25 Prill 2024, 19:03
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mos nisjen e hetimit të SPAK ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në lidhje me dosjen Xibraka. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se kallëzimi që nuk është bërë në SPAK u është shitur sisapun për djathë italianëve të emisionit Report në RAI 3. Po ashtu Rama shkruan se këta lloj njerëzish nuk lënë asnjë poshtërsi për të sulmuar Shqipërinë. Po ashtu Rama duke e quajtur këtë denoncim gënjeshtër, ka theksuar se do të dalë shumë shpejtë e vërteta.
Postimi i Ramës:
“Kam bërë kallëzim” po kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallëzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallëzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!
Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!
S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës! Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë.
Por si qëndron e vërteta?
Në fakt Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës pasi të dhënat që ka bërë denoncimin në media i ka marrë nga dosja e çështjes Xibraka që ndodhej në arkivën e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në kërkesën që Bardhi bëri në Prokurori i ka kërkuar SPAK që të marrin dosjen e çështjes Xibraka dhe të rihapin hetimin e lënë pezull nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që është shkrirë tashmë në SPAK. Ndërsa kallëzim penal bëhet kur personi zbulon ose siguron fakte të reja në lidhje me një çështje, ndërkohë që faktet e dosjes Xibraka janë tashmë në arkivat e SPAK.
edi rama gazment bardhi
Politike
25 Prill 2024, 18:59
I.A
Nicola Fratoianni
ITALI- Sekretari i të majtës italiane Nicola Fratoianni ka bërë një reagim të fuqishëm, në lidhje...
Politike
25 Prill 2024, 17:58
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfill...
Politike
25 Prill 2024, 17:27
I.A
Bashkia Puke
PUKË- Një sherr fizik ka ndodhur në Bashkinë e Pukës. Mësohet se ditën e djeshme rreth orës 16:30...
Politike
25 Prill 2024, 17:04
I.A
Anëtarët
TIRANË- Anëtarët e maxhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ...
Politike
25 Prill 2024, 16:48
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Dosja.al, ka siguruar shkresën e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Politike
25 Prill 2024, 16:31
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Përçarja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj duket se sa vjen dhe po bëhet më...
Politike
25 Prill 2024, 16:22
I.A
Edi Rama dhe Sigfrido Ranucci
ITALI- Mediat italiane raportojnë se kryeministri Edi Rama mund jetë i ftuar së shpejti në emisionin...
Politike
25 Prill 2024, 16:08
I.A
Komisioni
TIRANË- Përçarja në Komisionin Hetimor të Sterilimit ka vijuar më shumë ditën e sotme. Në vid...
Politike
25 Prill 2024, 15:29
I.A
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme në lidhje me kallëzimin e vëllait të kryem...
Politike
25 Prill 2024, 15:20
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kry...