LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Jo vetëm do vendosim minimumin jetik 200 euro, por do indeksohet rregullisht çdo vit

Kryedemokrati tha se lista e ilaçeve, që shteti social italian u rimburson qytetarëve të vet, do jetë lista e ilaçeve që shteti shqiptar do u rimbursojë qytetarëve të saj. 

16 Prill 2025, 21:04 Nga r.ll
Berisha: Jo vetëm do vendosim minimumin jetik 200 euro, por do indeksohet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se forca e tij politike ka programin më të mirë që ka pasur ndonjëherë në historinë e tyre. Berisha tha se buxheti i shteti, produkt i tëri nga taksat, do ndahet edhe për qytetarët, për rroga dhe pensione.

Berisha u zotua para shqiptarëve se paratë do iu kthehen atyre dhe çdo shqiptar do marrë 200 euro si minimum jetik. Ai tha se minimumi jetik është detyrim moral dhe ligjor dhe kjo shumë do indeksohet dhe do përmirësohet çdo vit. Berisha theksoi gjithashtu edhe premtimin për rrogat ku tha se asnjë shqiptar nuk do paguhet më pak se 500 euro. 

Kryedemokrati tha se lista e ilaçeve, që shteti social italian u rimburson qytetarëve të vet, do jetë lista e ilaçeve që shteti shqiptar do u rimbursojë qytetarëve të saj. 

"Pra është krijuar një situatë që pret zgjidhje nga ne. Dhe u them ju se ne kemi absolutisht programin më të mirë që kemi pasur ndonjëherënë historinë tonë. Nga do e nisim? Ku e bazojmë ne këtë program? Ne e bazojmë në radhë të parë në detyrimin madhor moral që t’ua kthejmë paratë e taksave ju që paguani taksat. Kjo do të thotë që buxheti i shtetit, i tëri është produkt i taksave të qytetarëve, do ndajë një pjesë thelbësore për qytetarët, për rroga dhe pensione. Po, shumë e thjeshtë. U garantoj se në traktatet e pashpirtësisë, do përcillet në të gjitha kohërat deklarata e Edi Ramës kur i mburrur se kam përpara një buxhet 8 miliardë, më të madhin që ka pasur Shqipëria, po për 760 mijë pensionistë do japë 16 milionë euro.

Nuk mund të ketë pashpirtësia, shpërfillja, por edhe poshtërimi një dëshmi më të shëmtuar se kjo. Dhe se në qoftë se veprojmë ndryshe, biem në humnerë. Nuk dua të prish gjuhën time me të, se ai meriton çdo cilësor në këtë rast, një njeri me aftësi mizerabël, një njeri që shkruante në dorë si nxënës kopjac ato që do lexonte... Por të thuash një gjë të tillë, do të thotë që ti nuk ke asnjë nocion as për buxhetin, as për taksat, as për njeriun, as për dinjitetin njerëzor. Si qenka kjo që biem në humnerë në qoftë se 760 mijë qytetarë i lëmë të flasin me vete, i lëmë pa ilaçe, i lëmë të numërojnë kafshatën. Dhe ka nxjerrë zëdhënësat e tij, në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. 1 mijë herë turp për ju që thoni një fjalë të tillë. Pse, për këtë qenka problemi? Se meqenëse nuk vdiska njeri për bukë, duhet t’i vjedhim në palcë shqiptarët. Këta janë armiq, nuk janë njerëz.

Po pse pensionisti malazez që merrte 138 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 450 mijë lekë? Çfarë i ndodhi Malit të Zi, asgjë, ai që ishte, është. Por kryeministri i Malit të Zi, si çdo kryeministër tjetër, për buxhetin çdo vit thotë së pari këto do ua kthej qytetarëve. Kjo është politika e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. A e dini ju se në ç’gjendje të tmerrshme është shëndetësia sot? Para dy ditësh, instituti i statistikave të Shqipërisë, instituti zyrtari që mashtron në shumicën e statistikave, deklaronte se shpenzimet e qytetarëve shqiptarë për shëndetin e tyre arrijnë në 820 milionë euro. A e kuptoni ju? Dhe se më keq akoma, ishte mbi 20 përqind që nuk bënin dot këto shpenzime, që rrinin në kthetrat e sëmundjes. A e dini ju që sot 10 ditët e fundit të muajit, për shkak të koncesionit Rama-Beqja dhe kësaj Korbës së Covid-it, 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen më analiza. Nuk ka ndodhur kurrë kjo.

Pra, çfarë janë këta? Ndaj dhe nuk ndalem më shumë në këto akte të tyre, por zotohem para shqiptarëve se paratë do ua kthejmë atyre dhe mbi bazën e këtij parimi çdo shqiptar do marrë 200 euro si minimum jetik. Minimumi jetik është detyrim moral dhe ligjor dhe kjo shumë do indeksohet çdo vit, kjo shumë do përmirësohet çdo vit. Në këtë mënyrë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, një shoqëri e cila nuk ka më njerëz në varfëri të skajshme. Jo vetëm kaq, rroga të ulëta nën 500 euro nuk do ketë. Ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e iniciativës së lirë, por dhembshuria njerëzore është morali ynë. Ndaj asnjë sipërmarrës nuk do mund të paguajë punonjësin nën 500 euro.

Absolutisht asnjë ndërmarrje nuk do falimentojë nga kjo sepse ne do bëjmë ulje drastike të taksave. Çdo rrogëulët, çdo pensionist, çdo njeri në ndihmë ekonomike apo i papunë që merr më pak se 200 euro, do ketë kartën e konsumatorit. Do i marrin ushqimet 20 përqind më lirë, pa TVSH. E kishim me shëndetësinë. Ne do i japim një përgjigje shumë të fortë kësaj gjendje katastrofike. Ne do garantojmë çdo qytetar shqiptar, së pari asnjë ilaç që nuk tregohet në dy vende të BE, nuk do futet në Shqipëri. Vilma Nushi dhe Tom Doshi do dyllosen. Së dyti, lista e ilaçeve, që shteti social italian u rimburson qytetarëve të vet, do jetë lista e ilaçeve që shteti shqiptar do u rimbursojë qytetarëve të saj. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Nuk mund të ndodhë që t’i lësh njerëzit në kthetrat e vdekjes nga mungesa e ilaçeve dhe jo nga sëmundja. Shqipëria mund ta bëjë këtë plotësisht dhe kur ta bëjë këtë do ndjehemi shumë më mirë, shumë më me shpresë dhe shumë më të motivuar.
Rrogat mesatare shkojnë në 1200 euro. Rrogat e mësuesve në 1500 euro." , tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet