LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në vitin 2013 ne e lamë Shqipërinë me shpresë, por tani vendi po braktiset masivisht! Rama ngriu rrogat dhe pensionet dhe i zhyti shqiptarët në mjerim

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD vjen në këtë fushatë më e fuqishme se kurrë. Ai theksoi se në 12 vitet e pushtetit, Edi Rama largoi nga vendi të rinj shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë.

16 Prill 2025, 20:15 Nga N.F
Berisha: Në vitin 2013 ne e lamë Shqipërinë me shpresë,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë numër 5 në Tiranë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD vjen në këtë fushatë më e fuqishme se kurrë. Ai theksoi se në 12 vitet e pushtetit, Edi Rama largoi nga vendi të rinj shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë.

Berisha shtoi se në vitin 2013, Shqipëria nuk ishte parajsë por ishte vend me shpresë dhe numri i shqiptarëve po rritej nga viti në vit. Sipas tij në vitin 2013 PD e la Shqipërinë me shpresë, por tani vendi po braktiset masivisht. Ai tha se Rama ngriu rrogat dhe pensionet dhe i zhyti shqiptarët në mjerim.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës, të pranishëm në këtë sallë, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, ndaj demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve të Tiranës për këtë përkushtim të jashtëzakonshëm që dëshmoni në këto momente historike për fatet e Shqipërisë, për fatet e kombit, për ekzistencën e këtij kombi si komb me të ardhme. Mbarë kombi shqiptar i ka sytë tek ju, i ka sytë tek Tirana, e cila është zemra dhe truri i kombit. Në këtë kuadër, kurrë ndoshta një mision kaq të rëndësishëm nuk ka pasur secili prej nesh.

Unë kam sot shumë nder dhe kënaqësi të paraqes sot para jush tre përfaqësues të shkëlqyer, dinjitozë. Dy zonja të nderuar dhe një zotëri. Zonjën Erisa Bajaziti, e rritur jashtë Shqipërie, e shkolluar dhe e mirëvendosur në botë akademike të vendit ku jeton, por thirrjes së vendit të vet, thirrjes së kombit të vet, iu përgjigj, la çdo gjë dhe erdhi me vullnetin më të mirë për t’u përfaqësuar ju në parlamentin shqiptar. Zonjën Ilda Zhulali, një nga vajzat, nënat, motrat, bashkëshortet shqiptare që u shkollua jashtë, por zgjodhi që të gjithë energjinë, të gjithë projektin e saj, t’ia kushtojë Shqipërisë, të kthehet dhe të ndërtojë këtu jetën, të ndërtojë ëndrrën e vet dhe të luftojë për realizimin e saj. Ilda Zhulali është zëri juaj kudo.

Akil Krajën, një përfaqësues dinjitoz i brezit të tij, i cili pas shkollimesh në shkollat më të mira, ofertash nga më të shumtat, zgjodhi Shqipërinë, zgjodhi PD-në. Të tre ketë, duhet të themi të vërtetën, që momentet më të para të agresionit ndaj PD-së, qëndruan të vendosur, qëndruan në këmbë në një betejë që tashmë i bën nder çdo shqiptari, çdo demokrati. I dashur Belind, udhëheqësi politik i Tiranës, i dashur kryetar i degës, duhet t’u shpreh nderimin më të madh, vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen për udhëheqjen që ju po i bëni kësaj fushate elektorale në Tiranë si udhëheqës politikë dhe keni arritur me vendosmërinë tuaj të krijoni një dallim të madh midis kësaj fushate, fushate shprese, fushate besimi, fushate që ecën drejt fitores, krahasuar me fushatën tjetër, të cilit ia thanë sheshin edhe socialistët, nuk i dolën.


Të dashur miq, PD vjen në këtë fushatë, vjen në këtë betejë realisht e provuar më e fuqishme se kurrë në ekzistencën e saj. Asaj iu imponuan në mënyrën më të padrejtë, më absurde nga ata të cilët janë armiq të egër të vlerave, nga ata të cilët janë armiqtë më të egër tanët, të qenies tonë, të qenies së kombit tonë, të dinjitetit tonë. Ata që kanë frymëzim ekstremizmi të majtë, ata që për karrigen dhe pushtetin e tyre janë gati të bëjnë gjithçka, të mbulojnë Shqipërinë me drogë, helme dhe çdo gjë. Ata të cilët, për karrigen e tyre, burgosin opozitën, përpiqen të shkallmojnë pluralizmin. Ata të cilët zhdukin në mënyrën më të paimagjinueshme në afera korruptive qindra milionë euro taksa tuajat. Ata të cilët nuk ngurrojnë të shumëzojnë me zero 760 mijë shqiptarë, t’i dënojnë me varfëri të skajshme, vetëm e vetëm se duan të vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur. Këta armiq, në 12 vitet e pushtetit, Edi Rama largoi të rinj shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë, nga viti 2014 deri në vitin 2023, sa asnjë pushtim që nga pushtimi otoman gjer sot, sa asnjë sëmundje, sa asnjë fatkeqësi. 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. Mbi 600 mijë të rinj.


Miq, e rrokullisi kombin ky. Ramë sot në treguesit demografikë të vitit 1960. A mund të imagjinoni ju? Humbëm materien kombëtare të krijuar në 85 vite. Asnjë komb nuk ka pësuar në asnjë luftë, civile, botërore apo rajonale, atë që pësuam ne nga ky regjim. Në vitin 2013, Shqipëria nuk ishte parajsë dhe nuk ishte një vend i mëkëmbur plotësisht, por ishte vend me shpresë dhe numri i shqiptarëve po rritej nga viti në vit. Shqipëria nuk ishte një vend i mëkëmbur të themi, por ama Shqipëria doli nga honet e historisë në raport me varfërinë. Kishte ardhur në shekuj si grupi i vendeve më të varfra të planetit dhe arriti në vitin 2008 të dalë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Dhe arritëm të kemi rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon.
Kjo ishe krenari kombëtare sepse nuk kishte pse të ishim ne njerëzit më të keqpaguar, kur në një kohë ne në këtë tokë, në këtë vend kemi pasuritë më të mëdha, më ta paçmuara se çdo vend tjetër.


Pra, një mekanizëm u vendos në këtë vend. U vendos një mekanizëm që bënte të mundur rritjen e përvitshme të rrogave dhe pensioneve. Bënte të mundur ndarjen nga ajo trashëgimi e rëndë e prapambetjes me rrugë që vinin nga mesjeta shumë prej tyre. U ndryshua infrastruktura. Turizmi që flasim sot, nga 300 mijë që ishin në vitin 2004, arritën në 4.7 milionë në vitin 2013.
Pra, e lamë pushtetin në një Shqipëri, në një Shqipëri të cilës shqiptarët e besonin, në një Shqipëri në të cilën u kthyen 180 mijë shqiptarë në dy vitet e fundit. Çfarë ndodhi miqtë e mi? Pse shqiptarët zgjodhën të braktisin këtë vend të bekuar? E para, ata u përjashtuan nga paratë që krijonin me taksat dhe tatimet. Paratë që ky dyfishoi taksat, dyfishoi tatimet, në vend që t’ua kthente dyfish ju, me rroga, me pensione, jo, i ngriu rrogat dhe pensionet, por jo rrogat e larta. Rrogat e larta i rriti në mënyrë të pamëshirë.


Kudo në botën e qytetëruar ka një raport midis rrogës më të lartë që është rroga e presidentit zakonisht me rrogat e ulëta. Ky raport me rrogën e mesme shkon 4-5 herë. Në Shqipërinë e Edi Ramës ky raport u bë 10-12 herë. Çfarë ndodhi? Qytetarët në sytë e qeveritarëve nisën të zvogëlohen, të duken gjithnjë si qenië të parëndësishme, kurse vetë të grumbullohen rreth njëri-tjetrit. Të pasurohen, të grabisin dhe plaçkisin pasuritë tuaja dhe për fëmijët tuaj të mos mjaftojë sofra dhe të detyrohen nënat dhe baballarët të thonë fëmijëve: nisuni rrugëve të botës, paç fatin tënd. Çfarë ndodhi? Në këtë mënyrë shqiptarët u larguan kurse këta çdo muaj, çdo vit e më shumë duke vjedhur paratë tuaja, paratë që nuk ua kthenin juve dhe i merrnin nga ju me taksa.
Nuk gjen një vend ku kryeqyteti të prokurojë djegësin për mbetjet, të disbursohen nga buxheti i shtetit 130 milionë euro dhe të mos ekzistojë një tullë aty," tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet