përfundonin pa vendim një procedurë duke e konsideruar një kërkesë abuzive.

Drafti i ri është fokusuar kryesisht të kompetencat e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, masat ndëshkuese dhe roli i Koordinatorit për të Drejtën e Informimit pranë çdo institucioni. Por megjithëse pati edhe në këtë rast propozime për ndryshime, debati u fokusua te paragrafi mbi kërkesat abuzive, i cili ishte tërhequr nga drafti.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa pretendoi se ndryshimet do të sillnin më shumë transparencë u kujdes t’u kërkonte të pranishmëve të diskutonin hapur edhe mbi pjesën e hequr nga propozimi. Manja tha se propozimi i kishte ardhur nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe se pjesa ishte hequr nga drafti pas ankesës së shoqërisë civile.

Komisioneri Besnik Dervishi nga ana e tij këmbënguli se pjesa për kërkesat abuzive ishte përfshirë në projektin për ndryshimet në ligj pas konsulencës nga jashtë. Ai pretendoi se kërkesat abuzive mbingarkonin institucionet, por shtoi se kjo pjesë ishte hequr tashmë nga ligji dhe se ndoshta koha për këtë ndryshim mund të vinte në “vitet pasardhëse”. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mbështi këtë qëndrim, ndërsa tha se ndryshimet duhej ta kishin përfshirë pjesën për kërkesat abuzive. Ballanca madje përmendi edhe nevojën për masë dënimi për ata që abuzonin me ligjin.

Drafti në të cilin zyrtarëve u jepej e drejta të shpallnin si abuzive kërkesat për informacion u kundërshtua ashpër pas publikimit në tetor 2022. Ekspertë për të drejtën e informimit e panë atë si një përpjekje për pengesa shtesë për gazetarët dhe publikun dhe një hap në mbylljen e mëtejshme të institucioneve. Pjesa tjetër e diskutimit u fokusua te kërkesa e avokatit Dorian Matlia nga qendra “Res Publica”, i cili kërkoi që në ligj të vendosej detyrimi për Komisionerin për të Drejtën e Informimit që të dilte me vendim për ankimet që merrte.

Dervishi e kundërshtoi këtë praktikë, ndërsa tha se një pjesë e mirë e ankimeve për të cilat nuk kishte vendim ishin jashtë objektit.

Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë e mbrojtën draftin duke e paraqitur atë si përmirësim të nevojshëm të ligjit. Ata u fokusuan kryesisht sa i përket kompetencave të koordinatorit dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe shpërndarjen e masave ndëshkuese te zyrtarë të tjerë që mund të ishin pengesë për zbatimin e ligjit.

Ndryshimet parashikojnë që Komisioneri për të Drejtën e Informimit pas hetimit administrativ mund të vendosë gjoba ndaj titullarit të institucionit apo zyrtarit që është bërë pengesë për dhënien e informacionit në zbatim me ligjin. Derivishi tha se ky ndryshim i bënte të zbatueshme masat administrative dhe më të efektshëm procesin./BIRN

komisioneri per te drejten e informimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet