LIVE UPDATES
Politike

BIRN: ‘Instalacion’, statujat e Stalinit dhe Leninit ekspozohen në vilën qeveritare

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës në Shqipëri u frymëzua nga ish-udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik. Statujat u hoqën nga sheshet e Tiranës pas lëvizjeve anti-komuniste të vitit 1990 dhe qëndronin prej vitesh në oborrin e pasmë të Galerisë së Arteve.

22 Gusht 2022, 19:13 Nga DOSJA

TIRANË- Një statujë bronxi e Josif Stalin vështron mbi një rrugë të populluar të Tiranës nga brenda murit të një vile qeveritare – dikur shtëpi e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu në lagjen e ish-Bllokut. Statuja qëndron pas një ZIS-i, makinë e përdorur nga ish-Sigurimi famëkeq, dhe pas tij me pak mundim mund të dallosh edhe një statujë të Leninit.

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës në Shqipëri u frymëzua nga ish-udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik. Statujat u hoqën nga sheshet e Tiranës pas lëvizjeve anti-komuniste të vitit 1990 dhe qëndronin prej vitesh në oborrin e pasmë të Galerisë së Arteve. Por ato janë shfaqur sërish të ekspozuara në oborrin e vilës që përdoret për pritje zyrtare të kryeministrit. Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Mediat dhe Komunikimin nuk i dha një përgjigje shteruese motiveve të ekspozimit të statujave të Stalinit dhe Leninit në ambientet e vilës qeveritare.

“Është pjesë e një  instalacioni më të madh se statuja e Stalinit,” tha Fuga për BIRN, pa dhënë detaje mbi autorin apo titullin e instalacionit apo vendosjen e tyre në një godinë shtetërore ku hyjnë e dalin delegacione të huaja.

Kur u pyet nëse ky ekspozim mund të kishte pasoja sensitive për viktimat e komunizmit, Fuga shtoi se: “nuk besoj se duhet gjykuar mbi një vepër arti me syzet e politikës”. BIRN mësoi nga Ministria e Kulturës se statujat e Stalinit dhe Leninit janë pjesë e një fondi prej 100 veprash të Galerisë së Arteve, të cilat u zhvendosën që aty për shkak të rikonstruksionit të godinës. Një burim i tha BIRN se veprat ishin “marrë për ruajtje”, por është e paqartë se si statujat përfunduan të ekspozuara.

Statuja e Josif Stalin është rishfaqur e ekspozuar në vilën qeveritare që shërben për pritjet zyrtare të kryeministrit. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.
Statuja e Josif Stalin është rishfaqur e ekspozuar në vilën qeveritare që shërben për pritjet zyrtare të kryeministrit. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Njerëzit që vuajtën në mënyrë direkte nga regjimi i Hoxhës e konsiderojnë ekspozimin e statujave të Stalinit dhe Leninit një “fyerje për vuajtjen e tyre”. Simon Mirakaj, jeta e të cilit u shënjua si ‘armik i popullit’ dhe kaloi në internim 44 vite, e cilëson shumë sensitive rikthimin e objekteve që glorifikojnë komunizmin.

“Ekspozimi i tyre është shumë sensitiv për ne dhe për të gjithë shqiptarët, pasi ata janë dy persona që kanë shkaktuar mjaft plagë në vendet e tyre dhe në vendet e tjera që kanë qenë në varësi të ish-Bashkimit Sovjetik,” tha Mirakaj për BIRN.

“Në Shqipëri, kampi famëkeq i Tepelenës që ka marrë shumë jetë njerëzish i përket pikërisht asaj periudhe të Stalinit,” shtoi ai.

Ekspozimin e statujave në një vend të dukshëm dhe pa shpjegimin e nevojshëm e sheh të gabuar edhe Çelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve të Komunizmit.

“Ka dy praktika për objekte të kësaj natyre; të shkatërrohen ose të ruhen dhe të ekspozohen në muze të posaçëm për komunizmin me sqarimet e caktuara ose galeri specifike, por nuk mund të ekspozohen në hapësira publike,” tha Hoxha për BIRN.

Hoxha thekson se kjo çështje duhej zgjidhur me një ligj për dekomunistizimin, i cili të ndalonte simbolet komuniste, objektet përfaqësuese dhe data përkujtimore të komunizmit. Kastriot Dervishi, një studiues i periudhës së komunizmit theksoi gjithashtu se nuk ka bazë ligjore se çfarë duhet bërë me këto objekte. Ndryshe, Mirakaj beson se statujat duhej të ishin shkatërruar ose të paktën të ruheshin në ndonjë magazinë si relike të krimit, por kurrsesi të ekspozoheshin.

“Për mua ato nuk duhen të ekzistojnë,”përfundoi ai.

Statuja e Stalinit, e fotografuar nga një rrugë e populluar në zonën e ish-Bllokut. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.
Statuja e Stalinit, e fotografuar nga një rrugë e populluar në zonën e ish-Bllokut. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Marrë nga Reporter.al

josif stalin bashkimi sovjetik enver hoxha endri fuga

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni