LIVE UPDATES
Politike

"Bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita"/ Kryesia e PD-së, Berisha: Ne duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë beteje në luftën kundër regjimit

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha tha se përballë një regjimi autoritar, opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë beteje për të denoncuar dhe përmbysur pushtetin e bazuar në krim dhe drogë.

4 Tetor 2025, 13:35 Nga E. D
"Bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se bojkoti është provuar se ka efekt shkatërrimtar tek opozita. Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha tha se përballë një regjimi autoritar, opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë beteje për të denoncuar dhe përmbysur pushtetin e bazuar në krim dhe drogë. Ndër të tjera Lideri i opozitës tha se një opozitë në regjimet autoritare, në diktaturat autoritare, ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar veten e saj asnjëherë se ajo përmbyset me votë.

"Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, të dashur anëtare dhe anëtare të PD dhe mbështetës tanë kudo që jeni. Mblidhemi sot në një moment për të diskutuar së bashku dhe vendosur modelin që do përzgjedhim si kryesi e PD për garën elektorale për kryeqytetin. Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të Kushtetutës nga individë, nga njerëz të inkriminuar, të lidhur në krime, të lidhur në vjedhje dhe përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre me të drejtë e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues dhe në këtë kontekst të debatueshëm pjesëmarrjen tonë në këtë garë elektorale.

Por, për të gjithë ata të cilët e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare, në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, në të cilën ligji është një letër pa vlerë, të kërkosh Kushtetutë dhe kushtetutshmëri në një regjim autoritar të bazuar në drogën, është si të kërkosh eunitë në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës sigurisht janë të pavdekshme. Janë thelbësore për një rend dhe një sistem demokratik, kurse në një narkodiktaturë ato janë faktikisht të parespektuara. Një opozitë në regjimet autoritare, në diktaturat autoritare, ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar veten e saj asnjëherë se ajo përmbyset me votë.

Por, një opozitë, në vlerësimin dhe mendimin tim, duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë në betejën, në luftën kundër regjimit autoritar. Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre. Po kthehemi nga asambleja parlamentare e Këshillit të Europës dhe një problem madhor është situata në Gjeorgji. Me dhjetëra e dhjetëra opozitarë të burgosur nga kukulla e Kremlinit në Tbilisi që nuk përfill, njësoj si kreu i organizatës kriminale në Tiranë, asnjë parim.

Por miqtë e mi, ajo opozitë edhe në atë tempull ku duhej të kishte një zë, nuk kishte një zë sepse kishin braktisur parlamentin, kishin bojkotuar. Dhe natyrisht aty dëgjohej zëri i kryetares së kësaj partie, por problemi është se nuk kishte asnjë përfaqësues të saj në asamblenë parlamentare. Përveç kësaj, pasojave të tjera të shumëllojta të bojkotove. Pra, dhe unë kërkoj nga çdo demokrate e demokrat të arsyetojë për këtë çështje.

Në pamje të parë ti mendon se po e ndëshkon, por absolutisht vetëm i bën qejfin narkodiktatorit, i cili dha shembull se çfarë skenari përgatiti për të kaluar me 28 minuta programin qeveritar, nga e cila turpërohen dhe turpërohet çdo shqiptar. Pra, urrejtja e tij ndaj opozitarizimit dhe opozitës, urrejtja e tij atërore, e trashëguar, e shtyn këtë njeri të bëjë atë akt që nuk e kam dëgjuar apo lexuar kurrë në jetën time. Në 28 minuta, parlamentin, qeverinë, programin dhe të gjitha," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet