15 Korrik 2024, 20:22
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit tha se Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik. Gjithashtu Berisha u shpreh se Fredi Beleri, i cili u bë personazh nga 14 maji gjer sot i studiove televizive, u burgos në një kurth antidemokratik vetëm e vetëm se nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën. Më tej Kre i PD-së shtoi se Beleri është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për qëndresën, misionin, guximin tuaj në mbrojtje të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të dashur miq, sot Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik. Por sot, ai që nuk ka fytyrë, Edi Rama, lakenjtë që e ndjekin atë, dolën para shqiptarëve dhe botës ata që janë, të pafytyrë, të pamoral, mafiozë dhe vetëm me interesa mafioze. Fredi Beleri, i cili u bë personazh nga 14 maji gjer sot i studiove televizive, u burgos në një kurth antidemokratik vetëm e vetëm se nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën.
Nuk pranoi të bëhej Vangjel Tavo. E kuptoni ju, nuk pranoi sepse nuk donte të vidhte me Edi Ramën tokat dhe trojet e bashkëvendasve të tij. Nuk pranoi se nuk donte të bëhej përfaqësues mafioz i Edi Ramës, Olsi Ramës, Olta Xhaçkës. Me qëndrimin e tij, ai i bëri një shërbim demokracisë shqiptare. Pavarësisht se kaloi një kalvar të vërtetë, por nuk u mposht, nuk u dorëzua. Në fund, ai është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar. I shtetit të mafies, i shtetit të drogës, i shtetit të bandave dhe kriminelëve në pushtet" tha Berisha.
sali berisha
Politike
15 Korrik 2024, 19:48
M.B
Kyriakos Mitsosotakis dhe Fredi Beleri
TIRANA- Në Shqipëri, ish kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, u nis sot ...
Politike
15 Korrik 2024, 19:34
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli Evropian miratoi të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mb...
Politike
15 Korrik 2024, 18:02
M.B
Naureda Llagami
TIRANA- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë...
Politike
15 Korrik 2024, 17:49
M.B
Artur Metani
TIRANA- Kreu i ILD-së, Artur Metani ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që...
Politike
15 Korrik 2024, 17:46
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve parlamentare për këtë sesion dhe afati i zbardhje...
Politike
15 Korrik 2024, 16:52
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Politike
15 Korrik 2024, 16:51
I.A
Artur Metani
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka raportuar punën e institucionit q...
Politike
15 Korrik 2024, 16:27
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Politike
15 Korrik 2024, 16:19
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...
Politike
15 Korrik 2024, 16:05
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të depu...