LIVE UPDATES
Politike

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re të Kosovës

Këto deklarata ai i bëri pasi u regjistrua si deputet i legjislaturës së nëntë në Kuvendin e Kosovës.

14 Prill 2025, 12:57 Nga M.B
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga
Nenad Rashiç

KOSOVA- Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiç, tha se nuk është optimist që më 15 prill – kur është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – të mund të formohet edhe ekzekutivi i ri. Këto deklarata ai i bëri pasi u regjistrua si deputet i legjislaturës së nëntë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk jam optimist që nesër do të votojmë për Qeverinë”, tha Rashiç.

Në seancën e 15 prillit, në rend dite është betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Rashiq tha se do të marrë pjesë në seancë dhe se do të votojë për kryeparlamentarin, që duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, "nëse ka ndonjë propozim që është i arsyeshëm".

Rashiç, që aktualisht është ministër në detyrë për Kthim dhe Komunitete, tha se procesi i formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është një proces i gjatë.

“Nuk është hera e parë që mund të ndodhë një ngërç i shkurtër. Ju rikujtoj se më 2014 kemi pasur një situatë të tillë, atëherë po ashtu kam qenë deputet, por pas dy-tre muajsh u zgjidh ajo krizë. Në këtë rast, po konsideroj që varianti më i mirë do të ishte që partia më e madhe të formojë qeverinë sepse çdo opsion tjetër do ta komplikonte procesin, qoftë të demokratizimit, qoftë të udhëheqjes qeveritare, qoftë të afrimit të Kosovës drejt BE-së. Prandaj, opsioni më i mirë në këtë moment është që partia më e madhe të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes”, tha Rashiç.

Ai ka fituar një ulëse nga dhjetë sa janë të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb. Nëntë të tjerat i ka fituar Lista Serbe, partia e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin dhe të mandatohet e para për formimin e Qeverisë. Si për kryeparlamentarin, ashtu edhe për Qeverinë, këtij subjekti i duhen 61 vota.

Më herët, kreu i këtij subjekti, Albin Kurti, kishte deklaruar se planifikonte që po të njëjtën ditë të votohej për kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. LVV-ja e kryeministrit në detyrë Kurti, po ashtu më herët kishte deklaruar se preferonte të krijonte institucionet e reja me komunitetet joserbe, por së voni e ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Në Kuvendin e Kosovës, nga 120 ulëse, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera. Por, partia e Kurtit nuk i ka të sigurta as dhjetë votat nga komunitetet joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës. Shumica nga partitë joserbe kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të LVV-së, por disa kanë paraqitur disa kërkesa.

Nëse LVV-ja s’arrin t’i sigurojë 61 vota për Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentes Vjosa Osmani që të mandatojë partinë që e siguron se i ka votat për ekzekutivin. Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dytë në zgjedhje me 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 20 ulëse dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë tetë deputetë.

PDK-ja ka thënë se është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për formimin e ekzekutivit, nëse i vjen radha. Kjo parti, që ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt, ka thënë se megjithatë preferon një koalicion qeverisës me partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen