LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk kam asnjë sygjerim që Veliaj të bëhet pentito, por nuk jam për procese mafioze, por për procese gjyqësore

Lideri i opzitës u shpreh se ai beson në drejtësinë ligjore dhe jo në procese mafioze, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet ky rast.

21 Mars 2025, 15:01 Nga E. D
Berisha: Nuk kam asnjë sygjerim që Veliaj të bëhet pentito,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka deklaruar se nuk ka asnjë komunikim dhe asnjë sugjerim për kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me çështjet që po e përfshijnë këtë të fundit. Lideri i opzitës u shpreh se ai beson në drejtësinë ligjore dhe jo në procese mafioze, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet ky rast. Ai ka dënuar gjithashtu kërcënimet dhe presionet ndaj institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar një proces të drejtë dhe transparent.

"Të siguroj se në mënyrë absolute nuk kam asnjë komunikim me të, se nuk kam asnjë sygjerim për të, të bëhet pentito apo të mos bëhet pentito, se jam i bindur se afera për të cilën është akuzuar, është thjeshtë ¼ apo 1/5 e atyre që duhej të akuzohej. Por një gjë do e them këtu. Si njeri që beson në mënyrën më të palëkundur në liritë dhe të drejtat e njeriut, unë qëndroj se cilido qoftë, çdo kundërshtar i imi apo kushto qoftë ai, meriton trajtimin ligjor në përputhje me kodet dhe kushtetutën e vendit. Çdo devijim nga ky, është një banditizëm i turpshëm.
Tani, unë nuk bëj avokatin e tij, kurrë e kurrës. Por për cilindo shqiptar që i dhunohen të drejtat nga sistemi i drejtësisë, se çfarë u bë ky procesi i Veliajt, u bë një proces qeveri-bashki.
Ky e nisi duke sulmuar prokurorin, unë e dënova.

I dënova sulmet ndaj prokurorit, aq më tepër kur mora vesh se ka kërcënuar dhe djalin e tij, unë prap e dënova. Megjithëse djali i këtij Olsit, që qenka pro nesh gjoja, qënka kandidat për deputet i PS-së në Durrës. Nuk e kam verifikuar, por kështu më thanë të paktën. Unë nuk mund ta pranoj ti kërcënosh fëmijët tjetrit, nuk mund të pranoj as të përdorësh atë gjuhë, nuk mund të pranoj kurrë skena, si ato të Medelinit në Kolumbi të 1983. Jo.
Të gjitha këto ndodhën para zyve tanë. Të gjitha rezultojnë se, kur fajëson ti mund ti hedhësh çdo baltë atij që është në pozicion, por ajo nuk është llogjikë, sepse siç e di ti, ai ishte në qeli, por policia që varet nga Edi Rama nuk bëri asnjë akt për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët në atë proces gjyqësor. Nuk varet nga Erion Veliaj policia.

Të them unë që e urdhëroi Erioni policinë, nuk e them dot unë atë, dhe duhet të jemi korrekt me qytetarin se kemi raporte me qytetarin. Të them tani, unë ju kam njoftuar, unë jam i lirë sepse u kam njoftuar ju këtu për çdo akt. Çfarë donte Ulzi Manja, a është proces me prokurorë e gjykatës, apo me ministra e kryeministra. A e ka mohuar Ulzi Manja që i ka shkuar në takim, nuk e ka mohuar. Çfarë donte Xhevdet Troplini në takim me të? A e ka mohuar Xhevdet Troplini se ka qenë me të? Nuk e ka mohuar. Tani më thuaj ti mua, e mbroj unë atë kur denoncoj? Jo, unë mbroj ligjin dhe kushtetutën. Po Erion Veliaj të jesh i sigurtë, unë mbroj ligjin dhe kushtetutën. Se ligji dhe kushtetuta nuk i lejojnë këto.

E kanë regjistruar. Mu duk, por nuk bëri një komunikatë zyrtare se, edhe Skapi përdor ca gazetarë dhe dizinformon me ta. Skapi, kur unë thashë se, ka marrë autorizim nga gjykata për ta regjistruar, po tha kemi marrë, por nuk nxorri asnjë dokument, nuk nxori as zëdhënësin, por rrjedh tek spiunët e vet në media. Mirë paskan marrë, se nuk them unë se, normale është gjykata jep atë autorizim. Ja lajmi i fundit. Anduela Ristani shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Alban Dokushi. Urdhëro, një njeri pa asnjë autoritet, pa asnjë lloj autoriteti nga këshilli bashkiak, i emëruar në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën nga Edi Rama merr në dorë bashkinë për llogari të Edi Ramës. Unë nuk jam dakord për këtë. A mund të biem dakord që të mos respektojmë ligjet?

A mund të pranoj unë që statuset të shkruhen nga Endri Fuga, vetëm e vetëm se, Edi Ramës i shpërthejnë ujërat e zeza në gojë, për të sulmuar Sali Berishën etj. Nuk mund ta pranoj një gjë të tillë, të themi atë që është.
Prandaj çfarë po kërkoj në fund të fundit. Unë po kërkoj që Avokati i Popullit të shkojë e të hetojë, se normalisht këtë duhet ta hetonte në mënyrë të paanshme prokuroria. Çfarë deshte Ulzi Manja atje? Si mund të shkojë. Çfarë deshte Xhevdet Troplini atje, si mund të shkojë. Si komunikuan dhe me Erion Veliajn që e njoftuan se, je shkarkuar prandaj ndrysho vendimin. Unë e kuptoj dhe kanë shumë të drejtë ta hetojnë Erion Veliaj për ato kërcënime që ka bërë dhe përpjekjet e tij, shpifjet.

2 milionë euro, thotë i ka dhënë Belinda në Greqi Olsi Dados. Trillim komplet dhe ai meriton të dënohet për këto. Ose kërcënime që thotë për Maznikun. Mazniku dhe Ulziu se ato të dy janë marrë. Sepse ai e di që Mazniku është gjer te veshët në çështjen e ‘5D’ dhe nuk e hetojnë. A tregon ky rast një gjë, një proces mafioz. Unë nuk jam për procese mafioze, jam për procese gjyqësore të bazuar në ligj dhe norma. Këtu e kam të gjithë problemin.
Edhe Lefterin kur e kanë kërcënuar, e kam denoncuar, pse ta kërcënon atë aty, lejeni. Tani mua më vijnë mesazhe, jo e kanë droguar. Ku ta di unë e kanë droguar apo jo. Pra japin shumë variante sepse njerëzit e kanë shumë të vështirë të imagjinojnë, se çfarë ndodhi me këtë që mori kthesë të plotë. Hajde gjeje," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet