LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot Kuvend/ 'Blindohet' parlamenti me autobotë dhe forca policore, mungojnë qytetarët! Opozita bojkoton sërish seancën plenare

• Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, ndërsa opozita ka vijuar bojkotin e paralajmëruar. • Mësohet se, ambientet përreth Parlamentit janë mbushur me forca të shumta policore dhe autobotë me ujë, si masë sigurie në ditën e 47-të të protestave. • Pavarësisht "blindimit" të institucionit, situata para tij mbetet e qetë dhe pa prani të protestuesve. • Këto masa vijnë pas incidenteve të dhunshme në seancat e kaluara, ku përplasjet me policinë çuan në arrestime të shumta. • Mësohet se, seanca do të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

5 artikuj për këtë temë.

42 MINUTA ME PARE

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Sot Kuvend/ 'Blindohet' parlamenti me autobotë dhe forca
Taulant Balla

TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin për turizmin, ku një nga masat kryesore parashikon pezullimin e punimeve të ndërtimit në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik. Drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha në Kuvend se nisma synon të përmirësojë cilësinë e ofertës turistike dhe të krijojë kushte më të mira për pushuesit.

Shqipëria jonë po zhvillon një sezon turistik përtej sezonit veror. Në shumë zona turistike vazhdojnë proceset ndërtimore ngjitur me hotelet, duke pamundësuar pushimin për pushuesit. Për këtë arsye kemi propozuar që, përmes projektligjit për turizmin, të pezullohen punimet e ndërtimit gjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar një zhvillim më të qetë dhe një cilësi më të lartë të ofertës turistike”, u shpreh Balla.

Ai u ndal edhe te standardizimi i strukturave akomoduese, duke theksuar se kategorizimi me yje nuk duhet të bëhet me vetëdeklarim nga pronarët e hoteleve, por përmes një procesi të kontrolluar dhe të standardizuar.

“Sistemi i integruar i regjistrimit të personave që akomodohen në strukturat hoteliere është një standard që duhet ta kemi edhe në Shqipëri”, deklaroi ai./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Sot Kuvend/ 'Blindohet' parlamenti me autobotë dhe forca
Redi Muçi

TIRANË– Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe debate të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratave kërcënuese të zyrtarëve serbë për Kosovën.

Deputeti Redi Muçi, i pari që mori fjalën, akuzoi kryeministrin Edi Rama për heshtje të pajustifikueshme përballë kërcënimeve për "spastrim etnik".

Muçi solli në vëmendje deklaratat e ministres serbe, Snežana Paunović, e cila ka paralajmëruar spastrim etnik në Kosovë, si dhe mbështetjen e shprehur nga Ivica Daçiç për këtë qëndrim.

"Çfarë pret kryeministri për të reaguar për deklaratën e ministres serbe dhe mbështetjes së dhënë ndaj kësaj deklarate nga Daçiç, ndërsa Kosova e ka shpallur zonjën non grata. Spastrimi etnik është shpallur krim kundër njerëzimit. Deklarata të tilla shoviniste shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ku shkruhet se mbrohen të drejtat e popullit shqiptar që jetojnë jashtë saj.Nëse Rama nuk mban qëndrim për këtë deklaratë, për çfarë do të mbajë? u shpreh Muçi./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Seancë plenare në Kuvend/ Policia blindon ambientet, por qytetarët mungojnë (VIDEO)

Sot Kuvend/ 'Blindohet' parlamenti me autobotë dhe forca

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë është zgjuar sot nën masa të rrepta sigurie, ndërsa vendi ndodhet në ditën e 47-të të revoltës popullore që kërkon dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Në ambientet përreth institucionit ligjvënës janë instaluar forca të shumta policore, ndërsa nuk kanë munguar as autobotet me ujë, të cilat janë pozicionuar në gatishmëri të plotë përballë Parlamentit.

Megjithatë, përkundër klimës së tensionuar të krijuar nga prania e shtuar e forcave të rendit, në oborrin e Parlamentit dhe në perimetrin përreth nuk është raportuar asnjë prani protestuesish./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë

Sot Kuvend/ 'Blindohet' parlamenti me autobotë dhe forca
Elisa Spiropali

TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për një marrëveshje të re për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se dokumenti nuk është vetëm i saj, por është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së.

Sipas Spiropalit, një marrëveshje e re nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe të shoqërisë.

“E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali.

Spiropali tha se të rinjtë janë në pararojë të kërkesave për ndryshim dhe se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë mundësinë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.

Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që mazhoranca dhe PS-ja ka të gjitha mundësitë që t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita paralajmëron sërish bojkot (Rendi i ditës)

Sot Kuvend/ 'Blindohet' parlamenti me autobotë dhe forca

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme në një seancë të re plenare, e cila parashikon një axhendë të ngarkuar me shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme dhe vlerësimin e punës së institucioneve të pavarura për vitin 2025.

Megjithatë, fokusi politik mbetet te qëndrimi i opozitës, ku ashtu siç është paralajmëruar, grupi parlamentar i opozitës pritet të bojkotojë seancën, duke ndjekur të njëjtin skenar si në seancën e së hënës.

Mësohet se, seanca do të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Rendi i Ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.7.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

4. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”.

5. Projektligji “Për censin e bujqësisë”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”.

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës TiranëDurrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”.

11. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025″.

12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

13. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

14. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″.

15. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

16. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

17. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025″.

18. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

19. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

20. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

21. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

22. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

23. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al

kuvend

Sondazh

Poll

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë