Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se 1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me 5 yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, se hajduti u ka hyrë në shtëpi dhe pse i ka vjedhur, policia burgos ata dhe jo hajdutin. Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se 1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me 5 yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij.
"Çdo ditë që kalon bëhet edhe më e theksuar, emergjenca për shpëtimin e Shqipërisë. Kohët që po jetojmë, për shqiptarët janë kohë të zeza për të drejtat e tyre. Shqiptarët sot po trajtohen nga shteti i tyre sikur të ishin qytetarë të dorës së tretë, minorancë e diskriminuar. Shqiptarët po poshtërohen në shtëpitë e tyre, po ndihen si një popull në një tokë të huaj, shqiptarët janë banorët sot të shtëpisë më të vjedhur në Europë dhe botë. Imagjinoni një çast miqtë e mi, sikur sonte në shtëpinë tuaj të futej një hajdut, që të vidhte pa u përmbajtur 100% të 5do gjëje të shtëpisë, të zotëve të shtëpisë dhe imagjinoni sikur këtë hajdut ta zinit në flagrancë teksa ju vjedh.
Imagjinoni tani që kur të vijë policia në vend që të merret hajdutin, të burgosë hajdutin, ajo ju burgos ju dhe le hajdutin të vjedhë shtëpinë. Imagjinoni policinë që të ju godasë ju dhe të ju thotë se nuk keni të drejtë të zemëroheni me hajdutin. Imagjinoni që policia të merret me zemërimin e viktimës dhe jo me kriminelin që ju ka vjedhur shtëpinë. Kjo ndodh miq, kjo ndodhi të premten e kaluar. Demokratët u goditën, u rrëmbyen në orët e para të mëngjesit vetëm e vetëm se kërkuan largimin e hajdutit nga shtëpia e tyre, sepse u dolën në mbrojtje 1 milionë qytetarëve të vjedhur të Tiranës.
1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me 5 yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij. Nuk ka provokim më të rëndë se ky, atentat më të rrezikshëm ndaj vendit dhe stabilitetit të vendit se ky, që policia e cila prezupozohet të mbrojë qytetarin, të përdoret si truprojë e hajdutit që grabit qytetarin. Erion Veliaj nuk i tremb dot demokratët dhe nuk i poshtëron dot qytetarët e Tiranës. Priti o hajdut qytetarët e zemëruar, të revoltuar. Me ty e kanë. Më shumë veta, më shumë mosbindje civile më shumë të zemëruar, të revoltuar, më të gatshëm për të shkallmuar të keqen nga Shqipëria, dhe për të shpëtuar Tiranën dhe Shqipërinë," tha Berisha.
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur postimit të kr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mos nisjen e hetimit të SPAK ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së ...
Nicola Fratoianni ITALI- Sekretari i të majtës italiane Nicola Fratoianni ka bërë një reagim të fuqishëm, në lidhje...
Gazment Bardhi TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfill...
Bashkia Puke PUKË- Një sherr fizik ka ndodhur në Bashkinë e Pukës. Mësohet se ditën e djeshme rreth orës 16:30...
Anëtarët TIRANË- Anëtarët e maxhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ...
Gazment Bardhi TIRANË- Dosja.al, ka siguruar shkresën e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Blendi Gonxhja TIRANË- Përçarja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj duket se sa vjen dhe po bëhet më...
Edi Rama dhe Sigfrido Ranucci ITALI- Mediat italiane raportojnë se kryeministri Edi Rama mund jetë i ftuar së shpejti në emisionin...
Komisioni TIRANË- Përçarja në Komisionin Hetimor të Sterilimit ka vijuar më shumë ditën e sotme. Në vid...