LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama hap shishe vere 33 mijë euro dhe blen Kopshtin e Edenit 5 milionë euro

Gjatë fjalimit të tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që konsumon verëra me vlerë 33 mijë euro dhe ka blerë kopshtin Eden në oborrin e pasëm të Kryeminstrisë, 5 milion euro.

21 Prill 2025, 12:19 Nga I.A
Berisha: Rama hap shishe vere 33 mijë euro dhe blen Kopshtin e Edenit 5
Sali Berisha

PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që konsumon verëra me vlerë 33 mijë euro dhe ka blerë kopshtin Eden në oborrin e pasëm të Kryeminstrisë, 5 milion euro.

Kryedemokrati ndër të tjera tha se këto shpenzime i bën kryeministri i vendit më të varfër, me qytetarët me rrogat më të ulëta. 

PJESË NGA FJALIMI: 

Pra, miq kjo betejë është një betejë kundër kësaj humnere që këta thelluan duke vjedhur shqiptarët çdo ditë e më shumë. Sepse rrogat e larta i rritën, i trefishuan, i pesëfishuan. Sot jemi i vetmi vend që di unë, në Europë dhe në botë, ku një zyrtar merr 30-40 pensione rrogë. Merr 7 mijë euro rrogë. Nuk ndodh kund në botë. Pra, çfarë duhet të bëjmë ne? 100 ditët e para, jam këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se në Pukë, se në Shqipëri nuk do ketë pension ndën 200 euro. Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro. Nuk do ketë pagesë papunësie nën 200 euro. Pensionet e tjera do rriten me 20 përqind dhe rroga minimale do kalojë në 500 euro. Çfarë bëjmë ne me këtë? Ne me këtë u kthejmë paratë ju? U kthejmë paratë qytetarëve se paratë janë tuajat.

Dhe jo vetëm kaq, por çdo pensionist dhe çdo rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë se ushqimet dhe gjërat bazë do i blini me 20 përqind më pak çmimin. Do merrni mbrapsht TVSH-në. Nafta do zbresë në nivelin e çmimit në Kosovë dhe Maqedoni. Më shkruante një mik dje, po kthehem nga Maqedonia, mbusha makinën, çmimi i naftës 1 mijë e 30 lekë. Këtu 1 mijë e 700 lekë. Kjo sepse Edi Rama u taton ju në naftë 1.1 euro në çdo litër naftë. Miq, mund të ndodhë t’u thotë ndonjë mik i juaji se Berisha e ka për politikë. Jo, i thoni, po ta kishte për politikë, nuk do e dërgonte ligjin para një viti në parlament për minimumin jetik. Po të votohej, fitonte ai që e votonte, ai që kishte shumicën. Ne sigurisht e propozuam, por meritën e merrte ai.

Edhe para dy javësh e ftova, hajde mblidh parlamentin ta votojmë, se nuk dua merita, por dua që shqiptarët të trajtohen me dinjitet. Më thoshte Muharrem Gashi nga Puka, punova 45 vjet, marr 67 mijë lek pension. Kjo duhet të marrë fund ndaj dhe ne do u rikthejmë paratë ju. Ku do gjenden? Beteja e 11 Majit është beteja më epike, është beteja më legjendare që njerëzit e lirë kanë bërë kundër hajdutëve. Këto para janë që të gjitha, por problemi është se i vjedhin. Sepse nuk do zhduken më 130 milionë euro me djegësin e Tiranës. Dhe paratë nuk i kanë marrë as drejtorët, as supervizorët, paratë i ka marrë vetëm ai që firmosi për to dhe me ligj është i detyruar të kontrollojë çdo sasi, dhe ky është Edi Rama. Dhe këto janë 130 milionë.

Paratë do i gjejmë sepse nuk do përzëmë ne për dufe dhe inate personale pronarë televizionesh siç ka ndodhur me Beketin dhe të gjobitet Shqipëria 110 milionë euro. Kryeministri i vendit nuk do mund të udhëtojë më me avion në dispozicion. Jo, do udhëtojë si ju me avionë të linjave të zakonshme. Por të shpenzosh 21 milionë euro për dy vite në 140 udhëtime, do të thotë se je i pashpirt, do të thotë se ka të verbuar luksi dhe pasuria dhe nuk të bie ndërmend se ekzistojnë qytetarët dhe hallet e tyre. Nuk do të hapë kurrë kryeministri shishe vere 33 mijë euro. O miq, shishen e tillë e hap një njeri pa moral, i cili nuk ngurron për të blerë Kopshtin e Edenit në oborrin e pasëm të kryeministrisë 5 milionë euro, të cilin nuk e ka blerë as mbreti i Anglisë, as perandori i Japonisë, as presidenti i SHBA apo kancelari i Gjermanisë.

E blen kryeministri i vendit më të varfër, i qytetarëve me rrogat më të ulëta, i pensionistëve me pensionet më të ulëta. E blen se është i biri i të atit, i cili i urren njerëzit. I cili është mëkuar me urrejtje për njeriun.
I cili është mëkuar në fëmijër i me urrejtje për të tjerët dhe me karta banka për sërën e tij. E bën një njeri për të cilin nuk ekzistojnë të sëmurët, nuk ekzistojnë sëmundjet. Që duke vjedhur, lë spitalet pa ilaçe.
Deklaroi se ajo që ndodhi në onkologjik është krim kundër njerëzimit dhe nuk merr asnjë qindarkë nga arka e shtetit për t’i dhënë fund atij krimi kundër njerëzimit. Po aty krimi kundër njerëzimit vazhdon e vazhdon," tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj