Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej Minxhozi ka bërë pesë rekomandime për qeverinë, duke përfshirë nevojën për rishikimin e skemës së pensioneve, monitorimin e koncesioneve dhe shpërndarjen më efektive të shpenzimeve gjatë vitit.
TIRANA- Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, ka dhënë këtë të martë opinionin e saj në Komisionin e Ekonomisë mbi projektbuxhetin e vitit 2026, duke e vlerësuar si optimist dhe të orientuar drejt rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal. Më tej Minxhozi ka bërë pesë rekomandime për qeverinë, duke përfshirë nevojën për rishikimin e skemës së pensioneve, monitorimin e koncesioneve dhe shpërndarjen më efektive të shpenzimeve gjatë vitit.
Ajo theksoi rëndësinë e rishikimit të skemës së pensioneve përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe rritjes së deficitit të saj.
“Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijon të jetë një barrë e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, duke tejkaluar edhe nivelin e deficitit të përgjithshëm buxhetor. Sfidat fiskale të këtyre skemave mbeten të larta duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë, por edhe atë të tkurrjes demografike.
Këto tregues pritet të ushtrojnë presion të shtuar mbi financat publike në të ardhmen dhe duke e bërë të domosdoshme ndërmarrjen e reformave shtesë që të garantonin reduktimin e vulnerabilitetit fiskal të lidhura me to. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë rekomandon, rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin dhe mbështetjen e saj më të mirë, zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve nëpërmjet mekanizmave fiskalë dhe rregullatorë nxitës dhe integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në kuadrin afatmesëm të programit buxhetor në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.
Për projektet e partneritetit publik privat, në buxhetin e vitit 2026 është përcaktuar një tavan i sipërm i vëllimit. Vlera totale e projekteve e PPP-ve në masën 27.1% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe është kufizuar shuma totale e shpenzimeve që do të përballohen nga buxheti në masën 5% të të ardhurave tatimore të vitit pasardhës. Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë inkurajon përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë, vlerësojnë dhe kontraktojnë, monitorojnë gjithashtu këto projekte sidomos, përsa i përket detyrimeve ligjore dhe financiare, të cilat shpesh ngarkojnë buxhetin e shtetit”, tha zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë vitit që vjen për punonjësit e OSHEE-së do të ketë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi për energjinë është që të kthehemi në vend ek...
Belinda Balluku TIRANA- Projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri për karikimin e mjeteve elektrike u prezantua nga kryeministri Ed...
Taulant Balla TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hap...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti sot në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e negocia...
Foto ilustruese KOSOVA- Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna t&...
Edi Rama TIRANA- Pas përfundimit të numërimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme, kryeministri Edi ...