LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Sipas Berishës, Rama e përdori daljen e tij publike jo për të sqaruar skandalet dhe shqetësimet që lidhen me investimin e planifikuar në Zvërnec, por për të kërcënuar, përçmuar dhe sulmuar mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe anulimin e vendimeve që, sipas tyre, rrezikojnë mjedisin dhe klimën e investimeve në vend.

7 Qershor 2026, 14:40 Nga E. D
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë dhe për të sulmuar qytetarët që prej ditësh po protestojnë kundër qeverisë. Sipas Berishës, Rama e përdori daljen e tij publike jo për të sqaruar skandalet dhe shqetësimet që lidhen me investimin e planifikuar në Zvërnec, por për të kërcënuar, përçmuar dhe sulmuar mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe anulimin e vendimeve që, sipas tyre, rrezikojnë mjedisin dhe klimën e investimeve në vend.

Videomesazhi i plotë i Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha:

Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend. Ai prapë u përpoq t'i akuzojë fuqi të huaja, na rikujtoi kohërat e zeza të diktaturës kur e gjithë bota paraqitej kundër nesh. Shpiku armiq imagjinarë dhe u përpoq të argumentojë luftën hibride kundër Shqipërisë.

E vërteta është se këto protesta kanë në themel, para së gjithash dhe mbi të gjitha, veprimet me zero transparencë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij në investimet në Zvërnec. Them me zero transparencë sepse përveç shifrave, disa miliardësh investime, ai nuk mori përsipër kurrë të bëjë transparencën më të vogël për çështjen e pronësisë, për çështjen e mjedisit, për detyrimet që rrjedhin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në përputhje me direktivën ‘Natura 2000’ të Komisionit Europian. Në monologun e tij nuk tha një fjalë të vetme, sepse Edi Rama firmosi lejen e zhvillimit në kundërshtim me ligjin, në prani të konflikteve gjyqësore midis palëve për pronën.

Nuk tha një fjalë të vetme, nëse ai në detyrim, në detyrim madhor të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që rrjedhin nga direktiva ‘Natura 2000’ ka bërë aty një vlerësim të përshtatshëm, ka bërë aty një vlerësim strategjik, ka bërë një vlerësim mjedisor për të gjithë këtë projekt. Përkundrazi, u tha mediave ndërkombëtare se nuk ekziston projekt. Nga ana tjetër, nuk mund të miratohet kurrë leja e zhvillimit pa një projekt apo të paktën një projekt-ide.
Nuk shpjegoi çfarë direktivash ka dhënë ky për përshtatjen me peizazhin. Nuk shpjegoi pra asgjë përveç luftës hibride, kërcënimeve dhe cinizmit ndaj protestuesve dhe mburrjes së tij se ai si omnipotent nuk pyet për asgjë.

U përpoq të mashtronte shqiptarët se paska marrë kryesinë e shoqatës së pyjeve në Europë në një kohë kur jemi vendi me pyjet më të shkatërruara dhe më të djegura, më të pambrojtura në Europë. Të ngjallte ky një lloj si çmimi që merrnin në Meksikë për ushqimin nga dërgoi të Ramiz Alisë në një kohë që dy të tretat e popullit ishte në uri kronike. Pra, monologu i të dielës ishte mashtrimi i radhës të dielës, por kësaj here i karakterizuar nga një cinizëm i pashembullt, arrogancë e papërmbajtur ndaj qytetarëve dhe të rinjve në protestë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta