Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kreu i PD-së tha se amendamentet, nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si grabitje të buxhetit, votimin e tij pas mesnate në Kuvend. Në fjalën e tij me qytetarët në Tiranë, Berisha tha se Opozita bëri 23 amendamente si dhe propozoi një buxhet që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetarëve, por nuk u mor parasysh. Kreu i PD-së tha se amendamentet, nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë.
Fjala e Berishës:
Ju nuk e ndoqët dot buxhetin e lanë natën që të mos e ndiqnit dot. Por ai ishte buxheti i hajdutëve. Ua thashë, hajdeni të bëjmë buxhet për qytetarët, që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetavëre. Jo buxhet hajdutësh. Opozita bëri 23 amendamente, të gjitha anti krizë. A po vuajnë shqiptarët sot, po vuajnë. Po blejnë bukën, qumështin, djathin, vajin, 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së dhe këto janë dhëna statistikore të INSTAT. Blejnë naftën si në Zvicër dhe Gjermani. Pra a janë në një siklet ekonomik. Po janë të gjithë. Atëherë hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që ti çlirojmë. Dhe propozuam 230 milionë, 100 milionë më pak se po vjedhin me rrugën, jo në asnjë mënyrë dhe votuan njëri pas tjetrit, sikur të ishin robotër, njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore, njerëz që nuk mendojnë për të sëmurë, as për të rinj, fëmijë, shkollë, për asgjë, përveç vetes dhe privilegjeve si deputetë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet. Amendamentet nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë. Pse u ndërmor ajo, të ju them unë ju. Në pamje të parë, dikush mund të thotë që ju ua prishnit buxhetin me të. Por jo, përkundrazi, absolutisht nuk bëhej asgjë tjetër, veç se buxheti kthehej nga një magazinë për ta vjedhur qeveritarët paratë, kthehej në dobi të qytetarëve. Sipas KLSH-së, këta kanë vjedhur dhe shpërdoruar, 122 miliardë lekë në 8 muaj. Kanë vjedhur 1.1 miliardë euro në 8 muaj. Dhe ju garantoj se janë më shumë. Disa gjëra që janë të vërteta në atë listën nuk ishte përfshirë. Vetëm naftë këta vjedhin minimumi 250 mijë ton. Pra i hodhën poshtë të gjitha. Kjo e rrogave ishte 15-16% e atyre që vjedhin, të gjitha të marra së bashku ishin 51% e 122 miliardë lekëve që kanë vjedhur në 8 muaj. Për këta qytetarët nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm babëzia e papërmbajtur për të vjedhur sa më shumë. Nuk ngopen.
Sokol Nikleka TIRANË- Një qytetar i identifikuar si Sokol Nikleka ka propzuar që revolta në Shqipëri të nis nga burgjet....
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pjesëmarrja në protestën e 6 dhjetorit është dety...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se më datë 6 dhjetor do të tregojnë forcën e një partie politike t&e...
Guido De Sanctis TIRANË- Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqip&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se dita e pushimit që ishte vendosur për administratën më...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar call-centerat që veprojnë në Shqipëri që sipas tij përdoren...
Edi Rama dhe Rishi Sunak LONDËR- Kryeministri Rishi Sunak ka folur pasditen e sotme me homologun e tij shqiptar, ka folur pasditen e sotme me hom...
Has HAS- Një flamur britanik valëvitet krenar pranë një fotoje në kornizë të Mbretëreshës Elizabeth II, nd&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se qëllimi i protestës së 6 dhjetorit është për...
Frank-ëalter Steinmeier dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vizituar sot kryeministrinë së bas...