LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqiptarët duhet të pyesin pse Mali i Zi i kishte pensionet 30 përqind më të ulëta se ne në vitin 2013, kurse tani i ka 280 përqind më të larta

Lideri i opozitës tha se kur në një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh lë vetëm 16 milionë euro për pensionistët, sipas tij do të thotë se i ke lënë në mëshirë të fatit.

16 Dhjetor 2024, 12:17 Nga r.ll
Berisha: Shqiptarët duhet të pyesin pse Mali i Zi i kishte pensionet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partis Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha ka trajtuar ditën e sotme çështjen e pensioneve, ku tha se në Shqipëri janë pensionet më të ulëta në rajon.

Ai tha se çdo shqiptar duhe t'i bëjë vetes pyetjen: Pse Mali i Zi i kishte pensionet 30 përqind më të ulëta se ne në vitin 2013, kurse tani i ka 280 përqind më të larta?

Lideri i opozitës tha se kur në një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh lë vetëm 16 milionë euro për pensionistët, sipas tij do të thotë se i ke lënë në mëshirë të fatit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Jam para jush për të ftuar çdo qytetar shqiptar të shtrojë sot këtë pyetje vetes së tij: Si ka mundësi që një pensionist në Malin e Zi, i cili paguhej në vitin 2013, të paktën 20-30 përqind më pak se pensionisti në Shqipëri, merr sot 450 euro pension mesatar apo 280 përqind më shumë se një pensionist në Shqipëri. Një pensionist në Serbi me të njëjtat kushte në vitin 2013, merr sot 440 euro pension mesatar, 270 përqind më shumë se pensionisti shqiptar.

Një pensionist në Maqedoninë e Veriut që merrte 20-30 përqind më pak se pensionisti shqiptar, merr sot 405 euro apo 250 përqind më shumë se pensionisti shqiptar si pension mesatar. Shqipëria ka një pension mesatar 160 mijë lekë. Bosnje-Hercegovina merr sot një pension mesatar pensionisti prej 340 euro apo 210 përqind më shumë se pensionisti në Shqipëri.

Kosova e kishte pensionin mesatar 190 euro dhe e rriti para një muaji me 20 përqind këtë pension. Një mijë herë po të shtrosh këtë pyetje, po të kesh parasysh pasuritë e pakrahasueshme të Shqipërisë me këto vende, po të kesh parasysh faktin se në Shqipëri paguheshin në vitin 2013, 20 deri në 30 përqind më shumë se në këto vende pensionet, atëherë e kupton se kemi të bëjmë me një diskriminim të pafalshëm, çnjerëzor të kësaj shtrese, e cila ka shkrirë të gjitha energjitë e vet gjer në moshën e pensionist, ka krijuar të gjithë të mirat materiale të vendit gjer në atë moshë, pas kësaj trajtohet me pensionin që qeveria gjermane u akordoi qenve që mbahen në familjet gjermane, 130 euro. Dhe 90 ose 100 euro për macet, e vërtetë kjo. Pra, sa më shumë të shtrojmë këtë pyetje, do arrijmë të kuptojmë abuzimin e çmendur të kësaj qeverie me të ardhurat kombëtare.

Të mendosh se në një buxhet 8.2 miliardë euro lë vetëm 16 milionë euro për këtë shtresë, pa t’u dridhur dora, ti nuk bën gjë tjetër veçse vendos me qëllim t’i lësh ata në mëshirë të fatit, pa ilaçe se nuk mund t’i blejnë, por edhe pa kafshatën e gojës.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet