LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD do të ketë përparësi betejën kundër diskriminimit të grave dhe vajzave në Shqipëri

Berisha tha po ashtu se gruaja shqiptare përballet në diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen.

8 Mars 2024, 19:21 Nga M.B
Berisha: PD do të ketë përparësi betejën kundër
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot para mbështetësve të tij se sot gruaja shqiptare përballet me murin në rritje të patriarkisë. Berisha tha po ashtu se gruaja shqiptare përballet në diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen.

Ai shtoi se për PD-në nuk do të ketë përparësi më absolute se sa beteja e pamëshirë kundër diskriminimit të burrit me gruan, vëllait me motrën, babait me nënën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq!
Me këtë vetëdije PD në pushtet u angazhua në një betejë të vendosur kundër pasojave të murit të patriarkisë. Në vitin 2006, diskriminimi mes vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas, nënës dhe babait, në rrafshin financiar arrinte në një diferencë 36% në rroga. Por të betuar për të bërë gjithçka kundër këtij muri, edhe sot ndjehem i lehtësuar sepse kjo diferencë pas 8 vitesh qeverisje të PD-së zbriti në 17.8 %. Arriti në nivelin Europian.
Përsëri kjo sot kjo diferencë është rritur në mënyrë të neveritshme. Ky dhjetëvjeçar ishte 10-vjeçari kulmor i dhunës primitive të burrave, por dhe të shtetit ndaj grave, qëndrimit indiferent ndaj kësaj dhune, qëndrimit patriarkal ndaj kësaj dhune.

Sot gruaja shqiptare përballet me dy të këqija të mëdha. Përballet sërish me murin në rritje të patriarkisë.
Përballet në diktaturën e bazuar në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen. Është ajo e cila çdo mëngjes, çdo drekë dhe darkë, vuan e para pasojat e tiranisë së varfësirë, e tiranisë së mjerimit.
Është ajo që vuan më shumë se të tjerët, mjedisin narkotik të krijuar nga politika e kanabizimit të plotë të Shqipërisë nga Edi Rama. Është ajo që mban brengën e madhe të përcjelljes së fëmijëve në dhera të tjera.

Pra dy janë të këqijat e mëdha me të cilat përballet sot, nëna, motra, gruaja e vajza shqiptare, por përsëri e thatë shumë bukur, e thanë bukur oratoret e shkëlqyera që folën para meje: po të kishte një emër tjetër gruaja do të quhej heroinë se në të vërtetë të tilla janë. Askush nuk përballet me më fuqi me të keqen se sa nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona. Ndaj dhe unë shfrytëzoj këtë rast duke garantuar se për PD-në nuk do të ketë përparësi më absolute se sa beteja e pamëshirë kundër diskriminimit të burrit me gruan, vëllait me motrën, babait me nënën. Në këtë kontekst do të bëjmë gjithçka për barazi reale gjinore. Do të bëjmë gjithçka që fëmijët të rriten, edukohen në kushte e mjedise normale. Do të bëjmë gjithçka që gratë dhe vajzat tona të mund të shpalosin potencialin e jashtëzakonshëm që ato mbartin në vetvete, për veten, familjen dhe kombin shqiptar e Shqipërinë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet