LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, zhvilloi këtë javë një takim me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe paralajmëroi bisedime edhe me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.

8 Prill 2026, 12:09 Nga I.A

Analiza e REL: Më shumë gjasa për president apo për

KOSOVË- Gjasat ekzistojnë, por ato janë të kufizuara. Kështu i komentojnë mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës përfaqësuesit e shoqërisë civile - Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol dhe Emir Abrashi nga Demokraci Plus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, zhvilloi këtë javë një takim me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe paralajmëroi bisedime edhe me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti dhe Abdixhiku deklaruan pas takimit se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por thanë se do t’i vazhdojnë bisedimet për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Zyrën e kryeministrit Kurti për të pyetur se çfarë pritjesh ka nga këto bisedime dhe nëse zgjidhja politike është në horizont, por nuk mori përgjigje.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se kreu i kësaj partie më të madhe opozitare, Bedri Hamza, do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit kur të specifikohet propozimi, përkatësisht kur të jetë e qartë se çfarë do të diskutohet.

“Ky konkretizim do të na ndihmonte që ne ta shqyrtonim atë në organet tona më të larta, për shembull në Këshillin Drejtues të PDK-së, dhe pastaj, pas shqyrtimit, të dalim me përgjigje konkrete”, thotë Abdullahu.

Kurti duhet të sigurojë mbështetjen më të gjerë të anëtarëve të Kuvendit të Kosovës deri më 28 prill - afat i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani skadoi më 4 prill dhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes e mori kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kandidati për president duhet të sigurojë dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 deputetë - pra të paktën 80 vota.

Nëse në dy rundet e para asnjë kandidat nuk i merr votat e nevojshme, në rundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë - prej së paku 61 votash - me kusht që në sallë të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 57 mandate dhe e ka formuar Qeverinë me mbështetjen e nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Partia Demokratike e Kosovës ka 22 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

Kurti ka thënë më herët se synon të sigurojë më shumë se 80 vota, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të jetë e garantuar.

Demolli thotë se të gjitha partitë politike kanë shprehur dëshirë për t’i shmangur zgjedhjet e reja dhe se takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka lënë hapësirë për vazhdimin e negociatave.

Megjithatë, ajo nënvizon se për arritjen e një konsensusi, duhet të plotësohen disa kushte: Lëvizja Vetëvendosje të pranojë një kandidat jopartiak, PDK-ja ose AAK-ja të mos i bojkotojnë seancat dhe të sigurojnë kuorumin, ndërsa LDK-ja me 15 deputetët e saj të luajë rolin e “urës” mes palëve.

“Gjasat që këto tri kushte të përmbushen brenda tri javësh, janë të vogla, por jo të pamundura, sidomos nëse ka presion të jashtëm, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë si BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë Demolli.

Abrashi vlerëson se nuk ka pasur negociata serioze me PDK-në dhe AAK-në, ndërsa bisedimet me LDK-në nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

“Nëse kjo situatë vazhdon, ka shumë gjasa që afati të skadojë pa zgjidhje, dhe më pas të pasojë një tjetër manovër politike me zhvendosje të përgjegjësisë tek opozita”, thotë Abrashi.

Ai shton se Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, duhet ta lehtësojë arritjen e konsensusit.

“Kjo mund të nënkuptojë pranimin e disa kërkesave të opozitës për të shmangur zgjedhjet e parakohshme”, thotë Abrashi, duke shtuar se dështimi mund të tregojë mungesë vullneti real për zgjidhje ose përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi postin e presidentit.

Abrashi vlerëson se një figurë jopolitike mund të sigurojë konsensus, pasi presidenti, sipas Kushtetutës, përcaktohet si “simbol i unitetit kombëtar”.

Në këtë kontekst, ai shton se nevojitet një kandidat që garanton neutralitet institucional, stabilitet dhe besueshmëri.

“Duke pasur parasysh polarizimin e thellë, është e vështirë të imagjinohet që dikush nga elita ekzistuese politike, mund ta kryejë në mënyrë efektive këtë funksion. Rruga më reale është të zgjidhet një figurë me reputacion dhe jopartiake”, thotë Abrashi.

Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje emëroi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun për pozitën e presidentit, por procesi nuk u përfundua për shkak të mungesës së kuorumit.

Një ditë më vonë, ish-presidentja Osmani nxori një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese e anuloi atë me arsyetimin se nuk kishte efekt ligjor.

Demolli vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të paraqitet si parti konstruktive, por shton se në praktikë nuk ka përparim të mjaftueshëm drejt një zgjidhjeje.

Sipas saj, edhe opozita shpesh ka përdorur obstruksionin, duke e bërë bojkotimin e seancave pothuajse reagim rutinor - gjë që ka dëmtuar edhe kulturën parlamentare.

“Në fund, kemi dy palë që pretendojnë se duan stabilitet, por secila e sheh atë përmes dominimit të vet. Kjo do të thotë se nuk është më vetëm një krizë kushtetuese, por një krizë me qëllim të përbashkët politik”, thotë Demolli.

Abrashi vlerëson se opozita është duke treguar gatishmëri për dialog, ndërsa qasja e Kurtit dhe Vetëvendosjes është më pak fleksibile.

“Pritet që opozita të mbështesë kandidatin e pushtetit, gjë që nuk është e qëndrueshme në një sistem parlamentar që kërkon bashkëpunim”, shpjegon ai.

Ai shton se Kurti, më herët, ka pasur mundësi për një marrëveshje më të gjerë, përfshirë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit, por se kjo nuk ka ndodhur.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha më 7 prill se është e gatshme të ndihmojë në procesin e zgjedhjes së presidentit./REL

albin kurti lumir abdixhiku mexhide demolli

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026