LIVE UPDATES
Politike

Berisha homazhe bashkëthemeluesit të "Heritage", Edwin Feulner: Mik i madh dhe i çmuar i PD dhe Shqipërisë

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Berisha e cilësuar Dr. Edwin Feulner, një mik të madh dhe të çmuar për PD dhe Shqipërinë.

20 Korrik 2025, 15:52 Nga DOSJA
Berisha homazhe bashkëthemeluesit të "Heritage", Edwin
Edwin Feulner

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer homazhe në nder të një prej personaliteteve më të shquara të mendimit konservator në SHBA dhe në botë. Dr. Edwin Feulner bashkëthemeluesit të fondacionit ‘Heritage’. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Berisha e cilësuar Dr. Edwin Feulner, një mik të madh dhe të çmuar për PD dhe Shqipërinë.

Kryedemokrati theksoi se Dokumenta të Heritage Foundation që mbanin firmën e Dr. Edwin Feulner, këshillat e tij të çmuara kanë qenë gjithnjë frymëzim dhe bazë për programet elektorale dhe të qeverisjes të PD, nga viti 1992 gjer në 2025, që ishin dhe programet më transformuese të Shqipërisë.

Postimi i Berishës:

Homazh për Dr. Ed Fulner
Të dashur miq, Dielli perëndoi përgjithmonë për Dr. Edwin Feulner, një nga personalitetet më të shquara të mendimit konservator në SHBA dhe në botë. Dr. Edwin Feulner bashkëthemeloi në vitin 1973 Fondacionin Heritage. Ai, me aftësi të rrallë dhe përkushtim, drejtoi me sukses të madh këtë Fondacion për rreth 40 vite dhe e shndërroi atë nga një institucion i vogël në tempullin kryesor të ideve konservatore në SHBA dhe në botë. Nën drejtimin e këtij korifeu të mendimit konservator, Heritage Foundation arriti të ketë ndikim të jashtëzakonshëm dhe të formësojë politikat konservatore ekonomike, sociale dhe të mbrojtjes të republikanëve amerikanë, por edhe të konservatorëve në mbarë botën.

Ai pati rol ideor kryesor në doktrinën e revolucionit të Presidentit Ronald Reagan, por dhe me Projektin 2025 në politikat e presidentit Donald Trump, në ekipin e tranzicionit të të cilit ai dha kontribut të çmuar. Ai u dekorua nga Presidenti Ronald Reagan me Medaljen Presidenciale të Qytetarëve. Dr. Edwin Feulner është autor i një serie veprash monumentale kushtuar konservatorizmit, si: Marshi i Lirisë, Parimet e Konservatorizmit, Shpirti Amerikan etj., me ndikim të madh në politikën në SHBA, por edhe në vende të tjera. Prandaj, dhe me të drejtë, presidenti aktual i Heritage Foundation, z. Kevin Robert, shkruan se: “Amerika që kemi sot dhe Amerika që mund të sigurojmë në të ardhmen i atribuohet Edit në shumë më tepër mënyra se sa shumica e njerëzve e dinë.”

Të dashur miq, Ed Feulner ishte dhe një mik i madh dhe shumë i çmuar i imi dhe i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Vendosja pas ardhjes në pushtet në vitin 1992 nga qeveria e Partisë Demokratike e taksave të ulëta, TVSH 12,5 %, heqja e taksës mbi kapitalin, dividendin, liberalizimi i plotë i tregut dhe falimentimi i industrive socialiste në agoni, privatizimi i shpejtë i ekonomisë, bazuar në doktrinën e Reagan, tërhoqën vëmendjen dhe zgjuan interesin dhe u vlerësuan shumë nga Heritage Foundation dhe presidenti i tij Dr. Edwin Feulner, të cilin unë e vizitova gjatë çdo vizite time në SHBA. Dr. Feulner, së bashku me bashkëshorten e tij, vizitoi Shqipërinë si mik i imi. Dr. Ed Feulner ishte për mua mik i ditëve të vështira, me të cilin jam takuar shumë herë.

Por nuk do harroj kurrë pritjen që ai më bëri në fund të viteve 1998, pas rebelimit komunist në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, për të dëshmuar përzemërsinë e tij ndaj meje, që tashmë isha në opozitë, në murin e jashtëm të ndërtesës së Fondacionit Heritage ishte shkruar me llampa të ndezura: “Mirësevjen miku ynë Sali Berisha”. Dokumenta të Heritage Foundation që mbanin firmën e Dr. Edwin Feulner, këshillat e tij të çmuara kanë qenë gjithnjë frymëzim dhe bazë për programet elektorale dhe të qeverisjes të PD, nga viti 1992 gjer në 2025, që ishin dhe programet më transformuese të Shqipërisë.

Në publikimin e përvitshëm të Indeksit të Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation pasqyroheshin gjithnjë edhe arritjet e Shqipërisë. Përfaqësues të shquar të Heritage Foundation vizituan Partinë Demokratike edhe gjatë këtyre dy viteve të fundit represioni ndaj saj dhe kontribuan në programin e saj. Vetë Dr. Feulner kishte planifikuar këto muaj një vizitë në Shqipëri, të cilën nuk e realizoi dot. Me këtë rast shpreh mirënjohjen e pakufishme ndaj Dr. Ed Feulner, këtij mendimtari të madh dhe miku të shquar, kujtimin e të cilit do ta nderoj gjithmonë, si dhe shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera bashkëshortes dhe të gjithë familjes së tij të nderuar, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë në Heritage Foundation, në SHBA dhe kudo në botë.

edwin feulner

Sondazh

Poll
Politike 20 Korrik 2025, 07:15 Fatos Shala

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Foto KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet