DOKUMENTI/ Spiropali propozon "Marrëveshjen e Re për Shqipërinë", kërkon reformim të PS-së dhe dialog kombëtar
Spiropali publikon mocionin për “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”/ Ndryshime rrënjësore në...
Spiropali publikon mocionin për “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”/ Ndryshime rrënjësore në...
Seancë plenare në Kuvend/ Policia blindon ambientet, por qytetarët mungojnë (VIDEO) 16 Korrik, 10:21 Kuven...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
Në një prononcim për gazetarët pas mbylljes së votimeve, Berisha hodhi poshtë akuzat për mungesë të hapësirës për zërat kritikë brenda partisë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbrojtur proceset e brendshme zgjedhore në PD, duke i cilësuar ato si të vetmet që respektojnë standardet e transparencës përballë opinionit publik.
Në një prononcim për gazetarët pas mbylljes së votimeve, Berisha hodhi poshtë akuzat për mungesë të hapësirës për zërat kritikë brenda partisë.
I pyetur për tensionet e regjistruara gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku disa zëra kritikë nuk patën mundësi të shpreheshin, Berisha sqaroi se çdo procedurë është e përcaktuar qartë në Statut dhe se askujt nuk i mohohet e drejta për t'u shprehur, për sa kohë respektohen rregullat.
*Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni kritika, jeni Parti Demokratike, liberale... por sot asnjë zë kundër nuk u la të fliste...*
*Sali Berisha:* E ka gabim. Lësh të flasë, pa diskutim, dhe nuk i mohohet askujt. Çdo njeri shpreh mendimin. Por ka një moment. Unë ia thashë edhe çdo anëtari të Këshillit Kombëtar, në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë. Të paraqesë rezolutë, të paraqitet, vetëm se rezoluta në statut është e përcaktuar si paraqitet.
*Pyetje: Duhet të jetë e mirëpërcaktuar nga anëtarësia se çfarë propozon?*
*Sali Berisha:* Ja pra, prandaj, në rastin konkret, unë i kam kthyer një përgjigje sot paradite për kërkesën e tij. Tani në qoftë se bëjmë gjëra jashtë statutit, atëherë nuk është kompetencë e imja. Detyra ime është të mos i mohoj asnjë të drejtë asnjë njeriu në përputhje me atë statut që e kemi miratuar bashkërisht. Nuk ka asgjë tjetër.
Faleminderit. Ju do ta gdhini këtu sot, prisni rezultatin? Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Kjo është e vetmja forcë politike që votën e paraqet para jush.
*Pyetje: Te referendumi i kryetarit nuk kishte kaq transparente...*
*Sali Berisha:* Te referendumi i kryetarit i intereson gjithë Shqipërisë apo jo. Megjithatë dolën mbi 1 mijë e sa kundër kryetarit? Po dolën. Më duket se mbi 1500. I përshëndes. Nuk ka asnjë lloj fshehjeje. Por votat tona tregohen, kurse ai tjetri që nga 2009 ka ekzekutuar votën.
*Pyetje: Çfarë të gjithë fituese, zoti Berisha sipas statutit. Partia fituese nuk ekzekuton votën...*
*Sali Berisha:* Jo, nuk ka. Aty s'votohet për asgjë. Ah atëherë jo, nuk e kanë bërë kështu të jesh i sigurt. Në statut ajo është parti komuniste. Por ama do dish, edhe kur ishte partia e punës, votonte. Votonte natyrisht sipas përcaktimeve ata. E emëronin sekretarin e parë, e emëronte Enver Hoxha dhe byroja politike, por mblidhej aktivi dhe votonin. Votonin formalisht po votonin. Kurse këtu nuk ka sekretari i parë dhe Enver Hoxha i tyre nuk nxjerr fare për votim, e emëron dhe ti je këtu, thotë s'ka. Kjo s'ka gjë më antidemokratike. Ndaj dhe janë këto protesta kundër kësaj diktature autokratike të urryer, kaq shumë për popullin shqiptar dhe për Evropën dhe botën.
Faleminderit.", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka denoncuar publikisht atë që ajo e cilëson si shkelje të r&eum...
Lumir Abdixhiku, KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se detyrohet që të ndërpres&eum...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka mbyllur sot një proces vendimtar të konstituimit të institucioneve të saj drejtues...
Aleksandar Vuçiq TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik se deklarata e ministres së...
Selia PD TIRANË- Në selinë blu po vijon procesi i votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eum...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë theksin te nevoja për një modernizim të thellë të f...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për mbështetjen e protestës q&eu...
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të...
TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kry...