LIVE UPDATES
Politike

Berisha tregon se çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh shqiptarët panë me dokumente se si Edi Rama me Belinda Ballukun bëjnë pazare me tendera, të cilat sipas tij shkojnë 200 milionë euro në tunelin e Llogarasë.

10 Nëntor 2025, 13:12 Nga E.d

Berisha tregon se çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të

Foto ilustruse

TIRANË-  Lideri i opozitës, Sali Berisha ka treguar se çfarë ka ndodhur në mbledhjen e grupit të PS. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh shqiptarët panë me dokumente se si Edi Rama me Belinda Ballukun bëjnë pazare me tendera, të cilat sipas tij shkojnë 200 milionë euro në tunelin e Llogarasë.

Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se e njëjta kompani, e cila përdoret për tunelin e Llogarasë, përdoret për aeroportin e Vlorës për të njëjtat qëllime dhe të njëjtat mekanizma. Në fund, Berisha deklaroi se numri dy i qeverisë Belinda Balluku, nuk është fajtorja e vetme për aferrat korruptive, por sipas tij fajtori kryesor është Kryeministri Rama.

"Ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme, shqiptarët panë me dokumente se si Edi Rama me Belinda Ballukun bëjnë pazaret më të ndyra në kurriz të tyre, me tendera që shkojnë 200 milionë euro në tunelin e Llogarasë, pa respektuar asnjë nen të ligjeve të këtij vendi. Se si gjithçka vendoset në vizitat e tyre në Ankara, në takim me kompani. Dhe se si e njëjta kompani, që përdoret për tunelin e Llogarasë, përdoret për aeroportin e Vlorës për të njëjtat qëllime, të njëjtat mekanizma. Në çdo vend të botës, kryeministri jep dorëheqjen para një skandali të tillë. Nuk duhet të them kurrë se Belinda Balluku është e pafajshme, përkundrazi më vjen keq që jam detyruar t’ia ndërroj emrin nga Belindë në Lubi dhe kam bërë mirë sepse njeri më të papërmbajtur mbi tokë për vjedhje e hajni nuk ka. Por ajo, shumicën i ka për llogari dhe së bashku me Edi Ramën. Po, të faktuara tashmë.

Cili është qëndrimi i Edi Ramës ndaj këtyre superskandaleve? Tunelit të Llogarasë, në të cilin kompania që ofroi 130 milionë euro, iu dështua tenderi për ta fituar kompania turke me 180 milionë euro, për të shtuar 50 milionë. Dhe nuk janë 50 milionë, janë absolutisht 90 milionë, sepse vetëm urat që nuk i ka ndërtuar janë në preventiv dhe tender 20 milionë. Me një fjalë, në total tuneli shkon 230 milionë. Por një gjë është, tunelin, Lubia e ka kontraktuar, siç thotë, me urdhër të Edi Ramës. Dhe e vërteta, u them dy gjëra tani. E vërtetë është se kjo i ka bërë të qartë Edi Ramës se do ta marrë me vete në qoftë se e lëshon. Dhe tani unë do t’u informoj ju për mbledhjen top-sekret që u zhvillua në selinë e PS. Në atë mbledhje, janë mbledhur deputetët dhe drejtuesit për Tiranën. Në atë mbledhje Edi Rama u ka bërë të qartë atyre se drejtuese e qarkut të Tiranës do jetë Lubi Balluku. Dhe se Skapi i partisë ka sulmuar Partinë Socialiste dhe ka sulmuar Edi Ramën se aty nuk qëndron dhe se të gjithë problemin e kanë tek unë. E kanë tek ai. Prandaj Belinda është vetë pafajësia, beteja që na bëhet është politike dhe ju vazhdoni punën duke pasur Belindën në krye, Lubinë në krye për Tiranën." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen