“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi theksoi se është një akt armiqësor ndaj opozitës, pasi vetë mazhoranca po krijon qëllimisht një klimë tensioni.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin disajavor të deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Kuvendit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi theksoi se është një akt armiqësor ndaj opozitës, pasi vetë mazhoranca po krijon qëllimisht një klimë tensioni.
Bardhi shprehet se, armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi, por është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Më tej, Bardhi nënvizon se mazhoranca po reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.
Postimi i Bardhit:
OPOZITA NË SHËNJESTËR!
Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.
Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një jpraktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend
Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.
Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.
Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë.
Foto ilustruse LEZHA- Një incident është shënuar në qytetin e Lezhës, ku dy qytetarë janë shoqëruar nga p...
TIRANË- Nisi zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Erv...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbledhja e zhvilluar sot me Grupin Parlamentar të PS. Në vide...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën sot në një taki...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët ka sqa...
Hristijan Mickoski MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është pyetur sot nga gazetar&e...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka mbajtur një deklaratë pë...
Jamarbër Malltezit TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të marte rekursin e Jamarbër dhe Argita Malltezit pë...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për qëndrimet publike të Braçe d...
Albulena Haxhiu Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se &eum...