LIVE UPDATES
Politike

‘Londra e Vogël’ e Shqipërisë që jeton me paratë e emigrantëve, Drita vajton djalin, Ani: Udhëtimi ishte skëterrë, në djall lekët që humba!

Banorët e Hasit thonë se vajtja në Britani iu jep mundësi të sigurojnë jetesën por shoqërohet me dhimbjen e një udhëtimi të rrezikshëm dhe me punë të madhe, nga e cila përfitojnë edhe punëdhënësit e tyre britanikë. Shqiptarë janë tani grupi më i madhe që kalon La Manshin me gomone, sipas statistikave zyrtare britanike. Mbi 12 mijë kanë mbërritur këtë vit, krahasuar me 50 më 2020.

1 Dhjetor 2022, 17:55 Nga F.M
‘Londra e Vogël’ e Shqipërisë që jeton me
Has

HAS- Një flamur britanik valëvitet krenar pranë një fotoje në kornizë të Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa një kabinë telefonike e kuqe tipike londineze është vendosur në një kënd në Britain Resto Lounge, teksa makina me targa angleze kalojnë aty pranë. Sikur të mos ishte sfondi mahnitës malor, mund të ngatërroheshe lehtësisht duke menduar se po qëndroje në kryeqytetin britanik.

Por qyteti i Hasit në verilindje të Shqipërisë, me nofkën Londra e Vogël, tani shërben si homazh për vendin që ka marrë aq shumë nga qytetarët e tij, pavarësisht planeve të qeverisë për të goditur fluksin migrator prej më tepër se 12 mijë personash gjatë këtij viti. Rajoni me rreth 22 mijë banorë është ndërtuar kryesisht me paratë e dërguara nga burra në moshë pune që kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm përmes La Manshit drejt brigjeve të Britanisë në kërkim të një jete më të mirë. Tani i bëjnë nderime atdheut të tyre të dytë në Has, me makinat me targa angleze por edhe me projektet për një statujë të Mbretëreshës së ndjerë.

Ashtu si kryeministri shqiptar Edi Rama, edhe banorët e Hasit u indinjuan nga akuzat nga Londra se janë pjesë e një invazioni migrantësh. Banorët e Hasit thonë se vajtja në Britani iu jep mundësi të sigurojnë jetesën por shoqërohet me dhimbjen e një udhëtimi të rrezikshëm dhe me punë të madhe, nga e cila përfitojnë edhe punëdhënësit e tyre britanikë. Shqiptarë janë tani grupi më i madhe që kalon La Manshin me gomone, sipas statistikave zyrtare britanike. Mbi 12 mijë kanë mbërritur këtë vit, krahasuar me 50 më 2020.

Duke folur nga zyra e tij, ku flamuri shqiptar dhe ai britanik qëndrojnë pranë, kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina, thotë për AFP se 80% e banorëve të tij “mbijetojnë falë punës së madhe e të ndershme të të armëve të tyre në Britani”.

Klodian Kastrati, sociolog që punon në Has, thotë: “Emigrimi është një epidemi që prek të gjithë të rinjtë këtu të infektuar nga ideja e largimit drejt Britanisë me shpresën për të ardhme më të mirë”.

Rajoni i Hasit është më i varfëri në Shqipëri dhe emigrimi është burimi i vetëm real i mbështetjes për banorët e tij. Që kur Shqipëria hapi kufijtë në vitet ’90, banorët janë larguar pasivisht, të dëshpëruar për të lënë pas jetën e vështirë dhe izolimin e një shtypjeje brutale nga diktatura komuniste.

Rreth 1.7 milion shqiptarë kanë ikur, kryesisht në Itali, Greqi dhe Britani, thonë shifrat zyrtare. Në gjashtë muajt e parë të vitit, emigrantët dërguan atje 323 milion paund, sipas bankës kombëtare. Rreth 140 mijë shqiptarë jetojnë në Britani, ku iu bashkuan shqiptarëve nga Kosova që kërkuan strehë gjatë luftës kundër forcave serbe. Ndërsa më të pasurit munden t’i çojnë fëmijët në universitetet britanike, shumica e shqiptarëve punojnë në catering apo ndërtim.

Hasjanët ia atribuojnë kulmimin e kalimeve në La Mansh fjalëve të përhapura.

“Zërat për vende të lira pune në Britani për shkak të efektit të kombinuar të pandemisë dhe Brexit kanë qarkulluar me shpejtësinë e dritës”, tha Granit Gojani për AFP.

Pasi jetoi në Londër për një dekadë, 31-vjeçari u kthye në Has ku ka hapur barin e tij.

“Rrjetet sociale ofrojnë çmime të favorshme për të kaluar me gomone”, thotë.

“Dëshira për të besuar më tepër se për të ditur bëri që turmat të lëshoheshin”, thotë, duke shtuar se ikja u përhap si virus.

Sivjet, shkolla e mesme në Has ka 40 nxënës më pak se më 2021. Autoritetet franceze kanë konfirmuar rritjen e numrit të shqiptarëve në anën e tyre të Ngushticës, përfshirë edhe në radhët e trafikuesve, ndonëse për këtë dominojnë bandat kurde irakene.

Ani, një i ri që përdor pseudonim, është penduar për udhëtimin e bërë nga Dunkirku në veri të Francës. Ai e përshkroi si “udhëtim skëterre prej më tepër se gjashtë orësh në një gomone të mbushur plot në det të egër”.

Ani iku në fund të shtatorit me shpresën e një pune të paguar mirë në industrinë e ndërtimit në Londër. Qëndroi një muaj para se të kthehej, duke u dorëzuar para lutjeve të nënës së tij, e cila ndiqte me vëmendje komentet e disa politikanëve britanikë për shqiptarët.

“Unë nuk jam kriminel, thjesht ëndërroja për një jetë më të mirë në një vend të madh”, tha Ani për AFP, i neveritur nga atmosfera anti-imigrant në Britani.

“Në djall të venë ato 4 mijë paund që pagova”.

Tani mendon të studiojë për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman foli për invazion migrantësh dhe veçoi “kriminelët shqiptarë”, duke shkaktuar zemërim në Tiranë.

“Shqiptarët në Britani punojnë shumë dhe paguajnë taksa”, shkroi në Twitter Rama në nëntor. Ai tha se Britania duhet të ndalojë “diskriminimin për të justifikuar dështimet politike”.

Disa emigrantë janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, sidomos për të shlyer trafikuesit. Por “një grusht njerëzish që kanë probleme me ligjin nuk mund të dëmtojnë një komunitet të tërë, përfshirë biznesmenë, mësues, doktorë, punëtorë ndërtimi e fëmijë që aspirojnë rritjen”, thotë Gojani.

Por pavarësisht parave e gjithë të mirave që ka sjellë në Has, emigrimi në Britani ka shkaktuar edhe dhimbje. Familja e Drita Meshit pësoi një humbje të madhe më 2016 dhe që atëherë ajo e ka bërë si qëllim të jetës t’u mbushë mendjen të rinjve të qëndrojnë. Djali i saj, i cili shkoi në Angli për një jetë më të mirë, u vra nga dy adoleshentë britanikë që i vunë zjarrin makinës ku po flinte. Ai ishte 32 vjeç.

Çdo ditë ajo vajton te varri i tij. Meshi, punonjëse e bashkisë së Hasit, ka edhe dy fëmijë të tjerë që ende jetojnë në Londër. Ajo dëshiron të tërheqë investime, në mënyrë që të rinjtë të kenë një shtysë për ta ndërtuar të ardhmen pranë shtëpisë.

“Për mua, emigracioni është një plagë që ende rrjedh gjak”, thotë me lot në sy për AFP.

Marrë nga DAILYMAIL

daily mail shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale