LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha u ndal te rritja e çmimit të naftës, duke theksuar se ndikim ka pasur edhe situata ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Gjirin Persik dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por sipas tij, barra kryesore mbi qytetarët vjen nga taksat e larta në vend.

8 Prill 2026, 14:05 Nga DOSJA
Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të sistemit fiskal mbi karburantet, duke e cilësuar atë si “ndëshkues” për qytetarët shqiptarë. Gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të PD, Berisha u ndal te rritja e çmimit të naftës, duke theksuar se ndikim ka pasur edhe situata ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Gjirin Persik dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por sipas tij, barra kryesore mbi qytetarët vjen nga taksat e larta në vend.

Sipas tij, aktualisht mbi çdo litër naftë aplikohet një taksë prej 1.1 euro, që ai e cilësoi si më të lartën në botë. Ai argumentoi se kjo taksë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, duke prekur jo vetëm drejtuesit e automjeteve, por edhe fermerët, pensionistët dhe gjithë zinxhirin e çmimeve.

'Lidhur me situatën në Shqipëri, gjendjen e çmimit të naftës, pa diskutim që lufta e Gjirit Persik në Shqipëri dhe në mbarë botën ka ndikuar në çmimin e naftës. Dhe pavarësisht nga marrëveshja e armëpushimit e arritur me ndërmjetësimin e Pakistanit, pasojat e krijuara nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe goditja nga Irani i impianteve më të mëdha të gazit dhe naftës në rajon kërkojnë javë dhe muaj për t’u normalizuar. Ndaj dhe grupi ynë parlamentar dhe opozita kërkon me çdo kusht përmbysjen e sistemit fiskal aktual mbi litrin e naftës. Sistem absolutisht ndëshkues totalisht mbi qytetarin shqiptar. Sistem i cili ka në bazë një taksë prej 1.1 euro për litër nafte. Një marrëzi, një taksë që tejkalon çdo vend tjetër të planetit. Një taksë e cila penalizon më shumë ata që nuk kanë vetura se ata që kanë vetura. Sigurisht që penalizon ata që kanë vetura dhe i penalizon në mënyrën më të pamerituar, por penalizon më shumë fermerët, penalizon më shumë pensionistët, të gjithë popullatën tjetër me rritjen e çmimeve të transportit, ushqimeve, etj. Pra, si gjaku i një ekonomie, asgjë nuk ndikon më shumë direkt tek xhepat e qytetarëve se nafta. Mungesa e ndjeshmërisë së qeverisë ndaj këtij faktori ngjitet në nivel kriminal.

Si mund të justifikohesh para qytetarëve kur ti vendos taksën më të lartë në botë? Më të lartë se Singapori, më të lartë se Hong Kongu, 61 përqind të çmimit të naftës e përcakton taksa. Dhe në qoftë se e proporcionon me të ardhurat, një gjerman shpenzon për naftën 1.25 përqind të të ardhurave ditore. Një shqiptar shpenzon për naftën 7.3 përqind të të ardhurave ditore. 7 herë më shumë. Çmimet po rriten, tokat djerrë po shtohen. Bagëtitë theren sepse çmimi i ushqimeve të bagëtive rritet. Të gjitha këto sirena që bien, injorohen në mënyrën më të papërgjegjshme nga Edi Rama. Kemi dy vende përreth, Kosovën dhe Maqedoninë. Ne duhet të vendosim atë regjim fiskal që të paktën qytetarët shqiptarë të mos shkojnë nga Elbasani për të mbushur serbatorin e benzinës në Strugë. Apo nga Shkodra në Mal të Zi. Asnjë qëndrim i përgjegjshëm, vetëm mashtrim. Vetëm nga rritja e çmimit në 220 lekë, shteti fiton 8 lekë për litër më shumë. Dhe kjo na del edhe rritje ekonomike. Pra kjo del edhe GDP më e lartë. Nuk ka mashtrim më të madh se kjo. Sepse u pa, është e qartë, faktor kryesor i rritjes së GDP janë të ardhurat fiskale si kurrë më parë,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi