22 Gusht 2022, 14:18
Nga e.k
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit u shpreh se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare por vetëm me shkelje rregulloreje.
Peleshi u shpreh se objekti është i deklasifikuar por kjo nuk do të thotë se aty mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Ai tha se ky është një akt agresioni që duhet hetuar.
Niko Peleshi: Së pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte. Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar.
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
niko peleshi ruset sulmojne uzinen e gramshit
Politike
22 Gusht 2022, 13:59
F.M
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri Bledi Çuçi deklaroi ditën e sotme se hetimet do të vijojnë për të zbu...
Politike
22 Gusht 2022, 13:48
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Ambasada Ruse në Shqipëri përgënjeshtron autoritetet shqiptare që pretendojnë se kanë njoftuar z...
Politike
22 Gusht 2022, 13:50
A.B
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri Niko Peleshi e quan thyerje rregullore futjen e turistëve në uzinën e Gramshit. Gjatë konferencë...
Politike
22 Gusht 2022, 13:46
F.M
Niko Pelshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se incidentet në Uzinat në Gramsh e Poliçan mund t&eum...
Politike
22 Gusht 2022, 13:35
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të &...
Politike
22 Gusht 2022, 13:35
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur me bindje se edhe për 25 vite të tjera do ...
Politike
22 Gusht 2022, 13:33
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se kallëzimi i 1 shtatorit që do të bëjë nda...
Politike
22 Gusht 2022, 13:29
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar incidentet e ndodhura në Uzinën e Grmashit e të ...
Politike
22 Gusht 2022, 13:17
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se pas dosjes së pretenduar për të, qytetari I.M,...
Politike
22 Gusht 2022, 13:22
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se qëllimi i tij nuk është rrëzimi i kryeministrit Edi...