Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha nënvizoi se në 32 vite, në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol jetik
TIRANE- I pranishëm në konferencën “Revolta e Spaçit, 50 vjet kujtesë kundër harresës”, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj force politike. Berisha nënvizoi se në 32 vite, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol jetik. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Frymëzimi nga kjo ngjarje, inspirimi i njeriut nga kjo ngjarje, nga sakrifica sublime dhe heroizmi i Skënder Dajës, Dervish Pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm për njeriun.
Sot ne i nderojmë ata në 50-vjetorin e rënies dhe ndërkohë që në krye në pushtet, qëndrojnë pasardhësit e atyre xhelatëve që ekzekutuan me gjyq special në kampin e Spaçit heronjtë e kësaj revolte. Dhe që i dënuan mbi 80 prej tyre me dënime nga më të rëndat.
Në 32 vite, e kam thënë dhe e them, në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj partie.
Në këtë kontekst, unë dua t’u siguroj ju, dua të siguroj këtë shtresë se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
Sikundër, si parti e vlerave konservatore, e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, e lirisë kombëtare, PD konsideron lumenjtë e sakrificave të të burgosurve dhe përndjekurve politike, si themelet e saj. Si trashëgiminë e saj më të ndritur.
Në këtë kontekst, pa diskutim PD, me gjithë përpjekjet që ajo ka bërë, në programin e saj, do ridimensionojë fuqishëm të gjithë qëndrimet ndaj kësaj sakrifice kombëtare që u bë nga qindra-mijëra shqiptarë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ose kaluan rininë apo jetën e tyre në burgjet apo kampet e përqendrimit të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë.
Kam vlerësimin më të madh për të gjithë ata të përndjekur, të burgosur, që në parimin e madh ‘rrno për me tregue’, po shkruajnë, kanë shkruar, kanë publikuar dhe publikojnë dëshmitë e tyre. Ato janë dhe do jenë një monument madhështor i shpirtit të pamposhtur të shoqërisë shqiptare. Se pjesa tjetër u nënshtrua, kjo është fakt.
Por me historitë, me veprat e tyre po krijojnë, po mbushin një boshllëk të tmerrshëm që ekzistonte. Natyrisht, e gjithë historia e falsifikuar, letërsia e glorifikimit të të keqes, arkivohet në arkivat e antivlerave të një kombi”, tha Berisha.
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi në Komisionin e Ligjeve vështirësitë që p...
Saimir Korreshi dhe Dhurata Cupi TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Deputetja demokrate Dhurata Çupi k&e...
Sali Berisha TIRANE- Në konferencën “Revolta e Spaçit, 50 vjet kujtesë kundër harresës”, kryetari i PD-së...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Socialisti Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për projektligjin për rritjen e pagave. Gjatë komisionit të Ligjeve...
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku shpjegoi se proje...
Komisioni TIRANË- Komisioni i Ligjeve u shoqërua ditën e sotme me debate. Në nisje të saj, deputetja demokrate, Dhurata Çup...
Vezhguesit e LB TIRANE- Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati i renditur i treti në Tiranë për numër votash k...
Pamje nga video e shperndare TIRANE- Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë deklaron sot se rezultati i 14 majit nuk ishte një...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme pritej të mblidhej kryesia e Partisë Demokratike, pasi u paralajmërua nga Enkelejd Alibeaj ...
gjkko TIRANË- Seanca e zhvilluar për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s...