LIVE UPDATES
Politike

Raporti i BBERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

Rama tha se BERZH parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomik, gjë e cila sipas tij përbën patjetër një lajm shumë të mirë edhe për Shqipërinë, që pozicionohet me një ritëm konkurrues në këtë rajon.

1 Mars 2026, 10:13 Nga E.d
Raporti i BBERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri. Rama tha se BERZH parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomik, gjë e cila sipas tij përbën patjetër një lajm shumë të mirë edhe për Shqipërinë, që pozicionohet me një ritëm konkurrues në këtë rajon.

Ai tha se investimet e huaja kanë mbajtur një nivel rekord në vitin 2025.

Edi Rama: Edhe diçka tjetër në këto shënime, raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep një konfirmim tjetër, edhe një herë, të faktit që ne e përsërisim prej kohësh, po çuditërisht, kur këto i thonë të huajt, kur i thonë organizmat me reputacion ndërkombëtar, ngjisin më shumë, ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri.

Në vitin 2025 sipas Berzh-it rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte afro 4%, ndërsa për periudhën 2026-2027 parashikohet një ritëm i ngjashëm. Këto nuk janë thjeshtë shifra statistikore, janë indikatorë të një stabiliteti makro-ekonomik dhe të një besimi të ri të Shqipërisë tek vetja dhe të investitorëve tek Shqipëria. Rritja mbështetet kryesisht në sektorë, jo vetëm tradicional, pra në sektorin e pasurive të paluajtshme që mund ta quajmë tradicional, por edhe në shërbime të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, gjë që është një prurje e re në portofolin e ekonomisë tonë dhe që lidhet edhe me atë që thashë në pikën e mëparshme të këtyre shënimeve.

Një tjetër element domethënës se niveli rekord i investimeve të huaja direkte në vitin 2025, të përqendruara edhe këto në pasuri të paluajtshme dhe shërbime financiare, një pikë që i përgjigjet asaj pyetjes së famshme dhe famëkeqe – “Kush i blen këto apartamente”, “kush i blen këto ndërtime” dhe ndërkohë që blerësit me nënshtetësi të huaj, jo vetëm shqiptarë, që kanë marrë një nënshtetësi të huaj, por flasim këtu për të huaj që kanë nënshtetësi të huaj dhe kombësi të huaj, vetëm rriten. Dhe e fundit, në Ballkanin Perëndimor, Berzh-i parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike, edhe në vitin 2026, edhe në vitin 2027, gjë që përbën patjetër një lajm shumë të mirë edhe për Shqipërinë, që pozicionohet me një ritëm konkurrues në këtë rajon./Dosja.al

edi rama bberzh ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet