10 Janar 2025, 17:03
Nga N.F
Takimi
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdanin. Gjatë takumit u diskutua mbi prioritetet dhe sfidat e Këshillit në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Takimi gjithashtu u përqendrua edhe në standardet për Kapitullin 23, që përfshin aspektet e gjyqësorit dhe të drejtat themelore.
Ambasadori Gonzati u shpreh se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në përditësimin e praktikave në përputhje me reformën e vitit 2016 dhe standardet evropiane si dhe promovimin e koordinimit të ngushtë midis të gjitha institucioneve të drejtësisë
"Një sistem gjyqësor efektiv, i përgjegjshëm dhe i pavarur mbetet kyç për të ardhmen e vendit në BE. Dje takova znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të diskutuar mbi prioritetet dhe sfidat e Këshillit në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht standardet për Kapitullin 23, që mbulon gjithashtu gjyqësorin dhe të drejtat themelore.
E përgëzova KLP-në për përpjekjet e tyre për të rritur cilësinë në dhënien e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe njëkohësisht kërkova dyfishimin e këtyre përpjekjeve. BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Këshillin e Lartë të Prokurorisë në përditësimin e praktikave në përputhje me reformën e vitit 2016 dhe standardet evropiane, gjithashtu promovimin e koordinimit të ngushtë midis të gjitha institucioneve të drejtësisë," tha Gonzato.
gonzato klp mirela bogdani
Politike
10 Janar 2025, 16:50
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë...
Politike
10 Janar 2025, 16:32
r.ll
arlind qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar sërish debatin e tij të ashpër që pati mbr&eum...
Politike
10 Janar 2025, 16:35
N.F
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për medi...
Politike
10 Janar 2025, 16:01
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është marr&eu...
Politike
10 Janar 2025, 15:39
r.ll
edi rama, benet beci
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme nga afër punimet që po kryhen në lagjen e vj...
Politike
10 Janar 2025, 15:11
r.ll
foto ilustruese
PRISHTINË- Kosova dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të finalizojnë një marrëveshje për "dialogun str...
Politike
10 Janar 2025, 14:51
ZH.LL
Berisha ne mbledhjen e grupit
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se PD do ta bazojë fushatën në qin...
Politike
10 Janar 2025, 14:41
ZH.LL
Berisha ne mbledhjen e grupit
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për votat e elektoratit jashtë shqipërisë dhë pesh&...
Politike
10 Janar 2025, 14:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësa for...
Politike
10 Janar 2025, 14:28
ZH.LL
lista serbe
KOSOVË- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbër...