15 Korrik 2024, 20:31
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit u ndal te seanca në Kuvendin e Shqipërisë ku ishte i pranishëm drejtuesi i SPAK, Altin Dumani për të raportuar veprimtarinë e një viti të institucionit që drejton.
Gjithashtu Berisha u shpreh se deputetët e opozitës sot ia thanë fjalën në fyt Altin Dumani. Më tej Berisha tha se sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie, të cilën kërkojnë t’ua shesin si sukses qytetarëve shqiptarë, që kanë humbur drejtësinë me këtë reformë sorosiane.
"Miqtë e mi, sot boritë e mjeranëve dhe Zamanëve heshtën sepse morën në surrat atë që merituan. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që mbështesin burgosjet politike. Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që besojnë patriotizmin e mafiozëve. Atyre u them se mafia atdhe nuk ka. Se mafia, komb nuk ka. Se mafia, shpirt nuk ka. Ndaj kërkojuni të falur shqiptarëve në qoftë se e keni bërë pa vetëdije. Kurse në rast se e bëtë me vetëdije, mbajtët me vetëdije qëndrimin, jeni falë tek mafia. Fajin e keni vetë! Të dashur miq, sot ishte një ditë e veçantë në parlamentin shqiptar. Deputetët e opozitës nxorën në dritën e diellit fytyrën e shëmtuar.
Nxorën në dritën e diellit krimin monstruoz ndaj shqiptarëve të Edi Ramës me drejtësinë e re. Sot deputetët e opozitës ia thanë fjalën në fyt mercenarit Nuredin Dumani, Altin Dumani. Sot ia nxorën edhe njëherë fytyrën avokatit të krimit monstruoz qeveritar para shqiptarëve. Sot ishte gjyqi publik i asaj drejtësie, të cilën kërkojnë t’ua shesin si sukses qytetarëve shqiptarë, që kanë humbur drejtësinë me këtë reformë sorosiane. Të asaj drejtësie të munguar për shqiptarët. Sistem në të cilin çdo qytetar për të marrë një vendim gjykate për çështje civile, duhet të presë 14.6 vite. Për çështje penale duhet të presë 10 vite. Pra, rikthehet vetëgjyqësia, rikthehet mungesa e drejtësisë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
15 Korrik 2024, 20:22
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Politike
15 Korrik 2024, 19:48
M.B
Kyriakos Mitsosotakis dhe Fredi Beleri
TIRANA- Në Shqipëri, ish kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, u nis sot ...
Politike
15 Korrik 2024, 19:34
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli Evropian miratoi të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mb...
Politike
15 Korrik 2024, 18:02
M.B
Naureda Llagami
TIRANA- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë...
Politike
15 Korrik 2024, 17:49
M.B
Artur Metani
TIRANA- Kreu i ILD-së, Artur Metani ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që...
Politike
15 Korrik 2024, 17:46
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve parlamentare për këtë sesion dhe afati i zbardhje...
Politike
15 Korrik 2024, 16:52
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Politike
15 Korrik 2024, 16:51
I.A
Artur Metani
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka raportuar punën e institucionit q...
Politike
15 Korrik 2024, 16:27
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Politike
15 Korrik 2024, 16:19
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...