Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sali Berisha u shpreh se me deklaratën e tij, kryeministri ka "shkelmuar" mbi qindra mijëra persona që u vranë gjatë kohës së luftës në Kosovë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama disa ditë më parë në samitin e Delphit në Athinë, ku kryesocialisti u shpreh se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se me deklaratën e tij, kryeministri ka "shkelmuar" mbi qindra mijëra persona që u vranë gjatë kohës së luftës në Kosovë.
"Me kushërirllëkun që njeh Edi Rama, kërkon të legjitimojë çdo pretendim serb në territoret shqiptare. Kërkon të vendosë në harresë të gjitha barbaritë serbe, shkelmon historinë, shkelmon të vërtetën, shkelmon çdo gjë me një formulë të dhënë nga Beogradi, për ta thënë në Athinë. Ku e bazon? E bazon vetëm në vasalitetin, në asgjë tjetër shqiptarët dhe serbët nuk janë kushërinj. Shqiptarët janë këtu që kur është krijuar kjo tokë. Serbët, sipas historisë së tyre, kanë ardhur këtu nga stepat në shekullin e gjashtë. Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhtinë e tij, në vasalitetin e tij ndaj Beogradit. Ky është një akt i dënueshëm, sikundër dënoj implikimin e tij në fushatë elektorale në vende të tjera,"-tha Berisha.
Më pas, ndër të tjera komentoi edhe artikullin e medias amerikane që analizoi pasojën e lidhjes së Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Pasi në artikull thuhej se Rama do të 'mënjanohej' nga presidenti Joe Biden, Berisha shtoi se pikërisht për këtë arsye, numri një i qeverisë dhe socialistët i shmangin debatet publike.
"Dje u denoncuan në median amerikane si fakt i pamohueshëm që shërbimet e këtij vendi kanë dosje të trasha droge dhe lidhjesh me krimin të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Por ky standard është standard diktatorial, i rrezikshëm për vendin. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve, u bëj thirrje socialistëve që të bëjnë presionin e duhur që ata të paraqiten në debate, qoftë edhe në sheshe publike. Qoftë pa media, vetëm me prani qytetarësh. Kandidatët tanë janë të gatshëm në çdo orë të ditës dhe natës, në çdo kohë, të ballafaqohen me rivalët e tyre të Rilindjes. U bëj thirrje studiove televizive të heqin dorë nga thirrja njëri pas tjetrit të kandidatëve. Të kontribuojnë edhe ato me mundësinë që kanë, me pushtetin e tyre, që të zhvillohet debati dhe jo të vijnë për recitime. Që të ballafaqohen kandidatët dhe jo të pranojnë deklaratat shabllone të Erion Veliajt,"-shtoi ai.
FJALA E PLOTË E KRYEDEMOKRATIT:
Unë besoj se transparenca dhe përgjegjësia përpara qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet midis kandidatëve që garojnë për kryetar bashkie. Midis këshilltarëve të parë, që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale. Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë, të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindësit dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, për asnjë lloj transparence. Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë. Ka në bazë vjedhjen e miliarda miliarda eurove me tendera në masën 90 përqind në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Refuzimi i debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin. Ky refuzim ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve. A mund të imagjinoni ju të dalë përpara qytetarëve Edi Rama, në debat me Sali Berishën? Ky është një rast i artë për qytetarët shqiptarë, për t’u njohur me të gjitha aferat me dokumente zyrtarë, që mbajnë firma e vula të vjedhjes së Edi Ramës. Me të gjithë tenderat e fituar nga baxhanaku dhe thjeshtra e tij në kundërshtim flagrant me ligjet. Është një rast për t’u njohur qytetarët shqiptarë, për të gjitha pasuritë e tij dhe larjen e parave në këto pasuri të Edi Ramës. Origjina e parave për ndërtimin e pallatit në pajë pesëkatësh në sheshin e pallateve në Tiranë. Pallatit famoz për të cilin nuk ekziston asnjë faturë e asnjë lloji përveçse një larje parash e pastër, e qartë. Po kështu, me sarajet e Surrelit, 720 metër linear të gjata themele. 5 mijë metër katror parku përreth shtëpisë me ullinj që shkojnë të shkulur anekënd vendit dhe që shkojnë dhjetëra mos qindra mijëra euro. Pra, Edi Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Lidhjet e tmerrshme me klanet e drogës, të cilat edhe dje u denoncuan në median amerikane si fakt i pamohueshëm që shërbimet e këtij vendi kanë dosje të trasha droge dhe lidhjesh me krimin të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Por ky standard është standard diktatorial, i rrezikshëm për vendin. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve, u bëj thirrje socialistëve që të bëjnë presionin e duhur që ata të paraqiten në debate, qoftë edhe në sheshe publike. Qoftë pa media, vetëm me prani qytetarësh. Kandidatët tanë janë të gatshëm në çdo orë të ditës dhe natës, në çdo kohë, të ballafaqohen me rivalët e tyre të Rilindjes. U bëj thirrje studiove televizive të heqin dorë nga thirrja njëri pas tjetrit të kandidatëve. Të kontribuojnë edhe ato me mundësinë që kanë, me pushtetin e tyre, që të zhvillohet debati dhe jo të vijnë për recitime. Që të ballafaqohen kandidatët dhe jo të pranojnë deklaratat shabllone të Erion Veliajt që thotë se i ka mbjellë në Bizë fidanët, faturat për të cilët i ka vjedhur. I bëj thirrje të ballafaqohen kandidatët, se këta nuk kanë asnjë interes. Analizat e ujit dhe të ajrit të Tiranës janë të tmerrshme. Erion Veliaj kalon nga studio në studio dhe mashtron duke deklaruar analiza që i ka bërë një OJQ që nuk ia tregon as emrin, as kampionin. Po kështu Elbasani, Durrësi, Shkodra. Edhe në Shkodër, ja urdhëro. Ne kemi kandidatin tonë, kryetarin aktual. Këta janë sekti i territ. Këta kanë zgjedhur terrin për qytetarët. Unë mendoj se nuk duhet të jetë ky qëndrimi që duhet të mbajnë ata që kërkojnë votën nga qytetarët. Sot, unë këtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën antishqiptare në Athinë të Edi Ramës. Për herë të parë në tërë historinë e Shqipërisë, në tërë historinë e Ballkanit dhe botës, një njeri i papërgjegjshëm deklaron se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj. Për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj kombit shqiptar, ai arrin të shkelmojë mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbë, të quajë gjenocidet serbe si gjenocide të kryera mes kushërinjve. Një mendje njerëzore më antishqiptare se kjo nuk mund të bëhet. Me kushërirllëkun që njeh Edi Rama, kërkon të legjitimojë çdo pretendim serb në territoret shqiptare. Kërkon të vendosë në harresë të gjitha barbaritë serbe, shkelmon historinë, shkelmon të vërtetën, shkelmon çdo gjë me një formulë të dhënë nga Beogradi, për ta thënë në Athinë. Ku e bazon? E bazon vetëm në vasalitetin, në asgjë tjetër shqiptarët dhe serbët nuk janë kushërinj. Shqiptarët janë këtu që kur është krijuar kjo tokë. Serbët, sipas historisë së tyre, kanë ardhur këtu nga stepat në shekullin e gjashtë. Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhtinë e tij, në vasalitetin e tij ndaj Beogradit. Ky është një akt i dënueshëm, sikundër dënoj implikimin e tij në fushatë elektorale në vende të tjera. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, por garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike si hajduti, si qeveritari që vodhi më shumë shqiptarët në historinë e tyre. Njëkohësisht edhe si qeveritari që shkelmoi si tradhtar, interesat e tyre kombëtare, interesat e tyre qytetare.
Bardh Spahia SHKODËR- Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit Berisha-Meta akuzon Qeverinë...
Bardhi dhe Logu TIRANË- Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, avokati i deputetëve të Partisë Demokratike, Ma...
Foto ilustruese Bashkia e Tropojës, një bastion historik i së djathtës, përballet me sfidat e zhvillimit të turizmit dhe emig...
Gazment Bardhi TIRANË-Seanca e sotme në Kushtetuese për ndërtimet pa leje është shoqëruar me debate. Gjatë fjal&eum...
Marash Logu TIRANË- Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike, përmes avokatit Marash Logut, k&...
Vota Mati, garë e hapur mes demokratëve dhe socialistëve Në vitin 2011, qyteti i vogël i Burrelit në krahinën e Matit b...
Delina Ibrahimaj TIRANE- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka bërë bi...
Gjykata Kushtetuese TIRANË-Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për...
Edi Rama KORÇË-Ditën e sotme u zhvillua ceremonia për përzgjedhjen e fituesit për Konkursin Ndërkombëtar për...
Emirjana Sako DURRËS- Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka mohuar të përgjigjet nëse është ndjerë e shantazhu...