Gjyqi për Erion Veliajn/ Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon. Seanca e radhë mbahet më 21 korrik
Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet ...
Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet ...
“Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë”/ Protestuesi: Një kongresmen...
Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit 6 Korrik, 18:21 P...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
• Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme. • Vetë veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa nuk ishin të pranishëm në sallë, por u përfaqësuan nga mbrojtja e tyre. • Gjatë seancës Xoxa ka kërkuar shtyerjen e seancës dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë, pas lindjes së fëmijës. • Avokati i të pandehurës, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. • Sipas Brahimllarit, gjendja shëndetësore e Xoxës nuk i mundëson një pjesëmarrje në proces. • Edhe vetë Xoxa ka argumentuar me anë të një kërkese se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë. • Nga ana tjetër, SPAK e kundërshtoi kërkesën e Xoxës, duke i kërkuar GJKKO që ta ndajë çështjen e saj nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. • Por GJKKO pasi u tërhoq për vendim rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 2 muaj dhe vendosi shtyrjen e seancës për në 21 korrik, ora 10:00, për t'i dhënë mundësi që të jetë e pranishme në proces.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës. Për t'i dhënë mundësi Xoxës që të marrë pjesë në seancë, GJKKO ka shtyrë edhe seanca e sotme, duke caktuar të rradhës më 21 korrik, ora 10:00. Bashkëshortja e kryebashkiakut kërkoi pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë pas lindjes së fëmijës.
Nga ana tjetër edhe avokati, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. SPAK ndërkohë la në vlerësimin e gjykatës mundësinë për ndarjen e çështjes nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, por gjykata e rrëzoi./Dosja.al
TIRANË- Pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, SPAK deklaroi se nëse gjykata e vlerëson të arsyeshme, mund të ndajë çështjen nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Por, mbrojtja e Xoxës ka vijuar duke kërkuar pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me argumentitn se ajo është me leje lindje.
Avokati i Xoxës deklaroi se ajo ka lindur me operacion cezarian më 29 qershor dhe ndodhet me raport mjekësor dhe sipas tij duhet të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi deri në përfundimin e periudhës së lejes së lindjes.
“Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit. Ka raste kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore dhe pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e një nëne që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, ligji kërkon shtyrjen e seancës dhe pezullimin e gjykimit”, u shpreh mbrojtja./Dosja.al
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kërkuar pas lindjes së fëmijës shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë sipas raportit shëndetësor. Avokati i të pandehurës, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. Sipas Brahimllarit, vullneti i Xoxës është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk i mundëson një pjesëmarrje në proces.
"Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t'u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive. Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne", tha avokati Gurali Brahimllari.
Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë.
"Kërkoj të jem personalisht e pranishme dhe nuk autorizoj mbrojtësit e mi të vijojnë mbrojtjen time pa praninë time", ka thënë Xoxa përmes një deklarate.
Nga ana tjetër, SPAK e ka kundërshtuar kërkesën e Xoxës, duke i kërkuar GJKKO që ta ndajë çështjen e saj nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Prokurori Altin Dumani deklaroi se janë krijuar kushtet për vijimin e procesit gjyqësor dhe se kërkesa e avokatëve të të pandehurës për pezullimin e gjykimit deri në përfundimin e lejes së lindjes nuk parashikohet nga ligji. Duke folur për kërkesën e Xoxës për të qenë e pranishme në proces, Dumani tha se ligji i referohet vetëm shtyrjes së seancës, ndërsa pezullimi i gjykimit nuk është një masë e parashikuar në këtë rast.
Altin Dumani: Ne mendojmë se janë kushtet për vijimin e procesit gjyqësor. Lidhur me kërkesën e Xoxës, ligji i referohet shtyrjes së seancës, ndërsa avokatët kanë kërkuar pezullimin e gjykimit deri në përfundimin e lejes së lindjes. Ligji nuk parashikon diçka të tillë. Por jemi në kushtet kur e pandehura shprehet se dëshiron të jetë e pranishme. Ky shqyrtim gjyqësor ka nisur në shtator të vitit të kaluar dhe ajo nuk ka qenë e pranishme në asnjë seancë. Nëse gjykata e konsideron të nevojshme praninë e Xoxës, atëherë të ndahet çështja për të.
Gurali Brahimllari: Kundërshtojmë qëndrimin e Prokurorisë, pasi ligji parashikon zhvillimin e pandërprerë të gjykimit. Megjithatë, pezullimi i shqyrtimit parashikohet në raste të caktuara, si kur kryhet një ekspertim apo një vlerësim i gjendjes mendore të të pandehurit. Pra, ka raste kur pezullimi përcaktohet shprehimisht. Në kushtet kur nëna ka kryer lindje me prerje cezariane, jemi në një situatë të tillë. Përderisa ajo është me raport mjekësor, të përcaktuar nga mjeku, si çdo nënë në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë të pranohet kërkesa për shtyrjen dhe pezullimin e procesit. Nëse gjykata vlerëson ta ndajë çështjen, kjo nuk do të ishte ekonomike.
Maksim Haxhia: Nuk është argument fakti që herë vjen e herë nuk vjen. Kjo nuk ka lidhje.
Gurali Brahimllari: Nëse gjykata vlerëson ta ndajë çështjen, le ta ndajë, por synimi ynë është garantimi i një mbrojtjeje efektive. Ajo është në bashkëpunim me bashkëshortin dhe të pandehurit e tjerë, ndaj çështja nuk mund të ndahet. Megjithatë, vendimin e ka gjykata./Dosja.al
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme. Bëhet me dije se vetë Veliaj nuk është i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, pasi ka refuzuar të qëndrojë në kafazin e xhamtë. Kryebashkiaku ka dërguar një deklaratë përpara gjykatës, ku ka bërë të ditur se dëshiron të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Në sallën e gjyqit nuk ndodhet as bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, por përfaqësohet nga avokati i saj. Pas lindjes së fëmijës, Xoxa ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë sipas raportit shëndetësor.
"Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t'u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive.
Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne", tha avokati Gurali Brahimllari./Dosja.al