LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, ndihet vetë i pasigurtë nga shqiptarët

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama mashtroi për shembjen e rrugës, në aksin kombëtar Dragostunjë-Përrenjas.

1 Mars 2026, 14:56 Nga E.d
Berisha: Rama fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Rama fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama mashtroi për shembjen e rrugës, në aksin kombëtar Dragostunjë-Përrenjas.

Sipas tij, shkaktar është dora e njeriut, nga lejet e tij të dhëna për të rrënuar shtratin e Shkumbinit në kundërshtim të çdo lloj kondicioni. Lideri i opozitës tha se prej 1 jave, juglindja e vendit është e përjashtuar nga Shqipëria, ndërsa Rama akuzon motin dhe jo korrupsionin.

Ai u shpreh se Rama nuk gjeti një fjalë për të përgëzuar vrasjen dhe eliminimin e Ayatollah Khamenei, diktatorit më mizor që Irani ka njohur në historinë e tij. Kjo pasi sipas tij, Rama ndihet i pasigurtë nga shqiptarët dhe nga bota.

Sali Berisha: Së pari, dua t’ju përshëndes me përzemërsinë më të madhe ata dhjetëra e mijëra qytetarë që me marshin e tyre epik shënuan një fitore të re të kryengritjes sonë paqësore drejt përmbysjes së regjimit diktatorial të Edi Ramës, regjimit të bazuar në krimin dhe drogën. Do të ndalem pak te zhvillimet.

Shqipëria javën që kaloi ishte e tëra në bankën e akuzës për shkak të Edi Ramës, mbrojtjes që ai u bën vjedhjeve të tij dhe të rrethit të tij, për shkak të sulmeve të egra, kërcënimeve të mëdha që i bëri sistemit të akuzës, vetëm e vetëm sepse e di që radha është e tij. Në ekspozenë e tij, ai fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, qoftë në Parlamentin Europian, qoftë në raportin e miratuar nga zyrtarët e lartë të Komisionit Europian.

Në fjalën e tij ai fshehu sulmin e shëmtuar që i bëri Gjermanisë, vendit donator dhe mik që i ka dhënë Shqipërisë 1 miliardë e 500 milionë euro, vetëm e vetëm sepse ky vend nuk pajtohet me vjedhjet e Edi Ramës dhe anturazhit të tij, dhe kërkon nga Shqipëria të respektojë shtetin ligjor, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk foli për sulmet e tjera që bëjnë grupin parlamentin, por u tha shqiptarëve se Lubia ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke dëshmuar se është skllav total i saj, mbasi në çdo firmë vjedhje të Lubisë është porosia e tij me shkrim dhe me gojë.

Po kështu, ai mashtroi në mënyrë të paskrupullt për shembjen e rrugës, aksit kombëtar Dragostunjë-Përrenjas, e cila është totalisht e shkaktuar nga dora e njeriut, nga lejet e tij të dhëna për të rrënuar shtratin e Shkumbinit në kundërshtim të çdo lloj kondicioni. Dhënë Salillarëve dhe miqve të tij. Dhe tani që prej 1 jave, juglindja e vendit është e përjashtuar nga Shqipëria, përpiqet të lajë duart si Pilati, duke akuzuar motin dhe jo korrupsionin. Por ai nuk dha asnjë shpresë dhe asnjë datë se, kur do të rivendoset komunikimi normal i juglindjes së vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Por sa i përket solidaritetit që shprehu me Emiratet e Bashkuara Arabe, solidariteti ynë shkon me të gjitha vendet e Gjirit Persik. Arabinë Saudite, Katarin, Bahrein, Kuvajtin, Emiratet për shkak të këtij agresioni barbar të Iranit ndaj tyre. Por ajo që të bën përshtypje, nuk gjeti një fjalë për të përgëzuar vrasjen, eliminimin e Ayatollah Khamenei, diktatorit më mizor që Irani ka njohur në historinë e vet dhe njëri nga më mizorët mbi tokë. Se pse Edi Rama shmangu këtë moment, e kuptoni vetë. Ndjehet vetë i pasigurtë nga shqiptarët, ndjehet vetë i pasigurtë nga bota./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet