LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi masa të menjëhershme për shtresat më në nevojë, duke nisur me vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve.

30 Maj 2026, 14:13 Nga DOSJA

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar prioritetet kryesore të programit politik të PD-së, duke vendosur në qendër ekonominë, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi masa të menjëhershme për shtresat më në nevojë, duke nisur me vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve.

Kreu i PD-së tha se programi i demokratëve parashikon mbështetje më të madhe për familjet, fëmijët dhe të rinjtë, duke garantuar pagesa për fëmijët, rrogë të plotë gjatë lejes së lindjes dhe politika për studimin, punësimin dhe strehimin e të rinjve. Berisha premtoi gjithashtu mbështetje të shtuar për fermerët, duke deklaruar se subvencionet për bujqësinë do të jenë disa herë më të larta se niveli aktual dhe ndër më të lartat në rajon.


Pjesë nga fjala e Berishës 

Por së pari do të japim përgjigjen vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri të tjera më të mëdha se çdo vend tjetër për kilometrat që ka. Ndaj dhe rikthemi tek ata të cilët numërojnë kafshatën.
Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishimin e pensioneve, me një objektiv, unë nuk them se do kapim Gjermaninë, se do kapim Italinë apo Francën, por them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet sepse kemi qenë, sepse ishim. Pra, vizioni ynë është shqiptarët më të paguarit dhe i garantoj të gjithë rrogëtarët në këtë vend se ata do paguhen më mirë se të gjithë të tjerët në këtë rajon.

Siguroj vogëlushët e Shqipërisë se sot në këtë narkoregjim, në këtë diktaturë autoritare janë viktimat më të shumta dhe më të pafajshme se kujdesi i parë dhe më i madh do jetë për ta. Se me pagesat për fëmijët dhe minimumin jetik, asnjë fëmijë nuk do jetë i kërcënuar në Shqipëri. Jo! Jo vetëm fëmijët, por nënat, merr fund gjysmërroga me lejet e lindjes. Rrogë e plotë për të gjithë periudhën. Të rinjtë shqiptarë, PD me programin e saj ka vetëm një qëllim dhe ndër më kryesorët, ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri. Por që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri, ata duan studime, duan punësim, duan strehim. Ne zotohemi në përparësi absolute në qëndrimin ndaj tyre.

Fermerët, që tani braktisin pasivisht fermat e tyre nga falimentimi, i garantoj se ata të cilët japin 20 përqind të prodhimit të këtij vendi dhe marrin vetëm 0.19 përqind sikur të ishin skllevër të shekullit të 19-të, do kenë mbështetje dhe subvencionet e shtetit të nivelit më të lartë, katër-pesë herë më të larta të nivelit më të lartë që ekzistojnë në rajon. Pa dyshim, ekonomia në vizionin tonë do të jetë themeli i programit. Miq, ne themeluam në Shqipëri ekonominë e tregut. Ne bëmë shumë gjëra për lirinë e tregut. Ne jemi forca politike e barrës fiskale më të ulët në Evropë dhe do mbetemi të tillë. Ne do shkatërrojmë ekonominë e tregut dhe do rivendosim ekonominë e tregut. Edi Rama me lobistët e tij të korruptuar përpiqet ta qortojë, pse flasim për narkoekonomi, pse flasim për narkoshtet.

Cilitdo shqiptari të ndershëm, cilitdo miku të Shqipërisë i kërkoj njerëzisht të kontrollojë, në cilin shtet në planet euro dhe dollari kanë thyer qafën më shumë, kanë rënë për tokë më shumë? Mund të mendojnë se ajo është Kolumbia. Mund të mendojnë se është Peruja. Jo, apo Meksika. Jo, jo! Shqipëria! Shqipëria e Rama-Dushkut, ka një rënie 32% të euros dhe dollarit. Një goditje fatale e eksporteve, kurse Meksika e ka vetëm 17%. Ne insistuam dhe u thamë miqve, partnerëve tanë se Edi Rama zgjedhjet i ka shndërruar në farsë. Dhe ua faktuam! Janë dy libra me 2500 faqe, me fakte, dokumente, video që tregojnë shëmtinë e farsës elektorale në Shqipëri. Ne nuk tërhiqemi! Ne do u faktojmë miqve tanë, se kjo është një narkodiktaturë, se ekonomia e Shqipërisë po shkatërrohet nga droga, se treguesi i ndërtimit, tre herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, është tregues i kokainës, se kullat që shihni në Tiranë janë monumente të shëmtuara të kokainës dhe drogës. Pra, edhe këtë betejë do e fitojmë ne!

Dhe këtë betejë nuk e bëjmë vetëm për veten tonë. Jo! Këtë betejë e bëjmë për çdo qytetar të lirë të Europës dhe të botës. Po po! Shqipëria është eksportuesi kryesor i krimit. Është eksportuesi i parë i kanabisit. Shqiptarët e Edi Ramës, të lidhur me Edi Ramën, janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Europa... nga Amerika Latine në Europë. Ata kontrollojnë portet e Durrësit, kontrollojnë vendin. Ata marrin vendime për gjithçka. Zero tolerancë! Me forcën e ligjit do ta shtypim krimin siç e kemi provuar. Kudo që ndodhet, në Tiranë, në Shqipëri, në Ekuador, në Bolivi, në të katër anët, në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe kudo! Këto banda, këta kriminelë do të japin llogari për krimin e shëmtuar që kryejnë ndaj Shqipërisë dhe kombeve të tjera. A e kemi faktuar ne këtë? E kemi faktuar ne këtë.

Ne në qeverisjet e mëparshme në 18 muaj i vumë para ligjit bandat më gjakësore. Ai fat i pret! Dje më thoshte një mik, një publicist i njohur amerikan me interesa shumë të veçanta në rajonin... Si do t'ia bëni? Si do t'ia bëjmë thashë? Po ta themi, thashë. Në 2005 e shpallëm si zotim kryesor zero tolerancë ndaj krimit. Dhe natyrisht gazetarët, qytetarët më pyesnin, po me se do i luftosh këto banda? Dhe unë u përgjigjesha, me policinë! Dhe tani prapë po të më pyesin, me policinë them prapë. Atë kohë, i them mikut tim, tre katër oficerë të lartë të policisë më kërkuan takim. Erdhën në zyrë dhe më thanë zoti kryeministër ne këtyre banditëve u dalim përballë shumë mirë. Por kemi vetëm një kërkesë. Urdhëro, u them unë. Kur ne ta nisim betejën, askush mos na pengojë.

Shikoni miq se cili ishte politika. Bashkë me banditët do shkojnë dhe politikanët që i kanë bërë ata të tillë. Po! Shtëpia do pastrohet! Shtëpia do pastrohet! Dhe unë ju jap fjalën pasi të pastrojmë policinë nga narkotrafikantët, do shihni ju se sa burra dhe gra, trima dhe guximtarë ka mes tyre, që janë të gatshëm t'i bëjnë zap këta kriminelë kudo që janë dhe kriminelët me kollaro që i frymëzojnë ata. Ripërtëritja jonë është lufta kundër korrupsionit. Ne do bëjmë çdo gjë për zbatimin... ligjin e konfliktit të interesit që Edi Rama e ka përjashtuar. Do bëjmë gjithçka për transparencën./Dosja.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet