LIVE UPDATES
Politike

Deklaratat e Veliajt dhe Ramës për tre drejtorët e arrestuar, Berisha: Shqipëria gdhiu sot me një kryeministër të ri!

Sipas kryedemokratit, Veliaj përmendi në videon e djeshme ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj sepse është një nga njerëzit që e di të vërtetën për inceneratorin e Tiranës. 

7 Prill 2024, 13:27 Nga r.ll
Deklaratat e Veliajt dhe Ramës për tre drejtorët e arrestuar,
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me deklaratat e krybashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama mbi arrestimet e tre drejtorëve të bashkisë. 

Berisha thotë se sot Shqipëria gdhiu me një kryeministër të ri.

Sipas kryedemokratit, Veliaj përmendi në videon e djeshme ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj sepse është një nga njerëzit që e di të vërtetën për inceneratorin e Tiranës. 

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:

Të dashur miq, çdo ditë dhe çdo javë opozita dhe mediat denoncojnë vjedhje mbas vjedhje nga qeveritarët qendror dhe lokal dhe piramida e tyre e hajnisë.

Por dje u shpërfaq para shqiptarëve, më e shëmtuar se kurrë, fytyra e vërtetë e Republikës së vjedhësve. Dje ndeshja midis kryebalozit të zi të vjedhjve të qeverisë Edi Rama dhe kryebalozit të zi të vjedhjve të Bashkisë Erion Velia u fitua 100% sapo filloi raundi i parë nga Lali Vjedhësi.

Në daljen e tij publike kundër Edi Ramës dhe skapit të kontrolluar prej tij Erion Veliaj me qendrimin e tij:

-Së pari mbrojti drejtorët e tij hajdutë me të cilët ka vendosur modelin e vjedhjes 100% të dhjetra milionë euro në prokurime publike. Ai nuk u tha atyre se keni ngrënë fiq prapa shpinës time, por i shpalli ata si kolegë heronj të vërtetë të tij dhe qytetitit të Tiranës dhe vetëkuptohet si viktima të Skapit të kontrolluar nga Edi Rama.

-Së dyti me daljen e tij terrorizuese për Edi Ramën, Veliaj pasi paraqiti si heronjtë e tij dhe viktima të spakut kolegët e tij, shkoi direkt te Edi Rama, i ra kokës atij me Arben Ahmetaj, zëvendësi më i ngushtë dhe në arrati i Edi Ramës. Jo të gjithë e kuptuan se pse Veliaj zgjodhi Arben Ahmetajn për të kërcënuar Ramën.

Gjykuar nga efekti kapitullant që pati mbi Ramën sulmi me Arben Ahmetajn, arsyeja pse Veliaj zgjodhi pikërisht Ahmetajn qëndron në dekleratën e këtij të fundit se ‘njerëzit do llahtarisen kur të mësojnë të vërtetat për djegësin e Tiranës’. Pra del qartë se të vërtetat llahtarisëse që dinë Arben Ahnetaj për Ramën i din madje dhe më në thellësi Lali Vjedhësi i cili deri sot ka zhdukur 100% të 130 milionë euro para të paguara nga Edi Rama të taksapaguesve shqiptarë për sipërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranën që sot pas gjashtë viteve nuk ka nam as nishan.

Por përveç llahtarisjes me djegësin e Tiranës, Veliaj din edhe llahtarisje të tjera për Ramën si 30% e tij në çdo kullë të Tiranës dhe tjetërsimin, vjedhjet me klientelën e tij të pronave dhe objekteve që shkojnë qindra milion euro.Prandaj si kurrë, kurrë ndonjëherë më parë në më pak se 1 orë Edi Rama i përgjigjet me përgjerim dhe përulësi dhe vetëposhtërim absolut, me çarçaf të bardhë dhe me kapitullim total sulmit të koduar të Erion Velisë duke deklaruar se jo vetëm ishte dakord me çdo fjalë, por dhe me çdo presje të Erionit. Çfarë do të thotë në kod se do lëpish edhe presjet e mia.

Shpejtësia e rrufeshme e përgjigjes të Edi Ramës ndaj Erion Velisë dëshmon se ishte Veliaj ai që në mënyrë ultimative i kishte diktuar Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej me.Por po kaq poshtërues dhe i pamëshirë ishte teksti që lexoi Edi Rama në të cilin ai peng i bashkëvjedhjeve të mëdha me Velinë duhet të miratontnte 100% dhe pa i hequr një presje sikur të ishin fjalë profeti, sulmin që i bëri Veliaj për arrestimin nga Rama të heronjve bashkëvjedhësve të Velisë dhe t’i pranonte ata jo si mëkatar që kanë ngrënë fiq pas shpinës së Lali Vjedhësit, por si heronj edhe të tij dhe t’i egzoneronte pa shkuar në Gjykatë nga çdo keqbërje dhe përgjegjësi.

Me këtë zhvillim dramatik që sot Shqipëria de facto ka një kryeminister të ri, vjedhësin 100% të fondeve publike, Erion Veliajn.

O sot o kurrë! #sb

sali berisha erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet