LIVE UPDATES
Politike

Kush po e tredh Dredhën?/ Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Projekti parashikonte të shtrihej në një sipërfaqe 830 hektarë duke përlarë praktikisht të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

20 Korrik 2025, 15:34 Nga Klodian Tomorri
Kush po e tredh Dredhën?/ Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës,
Edi Rama

Në nëtor të vitit të kaluar, Ermal Dredhës i vunë një minë me sahat në duar. Në protokollin e Bashkisë kishte mbërritur një e ashtuquajtur shprehje interesi për të ndërtuar një central të madh diellor në Kaninë.

Projekti parashikonte të shtrihej në një sipërfaqe 830 hektarë duke përlarë praktikisht të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

I vënë përpara presionit të madh që vinte nga Tirana, Ermal Dredha filloi procedurat. Fillimisht duke caktuar një seancë dëgjimore me banorët e Kaninës.

“Janë gati 800 e ca hektarë që ne duam t’i vendosim në një fazë studimi. Pra bëhet fjalë për strategjinë që ka qeveria shqiptare sa i përket edhe pjesës së potencimit të energjisë së rinovueshme. Ideja është që ne e kemi si detyrim ligjor, që kushdo që ka një shprehje interesi të vazhdojmë proçedurat ligjore,” u përpoq të justifikohej kryebashkiaku i Vlorës para banorëve të Kaninës.

Por banorët ishin njëzëri fuqimisht kundër projektit, i cili sipas tyre do të shkatërronte përfundimisht ekonomitë e qindra familjeve që jetojnë kryesisht me blegtori.

“Në atë zonë, ku ju kërkoni të ndërtoni centralin diellor ka më shumë se 7500 krerë bagëti dhe dhjetra stane. Ku do shkojnë këta njerëz?” pyetën disa nga banorët.

Paralelisht ata thanë se një pjesë e madhe e tokave në gjurmnën e projektit janë prona private ose në procese gjyqësore për njohjen e titullit të pronësisë, edhe pse kryebashkiaku pretendon se sipas Kadastrës ajo zonë rezulton tokë shtet.

I vënë përballë kundërshtimit të fuqishëm të banorëve, Ermal Dredha u mundua ta zvarrisë sa më shumë shtyrjen përpara të projektit. Por presioni që vinte nga Tirana ishte shumë i lartë.

Vlora në shtetrrethim
Teksa Partia Socialiste ishte mbledhur të festonte 34 vjetorin e saj, në media rrodhën disa pamje të një debati të tensionuar mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës. Në pamjet filmike, kreu i qeverisë dukej qartë teksa i drejtohej me tone shumë të ashpra kryebashkiakut të Vlorës.

Ndonëse motivi i përplasjes u lidh me zjarret në fushën e mbetjeve në Vlorë, me sa duket arsyet ishin më të thella se kaq. Por ky ishte vetëm sinjali i parë, që më vonë do të pasohej nga një fortunë e paprecedentë, e cila e vuri bashkinë e Vlorës në një shtetrrethim qeveritar.

Dy javë pas përvjetorit të PS, Edi Rama zbarkoi vetë në Vlorë. Gjatë një takimi po të tensionuar me Ermal Dredhën ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë. Kjo ishte hera e parë në historinë e shtetit shqiptar, kur kryeministri shkarkonte të gjithë ekipin drejtues të një bashkie, e cila më vonë u pasua nga disa bashki të tjera, por jo me intensitetin e Vlorës.

Dhe ndërsa drejtorët e Vlorës dilnin të gjithë kokëulur dhe me bishtin ndër shalë nga Bashkia, ku sapo kishin dhënë dorëheqjet, shumë po përpiqeshin të kuptonin se çfarë qëndronte vërtetë pas bombardimit që Edi Rama i bëri Bashkisë së Vlorës. Por përgjigje nuk kishte.

Megjithatë pazëlli do të dukej më i plotë vetëm dy javë më vonë.

“Kanina” në Këshill Bashkiak
Dredhitë për ta zvarritur sa më shumë projektin e rrëmbimit të tokës në Kaninë nuk po pinin më ujë. Pas dhunimit të Bashkisë së Vlorës nga Edi Rama, me sa duket mesazhi u përcoll qartë. Dy ditë më parë, Ermal Dredha, firmosi projektvendimin për nisjen e procedurës për dhënien me qira për 10 vjet me të drejtë rinovimi të 834 hektarëve në Kaninë. Rastësi shumë e fortë. 

Kush po e tredh Dredhën?/ Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës,

Projektvendimi per rrembimin e Kanines

Projektvendimi i firmosur është caktuar për votim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila do të zhvillohet në datën 21 korrik.
“Qëllimi i këtij projektvendimi është miratimi në Këshillin Bashkiak të Vlorës i dhënies në përdorim me afat 10 vjet me të drejtë rinovimi i sipërfaqes kullosore Shashicë Gumenicë, me sipërfaqe totale 834 hektarë, të cilat plotësojnë kushtet e favorshme klimaterike për veprimtari fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë,” thuhet në relacionin e projekvendimit.

Ndonëse Bashkia e Vlorës e mban të fshehtë emrin e kompanisë që qëndron pas shprehjes së interesit për ndërtimin e parkut diellor, nën zë flitet se pas projektit qëndron një oligark i fuqishëm mediatik nga Tirana, i cili del pronar gjithandej në Jug. Dhe me sa duket tashmë do të bëhet edhe pronari i Kaninës, teksa qeveria po shfaros kështu edhe atë pak blegtori që ka mbetur ende në Shqipëri dhe po përzë edhe ata pak njerëz, që nuk kanë ikur akoma nga sytë këmbët në emigrim./Kapitali.al

ermal dredha edi rama

Sondazh

Poll
Politike 20 Korrik 2025, 07:15 Fatos Shala

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Foto KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet