DOKUMENTI/ Spiropali propozon "Marrëveshjen e Re për Shqipërinë", kërkon reformim të PS-së dhe dialog kombëtar
Spiropali publikon mocionin për “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”/ Ndryshime rrënjësore në...
Spiropali publikon mocionin për “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”/ Ndryshime rrënjësore në...
Seancë plenare në Kuvend/ Policia blindon ambientet, por qytetarët mungojnë (VIDEO) 16 Korrik, 10:21 Kuven...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
Pas mbylljes së votimit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë para mediave duke e cilësuar këtë moment si një 'ripërtëritje të thellë' të forcës politike që ai drejton, në zbatim të direktivave të Kuvendit Kombëtar.
TIRANË- Partia Demokratike ka mbyllur sot një proces vendimtar të konstituimit të institucioneve të saj drejtuese.
Pas mbylljes së votimit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë para mediave duke e cilësuar këtë moment si një 'ripërtëritje të thellë' të forcës politike që ai drejton, në zbatim të direktivave të Kuvendit Kombëtar.
I pyetur për zërat kritikë brenda partisë mbi ndalimin e ripërtëritjes në nivele të caktuara, Berisha i cilësoi mendimet ndryshe si normale, por theksoi se procesi i votimit me dy kandidatura dhe vota e fshehtë dëshmojnë standarde demokratike.
Ditë shumë e rëndësishme në të cilën PD-ja mbyll procesin e konstituimit të të gjitha institucioneve të saj. Kjo besoj se është e qartë, një frymë ripërtëritje në tërësi, në zbatim të motos më kryesore të Kuvendit që ishte ripërtëritja.
*Pyetje: A është gati Partia Demokratike për të qenë fituese në zgjedhjet e ardhshme me këtë ekip që po votohet sot?*
*Sali Berisha:* Me këtë sot, ajo ka një ekip që nuk e ka patur kurrë më parë. Të garantoj që një ekip si ky në kompetencë dhe eksperiencë, në formim, është ekipi më i epërm i kësaj partie në të gjitha kohërat dhe këtë ju mund të merrni të shqyrtoni me radhë. Në këtë ekip që ju keni sot para, ka personalitete të cilat kanë publikime në nivelet më të larta botërore. Ka prej tyre personalitete me eksperiencë të madhe në fushën e tyre, në fushën politike, pra unë them se asnjëherë në histori një ekip si ky nuk ka patur. Ka një përfaqësim më të madh se asnjëherë të të rinjve, dhe kjo është direktiva e Kuvendit, ka një përfaqësim të zonjave, ka pra një proporcionim të shkëlqyer të të gjitha sensitiviteteve, të të gjitha potencialeve të kësaj partie.
Pyetje: Zoti Berisha, ka pasur zëra kritikë edhe brenda PD-së që ky proces i ripërtëritjes ndoshta nuk është bërë i plotë në të gjitha shkallët. Pra ka shkuar deri tek niveli i sekretariatit apo edhe tek nënkryetarët, por kur ka shkuar, po themi për shembull, tek niveli i sekretarit të përgjithshëm, aty është stopuar ndoshta. Si i përgjigjeni?
*Sali Berisha:* Këto zëra janë normale, çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Por siç e shihni, ne votojmë me dy kandidatura, votojmë fshehtas, dhe njëherë them, që kandidaturat e paraqitura para Këshillit Kombëtar janë kandidaturat më, do të thosha, të pakrahasueshme në kualitetet e tyre me të zgjedhurit e mëparshëm.
*Pyetje: Do të vijojë ky proces edhe me drejtuesit politikë në qarqe apo nuk do të ndryshojnë?*
*Sali Berisha:* Tani, ky është një proces i vazhdueshëm, por gjithçka do jetë doradorës. Gjithçka do bëhet, ndryshimet që do dalin, se ne do presim rezultatet e votimit. Por them dhe njëherë, se ka një ripërtëritje të thellë të të gjithë udhëheqjes, drejtuese, të Partisë Demokratike, të paprecedentë.", u shpreh Berisha./Dosja.al
Aleksandar Vuçiq TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik se deklarata e ministres së...
Selia PD TIRANË- Në selinë blu po vijon procesi i votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eum...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë theksin te nevoja për një modernizim të thellë të f...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për mbështetjen e protestës q&eu...
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të...
TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kry...
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar shtimin e përfaqësuesve të diasporës në strukturat e saj më të larta ve...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë verë si një periudhë me "tem...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbl...