LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Berat: Edi Rama po mashtron për subvencionet e naftës, fermerët drejt falimentimit

Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e qarkut të Beratit, Berisha iu referua takimit të kryeministrit në Lushnjë, ku sipas tij, gënjeu duke mos treguar se nuk ka vend në Evropë që e ofron subvencionin e naftës.

15 Prill 2026, 18:45 Nga D.S

 

Berisha në Berat: Edi Rama po mashtron për subvencionet e naftës,
Sali Berisha

 

BERAT- Kreu i Opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se Rama mashtron për subvencionin e naftës  duke thënë se në Evropë nuk ofrohet.

Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e qarkut të Beratit, Berisha iu referua takimit të kryeministrit në Lushnjë, ku sipas tij, gënjeu duke mos treguar se nuk ka vend në Evropë që e ofron subvencionin e naftës. Kryedemokrati u shpreh se askush nuk e ka fitimin me më mund sesa fermeri.

"Të dashur fermerë të Beratit, të Kuçovës, të kësaj zone, njerëz punëtorë. Së pari, dua të shpreh nderimin dhe respektin tim më të madh për ju.

I dashur Eno, Zia, të dashur drejtues të Partisë Demokratike, i dashur Gjok. Kam ardhur sot këtu me një ndjenjë revolte të thellë, t'ju them të vërtetën, në shpirt, mbasi vetëm pesë ditë më parë, ai që meriton çdo epitet, por ne nuk prishim gojë, i thoshte në Lushnje fermerit se në Europë nuk subvencionohet më nafta. Ka ikur ajo. Në një kohë kur, në mënyrë absolute, nuk ka vend në Europë që nuk subvencionon naftën.

E pashë aty, ai i fliste atij socialistit sikur t'i fliste lopëve apo mushkave të tij në stallë dhe jo një qytetari, i cili, nuk e di se ç'po fermer mund të ishte, dhe që jeton me djersën e tij, punon, zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës.

Dhe ky kryeministër shkon edhe mashtron në mënyrën më të paturpshme. Në Europë nuk ka më tani, nuk subvencionohet nafta. Në një kohë kur, edhe njëherë jua them, në Europë nuk ka asnjë vend që nuk subvencionon naftën e fermerëve.

Përsëri fliste, thashë dhe një herë, unë shpreh, pavarësisht se ai socialist dhe dua t'ia, po shpreh nderim për këtë, sepse ai në fund i ngriti një problem në emër të të gjithë fermerëve. Dhe thoshte, jo. Ti i thoshte, do të sjellësh atë faturën, thoshte, dhe të marrësh 10%. Për të treguar që është një fyerje e vërtetë, më falni për shprehjen.

Ajo fatura e 10%-it, ajo s'ka asnjë lidhje me naftën. Ajo ka lidhje me TVSH-në. Ajo janë gjë krejt tjetër. Janë të palidhura. Kurse ky i thoshte tani, për të marrë ti naftën, njëri i thoshte që në Europë s'jep kush. Pastaj i thoshte se, për të marrë atë, sill atë faturën ti e do marrësh 10%. Po pse, domethënë, një, ai tregonte një përçmim ndaj atyre njerëzve që derdhin më shumë se të gjithë shqiptarët lumenj djerse, nga mëngjesi gjer në darkë.

Askush nuk e ka fitimin me më mund sesa fermeri. Askush, askush në fermën, në ndërmarrjen e vet, siç është ferma, nuk është më i kërcënuar nga një kompleks faktorësh sesa ç'është fermeri. Dhe ky tani, dhe ky tani merr një vendim, merr një vendim në një moment kur nafta ka kap atë çmim saqë punimi i tokës bëhet i paleverdishëm.

Gjatë pushtimit serb të Kosovës, në vitet e fundit, u rrit çmimi i naftës. Kosova mbeti djerrë, masivisht. Dhe unë e diskutoja vazhdimisht me Ibrahim Rugovën dhe me kryeministrin e asaj kohe, ajo ishte në pushtim. Në qoftë se ka një gjë që e lë tokën djerrë, se nuk e zëvendëson parmenda traktorin tani. S'mund ta zëvendësojë.

Ajo mund të bëjë, dhe ky, në vend që të bënte atë që po bën çdo kryeministër në Europë, Gjermania para tre javësh e rriti, e dyfishoi subvencionimin e naftës. Dhe përsëri ka ndërhyrë sot. Përsëri ka ndërhyrë sot. sepse përndryshe fermerët falimentojnë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd berat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet