Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te autori, nëna: Policia qëlloi e para, nuk thanë as dorëzohu
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Sot zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ KQZ: Mbi 2 milionë votues të regjistruar, 22 mijë të rinj votojnë p&eum...
Ajo tha se Violandi qëndronte i vetëm në mal, ndërsa shtoi se i biri nuk kishte kultivuar kurrë lëndë narkotike.
KORÇË- Nëna e autorit, Violand Braçellari i cili qëlloi për vdekje policin Enea Mekolli dhe plagosi rëndë kolgeun e tij, ka deklaruar se ka qenë policia ajo që ka qëlluar e para në drejtim të djalit të saj. Gjatë një prononcimi për mediat, Berdane Braçellari u shpreh se Policia nuk tha as dorëzohu, por nisi menjëherë të shtënat.
Ajo tha se Violandi qëndronte i vetëm në mal, ndërsa shtoi se i biri nuk kishte kultivuar kurrë lëndë narkotike. Gjithashtu ajo mohoi se ishite në dieni se i biri mbante armë, ndërsa hodhi poshtë edhe pretendimet se ai bashkëpunonte me policinë.
Pjesë nga intervista
Berdane Braçellari: Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyri djali. Djali asnjëherë nuk futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur nga dritarja e viçave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici.
Gazetari: Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?
Berdane Braçellari: Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart
Gazetari: Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?
Berdane Braçellari: Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bënë 10 gramë.
Gazetari: A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?
Berdane Braçellari: Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan.
Gazetari: A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?
Berdane Braçellari: Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, Ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.
Gazetari: Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë.
Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.
Gazetari: A ka pasur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?
Berdane Braçellari: Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.
Gazetari: Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?
Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, zëre sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.
Gazetari: Do e takosh Violandin?
Berdane Braçellari: Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të.
Gazetari: Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?
Berdane Braçellari: Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë.
Gazetari: A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?
Berdane Braçellari: Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.
Gazetari: Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.
Berdane Braçellari: Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.
Gazetari: Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?
Berdane Braçellari: Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.
Gazetari: Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim
Berdane Braçellari: Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë?/Dosja.al
foto nga qendrat e votimit TIRANË- Kosova po zhvillon sot procesin e zgjedhjeve të treta parlamentare brenda një harku...
Foto nga protesta BRUKSEL- Ditën e sotme, komuniteti shqiptar në Bruksel u mblodh në një protestë para godinës së K...
Enea Mekolli TIRANË- Detaje të tjera dalin në dritë nga nga operacioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit dhe...
Foto ilustruse KOSOVA- Policia e Kosovës ka ndaluar ditën e sotme dy persona, pasi dyshohet se grisën fletët e votimit, gjat&...
Mjeti lundrues në Borsh BORSH- Policia ka gjobitur me 500 mijë lekë drejtuesin e një mjeti lundrues në Borsh, pasi ka shkelur...
Protesta TIRANË- Mbahet sot protesta e tetë kombëtare kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama. Ky tubim vjen si v...
Armenët po votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare që pritet të jenë test për mbështetjen për kryem...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg autorin Violand Braçellari, i cili vrau në krye të detyrës ...
Larry Gashi SHBA- Reperi shqiptar me famë botërore Larry Gashi me origjinë nga Kosova i zhvendosur në Amerikë ka bërë nj...
Protesta ne Londër ANGLI- Shqiptarët që jetojnën në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe përpara Amba...