LIVE UPDATES
Politike

Berisha mesazh ambasadorëve: Shikoni dokumentarin e RAI-3, Qeveria e Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës

Gjatë fjalës para demokratëve, Berisha iu ka bërë thirrje ambasadorëve që të shohin reportazhin e publikuar nga emisioni Report në RAI 3.

25 Prill 2024, 20:49 Nga I.A
Berisha mesazh ambasadorëve: Shikoni dokumentarin e RAI-3, Qeveria e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës. Gjatë fjalës para demokratëve, Berisha iu ka bërë thirrje ambasadorëve që të shohin reportazhin e publikuar nga emisioni Report në RAI 3.

"Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës. Njerëzisht dua tu them dy vjalë. Mos u keqpërdorni nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe shihni qartë se ç’po ndodh në Shqipëri të nderuar ambasadorë. Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3. Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime. Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës. Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik. Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.

Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohohi këtë. Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve. Është kjo mafie e cila vjedh qindra milion për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Është kjo mafie që përdor drejtësinë e re si pushkë për eliminim e opozitës. Është kjo mafie që përdor paratë e drogës për të vjedhur zgjedhjet. Është kjo mafie që korrupton funksionarët më të lartë të shteteve tuaja si McGonigal etj. Është kjo mafie e cila ka shpopulluar qëllimisht 33% të shqiptarëve. Por shqiptarët hallemëdhenj nuk dëgjuan kurrë nga ju një deklaratë tuajën për të gjitha këto.

Mos i mendoni shqiptarët zotërinj  ambasadorë, ashtu sikundër ata nuk janë. Ndaj jepini vëmendje fakteve. Dhe mos e paragjykoni zemërimin e demokratëve. Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet. Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me disa cent çmimi i karburanteve. Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit.

Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura. Është për shkatërrimin e pluralizmit. Është për degradimin e drejtësisë. Është për rrënimin e zgjedhjeve të lira. Është kundra grabitjeve 100% të parave të shqiptarëve. Është kundra shpopullimit të shqiptarëve. Zotërinj të nderuar, jemi shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë. Dhe jemi edhe ne europian. Kemi të drejtë të barabarta. Dhe çdo protestë e jona do të jetë në proporcion me padrejtësitë që na bëhen. Dhe këtë do ta bëjmë. Ndaj dhe njëherë ju sugjeroj: Shikoni dokumentarin e Rai 3 dhe do e kuptoni shumë qartë se për çfarë po protestojmë ne," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen