Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një prononcim për mediat kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se do t'i dilnin krah kandidaturave të pavarura që shfaqin interes në këto zgjedhje, duke shtuar se çdo kandidat i tillë regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.
TIRANA- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar tashmë, e në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit. Në një prononcim për mediat kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se do t'i dilnin krah kandidaturave të pavarura që shfaqin interes në këto zgjedhje, duke shtuar se çdo kandidat i tillë regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.
Berisha tha më tej se identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj.
"Kjo është gjysëm e pavarur. E pavarur është ai, e pavarur jeni ju, nëqoftëse del dhe thoni se, unë do të kandidoj dhe kërkoj mbështetjen e partive politike. Asgjë nuk ka të djegur në këtë. Më vjen keq. Jemi në rrafsh të doktrinës. Në doktrinë, nëse unë kandidoj Osmanin, Osmani është kandidat i imi jo i pavarur, apo nuk është kështu. Osmani është jo partiak të themi, por është kandidat i propozuar dhe ky nuk është një mëkat, jo.
Të themi dhe të jemi të vërtetë në konceptin, i pavaruri është ai që thotë; shikoni, unë do të dal të kandidoj për qytetin e Beratit, apo për Vlorën, apo për Tiranën. Po të duan forcat politike të më mbështetin. A është ky tamam i pavarur. Problemi është, edhe opozita mund të zgjedhë një kandidat jo partiak të themi, dhe ky është një kandidat jo partiak dhe opozita është e lirë ta bëjë në çdo moment. Ai regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike. Do të regjistrohet, si një koalicion mbështetës i kandidatit. Do të zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm.
Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj. Natyrisht do të jenë diskutimet për të. Por edhe njëherë, në rast se flasim për të pavarur, i pavarur është ai që merr guximin dhe thotë; shiko, unë dola në arenë. Në rast se nuk del asnjëri, atëherë janë të pavarurit e propozuar nga partitë. Këto nuk janë kandidatura të pavarura, këto janë kandidatura jashtëpartiake të propozuara nga partitë dhe kjo shumë mirë, dhe kjo ka funksionuar. Tani unë mos të numëroj kandidatë por PD, këtë model që po flas e ka përdorur. Nuk është një praktikë e pavarur e përdorur nga PD. E të pavarurit është e pavarur. Kurse praktika e propozimit të kandidatëve që nuk kanë qenë në PD, kjo është e njohur me dëshmitar," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANA- Në përfundimin e mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokra...
Sali Berisha TIRANA- Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokrat...
TIRANA- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar tashmë, e në qendër të diskutimeve ishin zgjedhj...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në platformën Facebook, ka ndarë pamje nga ndërhyrja e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Kryesisë tha se PD mundë të p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se përfaqësuesit e PD-së nuk kanë zhvilluar asnjë ...
Sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ironinë e kryeministrit Rama ndaj Donald Trump. Duke folur ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Kryesis së PD-së deklaroi se&nb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar te...
Ervin Salianji KORÇË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar sot me strukturat e PD-së ...