LIVE UPDATES
Politike

"Nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë"/ Rama tall komentuesit në rrjetet sociale: Mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja

Sipas Ramës 'revolucionarët' që nuk dinë të bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept kanë ndodtur debatin publik me fjalorin e tyre. 

7 Qershor 2026, 12:52 Nga E. D

"Nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë"/ Rama tall

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar komentuesit në rrjetet sociale, duke thënë se mungesën e argumenteve e kompensojnë me sharje dhe pisllëk. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se sharjet dhe mallkimet e tyre vetëm sa i shtojnë shëndet dhe vullnet. Sipas Ramës 'revolucionarët' që nuk dinë të bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept kanë ndodtur debatin publik me fjalorin e tyre. 

Kryeministri solli si shembull edhe rajonin e Camargue në Francë, për të cilin tha se mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi ekonomik mund të ecin paralelisht. Sipas tij, modeli në Camargue dëshmon se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit, por mund të kthehet në një aset ekonomik që garanton ruajtjen e biodiversitetit dhe mirëqenien e komuniteteve lokale.

Reagimi i Ramë:

Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe: Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!

Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk! Dhe tani një shembull tjetër. Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike. Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër. E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.

Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik. Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur. Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj. E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj. Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.

Prandaj sot flamingot janë ende aty. Lagunat janë ende aty. Biodiversiteti është ende aty. Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë. Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij. Kanë interes ta mbrojnë. Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta