LIVE UPDATES
Politike

Ministri Salla në Dibër: Zgjerim i mbështetjes për bujqësinë dhe shtrirje kombëtare e modelit të bashkëpunimit të fermerëve

Takimi u fokusua në rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e sektorit dhe përpjekjet për arritjen e standardeve të prodhimit sipas kërkesave të tregut të Bashkimit Europian.

25 Prill 2026, 11:44 Nga I.A
Ministri Salla në Dibër: Zgjerim i mbështetjes për
Andis Salla

DIBËR- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, drejtuesin politik të qarkut Dibër, Ulsi Manja, dhe Kryetarin e Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët e zonës, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Takimi u fokusua në rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e sektorit dhe përpjekjet për arritjen e standardeve të prodhimit sipas kërkesave të tregut të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi rëndësinë e organizimit të fermerëve përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), duke e cilësuar modelin e Dibrës si një shembull konkret suksesi, veçanërisht në sektorin e fruta-perimeve.

“Kemi filluar tashmë me modele konkrete në Dibër, ku përmes SHBB-ve fermerët bashkohen dhe krijojnë më shumë vlerë për prodhimin e tyre,” u shpreh ai, teksa bëri të ditur se ky projekt mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Banka Botërore, ndërsa tashmë janë lidhur kontrata me subjekte që grumbullojnë dhe tregtojnë prodhimet përmes këtyre strukturave.

Ministri Salla nënvizoi gjithashtu rëndësinë e teknologjisë në bujqësi, duke theksuar se në Dibër po zbatohet një model pilot me sensorë inteligjentë që monitorojnë sipërfaqet bujqësore në kohë reale. Sipas Ministrit Salla, këta sensorë japin informacion për vaditjen, spërkatjen, plehërimin dhe kushtet atmosferike, ndërsa synohet që ky sistem të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke u ofruar fermerëve akses në të dhëna përmes telefonit ose aplikacioneve digjitale.

Ministri prezantoi gjithashtu risitë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për bujqësinë, duke bërë të ditur se buxheti i saj është 5.2 miliardë lekë dhe përfshin mbështetje për një gamë të gjerë sektorësh. Në sektorin e bletarisë, Ministri Salla tha se subvencioni për koshere është dyfishuar nga 10 mijë lekë në 20 mijë lekë, ndërsa theksoi se mbështetja është zgjeruar edhe për blegtorinë, duke ulur pragun minimal të përfitimit nga 100 në 50 krerë, si dhe duke rritur subvencionet për bagëtitë.

Ministri Salla informoi gjithashtu për mbështetjen për ndërtimin e staneve deri në 30 mijë euro, si dhe grantet deri në 10 mijë euro për të rinjtë që duan të investojnë në bujqësi, me qëllim nxitjen e sipërmarrjes së re në zonat rurale. Më tej, Ministri Salla bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë mbështetur rreth 440 aplikime në sektorë të ndryshëm, përfshirë mekanizimin bujqësor dhe agroturizmin, ndërsa këtë vit fondi i përgjithshëm arrin në 52 milionë euro.

Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e formalizimit të shitjeve përmes faturimit, duke nënvizuar se fermerët do të përfitojnë kompensim financiar në bazë të sipërfaqes së punuar dhe të produkteve të tregtuara, proces që ka nisur nga 1 janari dhe do të vijojë deri më 31 dhjetor. Ministri theksoi se ngritja e mëtejshme e strukturave të përbashkëta të fermerëve dhe modernizimi i prodhimit do të ndihmojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga tregu i Bashkimit Europian./Dosja.al

andis salla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet