Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Duke folur në konferencë për shtyp Berisha tha akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këto banda në manipulimin e zgjedhjeve, duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit u shpreh se votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme. Duke folur në konferencë për shtyp Berisha tha akuzoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këto banda në manipulimin e zgjedhjeve, duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se PD do i faktojë çdo shqiptari dhe komunitetit ndërkombëtar se çfarë përfaqëson në realitet farsa elektorale e 11 Majit 2025.
"Tani, këto janë dëshmitë e botës së nëndheshme të zyrtarëve që në shkelje të të gjitha ligjeve dhe parimeve të zgjedhjeve, vepruan në mbarë Tiranën. Por Tirana, për avoketërit e farsës, që përpiqen ta paraqesin si zonë pa krim, u dominua nga banda më të fuqishme. Në Tiranë operative ishin banda e Xhabaftëve, e dokumentuar dhe e paraqitur para jush këtu me të gjithë veprimtarinë terroriste elektorale. ‘Hakmarrja për drejtësi’ është një bandë me degën e saj të fuqishme në Tiranë, pavarësisht se tani për tani, qendrën e kanë në Lushnje dhe kanë zëvendësuar bandën e Aldo Bares.
Por në Tiranë janë eksponentë kryesorë të saj, ndër të cilët Dabullët dhe të tjerë. Segmente të bandës së Shullazit, Serjani dhe banditë të tjerë, janë marrë ditë e natë me kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votave.
Pra, Tirana ishte e ngërthyer në një darë krimi, në të katër anët e saj, nga seria killerë, trafikantë, organizata.
Kjo është e vërteta. Çfarëdo që të bëjë Edi Rama, çfarëdo përpjekje, me asgjë nuk mund të fshehë farsën e shëmtuar elektorale të 11 Majit 2025. Flluskat dhe qeskat e tymit që shpërndan, një ditë me një pretendim, një ditë me një pretendim tjetër, faktojnë dështimin e tij të plotë në maskimin e farsës elektorale.
Ka shpërndarë kërkesa të panumërta që të marrë urime, por urimet nuk po i vijnë. Telefonata të shumta, po statuse nuk postohen. Urime nuk i vijnë. I kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe do i ngecin edhe më keq. PD deklaron se nuk njeh kurrë këtë farsë elektorale. Se ajo do i faktojë çdo shqiptari dhe komunitetit ndërkombëtar se çfarë përfaqëson në realitet farsa elektorale e 11 Majit 2025. Farsa më e shëmtuar e zhvilluar që nga rënia e Perdes së Hekurt gjer sot në Europë," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANA-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraq...
Mimoza Hajdarmataj TIRANA- Kandidatja në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgj...
Lisandër Hoxha TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgj...
Aulon Kalaja TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 1...
Ilir Alimehmeti TIRANA- Kandidati i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërk...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, si vegël të Edi Ramës. I ft...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi deklaratat e Myslym Murrizit, i cili u shpreh se priten...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se nuk do t’i njohë këto zgjedhje. I pyetur nëse do të...
marta szpala TIRANË- Marta Szpala, analiste në Qendrën Polake për Studime Lindore ka shkruar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamen...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e ish-diktato...